Rama veçon 2005-2006-n si "periudhë poizitive të Berishës"

Kreu i opozitës Edi Rama ka dhënë një intervistë në edicionin e sotëm të lajmeve në Zërin e Amerikës, ku ndër të tjera i është bërë edhe pyetja “Çfarë meritash, apo çfarë rezultatesh i njihni ju qeverisë në punën e saj?”.
Përgjigjja e Ramës: “Në rast se unë do të bëja një sforco për të njohur diçka në përpjekjet e kësaj qeverie, besoj se çka mund të veçohet si pozitive i përket vitit të parë të mandatit të parë. Midis vitit 2005 dhe fundvitit 2006 janë marrë disa masa të rëndësishme që mund të konsiderohen si pozitive. Por me vendosjen e taksës së sheshtë besoj që ka filluar edhe një proces rrënimi, i cili ka rritur nga njëra anë barrën fiskale mbi njerëzit e zakonshëm dhe praktikisht ka bërë një spostim të barrës së përgjithshme fiskale në vend nga korporatat tek konsumatorët. Sot çdo njeri i zakonshëm, çdo rrogëtar, çdo njeri që merr një rrogë për një punë në sektorin publik apo privat taksohet më shumë se sa pesë vjet më parë, pra, para vendosjes së taksës së sheshtë. Nëse deri atëherë paguante për shtetin 32 lekë në 100 lekë, sot paguan 38 lekë në 100 lekë...”
Intervista e plotë:
http://www.zeriamerikes.com/content/edi-rama-shqiperi-2012-v...
Comments
Emri Sali Berisha dhe fjala
<p>Emri Sali Berisha dhe fjala pozitiv do te kene kuptim ne te njejten fjali vetem nqs fjalia eshte: Sali Berisha eshte seriopozitiv(AIDS).</p>
Add new comment