Totozani dëshiron si numrin 2 të institucionit një person me aftësi të kufizuar

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 13:58

Avokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar sot në mbrëmje në një intervistë me gazetarin Patrik Sadikaj në televizionin Ora Neës se dëshiron t'i propozojë Parlamentit si numrin dy të këtij institucioni një person nga rradhët e njerëzve me aftësi të kufizuar. Aktualisht një nga Komisionerët e Avokatit të Popullit ka paraqitur dorëheqjen dhe Parlamentit do t'i propozohet një emër i ri.

Tha Totozani ndër të tjera: "Jam konsultuar me stafin dhe bashkëpunëtorët tanë në shoqërinë civile. Dhe kemi dalë në përfundimin se do ishte një revolucion i vogël në administratën shqiptare që numri dy i Avokatit të Popullit të jetë nga kjo shtresë e bashkëqytetrëve tanë. Ata janë të mirëshkolluar, këmbëngulës dhe shumë te zellshëm, për më tepër do jenë avokatë të mirë të problemeve të tyre. Janë shtresa me më shumë probleme në Shqipëri, ka prej tyre që kanë 3 muaj që nuk marrin as pagesën mujore të ndihmës, disa nga subvencionet u janë prerë. Shpresoj që Parlamenti ta përqafojë si parim. Ende nuk kam arritur te emra konkretë, patjetër do konsultohem me krerët e mazhorancës dhe opozitës në Parlament përpara se të propozoj emra, por dëshiroj ta shpall si parim dhe si dëshirë. Duam që komisionri i ri i Avokatit të Popullit të jetë nga kategoria e njerëzve me aftësi të kufizuar". A.N.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Besoj se flitet per person me aftesi te kufizuar fizike, jo mendore !

Submitted by davidi (not verified) on

ashtu duhet te jete, kane menduar mire te vetekompensojne aftesite drejtuese ne hallken me te larte te AP

Submitted by vin karamuto (not verified) on

ik o mos na hapni barkun me Totozanin, kerkon te jete ne qender te vemendjes prandaj e ben.

E dyta, me siguri do te komentoje poshte ketij komenti me nje emer tjeter se i ndjek mediat dhe komentet nje per nje si i fiksum qe eshte per imazhin publik.

Submitted by Art (not verified) on

Cte keqe ka qe imazhi i tije publik te jete i tille? Kush tha qe imazhi i tije i sherben vetem atije? A ka ndonje ligj qe ndalon permiresimin e imazhit publik? Cfare jane keto mentalitete perjashtuese dhe mendjengushta?

Submitted by Art (not verified) on

Pershendes nismat dhe mundimet praktike te Igli Totozanit. Eshte avokati i pare i popullit qe po i mbaj mend emrin, dhe kjo per shkak te punes dhe angazhimeve te tije qytetare.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Igelli eshte i gatshem te beje cdo gje vec per te qene ne syrin e medias. Edhe kete rast, madje duke fyer ne njelloj menyre edhe individet me aftesi te kufizuara. Shikoni cben, se , tjeter gje eshte qe mes disa konkurruesve te zote per je pozicion te caktuar te perzgjedhe ate me aftesi te kufizuara dhe tjeter ta "kerkoje". Kjo eshte (keq)perdorim i dikujt per te perkryer imazhin e tij publik. Patetik si Igli, me pak fjale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.