PORTRET: Vdes në moshën 103 vjeçare gruaja kult e Italisë, Rita Levi Montalcini

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 17:02

Nobelistja italiane Rita Levi Montalcini vdiq të dielën në shtëpinë e saj në Romë në moshën 103 vjeçareNga Roma, kryetari i bashkisë, Gianni Alemano, u shpreh se vdekja e saj është një humbje e madhe "për të gjithë njerëzimin."Rita Levi-Montalcini ishte e njohur si "Zonja e qelizave," të Italisë, shkruan Associated Press.Ajo fitoi Çmimin Nobel për mjekësi në vitin 1986 së bashku me amerikanin Stanley Cohen, biokimist, për zbulimin e indeve nervore​​, raporton Reuters.Studimet e qelizave nga ana e Montalcinit ndihmuan për të kuptuar dhe për t’u dhënë përgjigje pyetjeve mbi shumë sëmundje, përfshirë kancerin, raporton BBC News.Zonjusha Levi-Montalcini ishte një hebreje që i mbijetoi anti-semitizmit dhe pushtimit nazist, raporton Associated Press. Në vitin 2001, ajo u nderua "senatore e përjetshme" në Itali.Mbesa e saj, PIERA Levi-Montalcini, tha se halla e saj vazhdoi punën e saj kërkimore deri sa vdiq, raporton, BBC News.Dy ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 103, në prill, ajo postoi një shënim për t’u kujtuar njerëzve se sa e rëndësishme ishte që të mos heqin dorë nga jeta dhe të mos "bien në mediokritet apo dhe dorëheqje pasive", raporton Reuters."Unë e kam humbur një grimë të shikimit dhe shumë nga dëgjimi. Në konferenca, unë nuk i shoh dot projeksionet dhe nuk ndjehem dhe aq mirë. Por mendoj se kam bërë më shumë tani sesa kur isha 20 vjeç. Trupi bën atë që do vetë. Unë nuk jam trupi, unë jam mendja,"shkruajti ajo.Ja.Se.

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

Vetem tre fjale: E MBIVLERESUAR, E PERKEDHELUR, E PRIVILEGJUAR!

Submitted by Gjon (not verified) on

ah sikur ti te kishe arritur 1/1000 e asaj qe ka arritur Rita Levi Montalcini.

Per te flasin me respekt gjithe njerezit e shkences, politikes, kultures, pikerisht sepse ishte nje hulumtuese e palodhur dhe nje grua plot me pasion per jeten dhe per punen.

Figura e saj mbetet nje shembull per tu ndjekur nga te gjithe.

Submitted by Pirro (not verified) on

Ty o Gjon gjeloshi te arrijne tek veshi vetem ato qe te percjellin mediat italiane, qe sa per pavaresi e transparence, i njeh gjithe bota sesi jane katandisur!

Pikerisht koleget e saj me me vlere jane ata qe nderthurin ate tre fjaleshin e mesiperm; po qe qorrat e shurdhet injorante s'kane per ta kuptuar ndonjehere!

Po te pyes une atehere: ÇFARE MERITE PATI KJO PER TE MARRE ÇMIMIN NOBEL? DHE SIDOMOS, KUJT IA VODHI ATE ÇMIM, QE E MERITONTE 10 HERE ME TEPER SE KJO ZONJA ÇIFUTE?

Submitted by Gjon (not verified) on

ka nje shprehje ne italisht qe vlen ne rastin tend, qe me duket me te vertet patologjik: "Il raglio dell' asino non arriva al cielo"

Submitted by davidi (not verified) on

zonje grua, njeri i mire, i urte i mencur. te kishte me shume italia si ajo. ne te pakten nje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.