Deputeti Isaraj 'futet vetë' në forumin online ku po komentohej një pjesë nga intervista e tij: Mos më interpretoni interpretimet e intepretimeve

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 08:05

E përditshmja SHQIP ka botuar në numrin e saj të sotëm një intervistë me deputetin socialist Arben Isaraj. Faqja online e TemA ka shkëputur paradite një pjesë nga intervista dhe e ka ribotuar me titullin "Isaraj: Të gjithë kërkojnë rrëzimin e Berishës, por çuditërisht frenohen të bashkohen me ne". Pjesa e botuar është ajo ku Isaraj thekson domosdoshmërinë e bashkimit politiko– shoqëror kundër pushtetit të sotëm. “S’ka më vend për dilemë, ndaj për këtë po punojmë në çdo nivel politik e partiak. Por, çuditërisht ende ka një frenim. Ky frenim vjen nga “mesfusha’ politike ose siç quhet ndryshe–qendra. Jemi në kohë që kjo mesfushë duhet të kuptojë se veprimi ndryshe është: o pro, o kundra nesh. Sepse kur flitet për bashkim, nuk ka dhe nuk mund të ketë anë pozitive, dhe të pro-së dhe të kundra-s. Pra, ‘mesfushorët’ e politikës duhet të federohen. Me socialistët apo me demokratët, me Edin apo Saliun”, deklaron Isaraj.

Komentet e lexuesve poshtë citimit kanë qenë të shumta. Faqja online e Mero Bazes është faqja me pjesëmarrjen më të lartë të komentuesve online dhe ndoshta faqja më e frekuentuar nga mediat shqip (serverat regjistrojnë rreth 350-400 mijë klikime të përdithme). Ndoshta për këtë arsye, është edhe qendër e atyre që nuk futen për të lexuar, por për të provokuar dhe devijuar fokusin e opinioneve (dëbojini, para se t'ju dëbojnë - thotë Ardian Vehbiu për këtë tip "komentuesi").

Dhe me sa duket, disa nga komentet në TemA - poshtë pjesës së shkëputur nga  Shqip, e kanë bërë të humbë durimin edhe vetë deputetin e intervistuar. Në rreshtin e gjatë të komentimeve poshtë citimit, shihet që është futur edhe vetë deputeti Isaraj, i cili u shkruan me gërma kapitale komentuesve online:

"...ZONJA DHE ZOTERINJ QE PO KOMENTONI ME KOMPETENCE DHE PROFESIONALIZEM ATE QE UNE KAM SHKRUAR SOT . ME MODESTI JU SUGJEROJ : SE PARI LEXONI INTERVISTEN E PLOTE PER EKONOMI MENDIMI QE TE MOS ME LODHENI DUKE INTERPRETUAR, INTERPRETIMIN E INTERPRETIMIT TE ASAJ QE DEGJONI E NUK LEXONI ; SE DYTI MENDJA E NJERIUT ESHTE SI PARASHUTA, PO NUK E HAPE NUK PUNON. ME VJEN KEQ SE SHUME NGA JU NE KETE DRITARE PO PERDORNI SI MENDJE PARASHUTEN E SALIUT. ZOTI JU NDIHMQFTE TE MBRINI SHENDOSHE NE TOKEN REALE ; SE TRETI FALENDEROJ GJITHE SALIADMINISTRATEN QE PERDORET ME DETYRIMINI E BUKES SE GOJES TE VIGJELOJE NE DRITAREN E MEROS KUNDER OPOZITES SHQIPTARE. SE KATERTI POLITIKA NUK ESHTE FUTBOLL NDAJ LEXONI INTERVISTEN E PLOTE DHE MOS RRINI TIFOZE NE EKRANET E TV DHE PC, PO DILNI NE FUSHEN E BETEJES KUNDER VARFERISE, KRIMIT DHE KORRUPSIONIT QE PO MBYT KETE VEND..." (a.th.)

Citimi, komentet poshtë tij dhe nderhyrja e deputetit:

http://www.gazetatema.net/web/2012/12/27/isaraj-te-gjithe-ke...

Comments

Submitted by Anim (not verified) on

Lidur me reagimin e Isarajt - nese eshte vertet ai - duhet then se shumica e personave qe komentojne ne kete forum (dhe ate te Temes)  nuk jane pjese e administrates se Bishes (perkundrazi)  por ata kane te drejte te kritikojne dhe te komentojne rolin dhe punen e opozites dhe cdo politikan dhe deputeti te saj ne keto 7-8 vjet apo me gjere.
Padyshim qe gjeja primare per kedo qe kerkon rrezimin e Bishes dhe klanit te tij duhet te jete bashkimi "pa dallim race, gjinie, apo orientimi politik" - pasi per mua viktimat e verteta te regjimit te berishes jane ne rradhe te pare ato shtresa te dhunuara, te paedukuara dhe te varferuara kryesisht ne zonat fshatare dhe veri-veri lindore te shqiperise qe vazhdojne te genjehen dhe mbeshtesin me vota kete satrap e dallkauk oriental qe po pasurohet dita dites ne kurrizin edhe te tyre) - pra i te gjithe shqiptareve qe nuk mund te pranojne kete kriminel oriental qe tu grabise te ardhmen e tyre dhe te femijeve.
Por kritika ndaj rrolit te opozites ne KETE AFERE TE FELLIQUR 22 vjecare, e vecanerisht ne keto 7 vitet e fundit, duhet te jete e mirepritur nga PS dhe nga Isaraj dhe te tjere.

Une perkrah pa ekuivok RAMEN dhe shpresoj fort ne fitoren e opozites dhe nje fillim te ri per Shqiperine - por po ashtu kam kritikat e mia qofte per lojen e dobet dhe shpesh here konfuze dhe te kompleksuar te tij dhe opozites socialiste per te qene jo vetem e pergatitur ndaj cdo loje dhe manipulimi te klani te berishes por per me teper per te krijuar ne popull bindjen se vertet nje qeverisje e neserme socialiste do te jete jo vetem mijra here me e mire , etike dhe profesionale por edhe qe cdo padrejtesi qe shqiptaret e thjeshte kane vuajtur ne keto 22 vjet do te ndeshkohet me forcen e ligjit pa dallim per te gjithe ata qe kane vene pasuri duke vjedhur shqiptaret.
Lufta e nje deputeti te opozites nuk behet as vetem ne parlament dhe as vetem me intervista apo dalje neper media elevizive por duke qene shembulli me  i mire ne vete te pare i qytetarise, profesionalitetit dhe lftes principiale kunder cdo forme abuzimi dhe perfitimi personal apo te grupit qe perfaqeson si dhe duke qene prane njerezve ne nevoje qe ju kane dhene voten dhe qe regjimi i perbuz dhe hedh ne rruge pa hezitim dhe ne menyre kriminale.
Ja pse edhe ne opinionin e gjere publik deputetet e opozites shihen e ndahen ne 2 grupe - nje pakice qe te pakten tingellojne ne unison dhe jane te ndjeshem ndaj halleve e mjerimit te popullit dhe per te cilet nuk perflitet per biznese apo perfitime te tjera financiare apo ekstra politike - dhe nje grup i madh qe jane aty te paze e paidentitet vetem per te perfituar sot e neser nga te mirat e pushtetit, duke u perpjekur qe te mos ju hyje anje gjemb ne kembe dhe madje kur te vije puna edhe per ta dredhur si puna e Kacit te zi apo Xhuvelit me shoke.
Pra nese verte ky person qe flet ketu eshte Isaraj, duhet te vrase mendjen dhe te reflektoje (ne vend qe te hakerrohet ndaj komenteve te forumisteve ketu)se ne cilin grup te "opozitareve" ben ai pjese.
Nuk mund te presesh nga njerezit e thjeshte dhe as nga grupe te caktuara qe te mbeshtesin kete grupin e dyte te deputeteve anonim apo dallkauk e arrogant e kujtohen te xhveshin pallen vetem kur vjen koha qe emri i tyre te futet ne listen e deputeteve. Ketu nuk e kam fjalen per Isaraj pasi une nuk e di fort mire se cfare ai ka bere apo thene e kontribuar per PS/opoziten dhe njerezit e thjeshte qe nga viti 2005 kur ai thote qe eshte zgjedhur ne parlament, apo gjate gjithe karrieres se tij plitike dhe profesionale.
isaraj dhe Rama/Ps duhet ta kuptojne qe pamvaresisht nga deshira dhe mesazhi i tyre pozitive ata vete kane nje problem me imazhin e tyre - jo me kot edhe lufta e Berishes eshte e fokusuar me te gjithe propaganden e tij te felliqur ne goditjen e ketij imazhi - dhe sa me pare qe ta kene kuptuar kete dhe sa me pare te perpiqen ta atakojne kete problem ne menyre inteligjente,profesioanle dhe proaktive, - tej lojrave meskine te Bishes dhe makines se shemtuar mediatike te tij - aq me shpejt do te mberrijne ne fitore.
Perseri per shumicen e shqiptareve eshte e rendesishme te dijne dhe besojne se PS dhe Rama ne pushtet jo vetem do te jene diametralisht te kundert me regjimn e sotem antishqiptar por edhe se sdo te harrojne asnje nga premtimet qe japin sot se do te sjellin nje sens drejtesi reale dhe ndeshkueshmerie ndaj cdo individi pamvaresisht ngjyrave politike apo lidhjeve fisnore e financiare.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

"Sherri" i pazakonte ne fjale ka si arsye kryesore faktin qe z. Isaraj nuk eshte partizan i luftes se ashper politike qe po zhvillohet.

Se dyti duke qene(besoj) nje person me cipe ne faqe e  ka veshtire te kaperdije etiketime "a priori". Imagjinoni nje Kaç Islami apo nje Arben Malaj qe te "ofendohen" nga  komentues blogjesh , dhe pa dashur te beje psikologun ndaj personazhit anonim qe sulmon nga tastera e kompjuterit me vjen te besoj se nje kategori tille (sidomos ajo super agresive) duke qene te paindentifikueshem jane edhe te paqendrueshem. Nuk eshte çudi p.sh qe dy rreshta me poshte te jete jete autori i nje komenti lavderues per deputetin ne fjale. Per mos te thene qe me ca probabilitet behet fjale per nje punonjes I.T-je  administrate, 40-50 kilosh (po aq dhe vitet), me ze te holle dhe akoma beqar ......

Mjafton te lexosh pamfletin e Shopenhauer "Arti i te paturit arsye". Nje estrakt i publikuar vetem pas vdekjes  pasi mendimtari i madh edhe vete turperohej te rreshtonte me aq hollesi "shtigjet dhe truket ne te cilat futet natyra njerezore per te mbuluar difektet e saja"

Submitted by Edor (not verified) on

meqenese ne gazeten Tama ky artikull eshte hequr (te pakten ne keto momente qe po shkruaj) po i derogoj z.Isaraj ketu komentim tim duke shpresuar qe edhe ketu ta lexoj...

z.Isaraj,

para disa vitesh (pak dite para zgjedhjeve te... ) “rastesia” te solli te vije ne tavoline (tek Tajvani)ku une ndodhesha me disa miqe nga Vlora, nga informacioni i shpejte qe tu server (nga ata djem nga Vlora) ishte se une isha i “huaj” dhe nuk e mendove qe si i “huaj” mund ta dija shqipen shume me mire se sa Ju... dhe te kuptoja garancine qe ti kerkoje ne ate Lagje per votat... pazare qe ne te gjithe boten behen keshtu qe nuk me ka bere shuem pershtypje dhe qe atehere nuk jemi ndodhur me perball apo “rastesisht” ne ndonje tavoline megjithese e futje ndonjehere koken ne Bulevardkafe.

Perse ti shkruajta rrjeshta me siper;

Koha ka ndryshuar dhe nuk mund te kerkosh rrezimin e Berishes duke u bashkuar vetem me vota.

Berisha nuk rrezohet me vota.

Sikur te gjitha te bashkohen (ato qe mund te bashkohen kunder Berishes) prap nuk do te jene ne gjendje me vote ta rrezojne.

Berisha rrezohet vetem me force dhe pa vajtur ne zgjedhje, po qe se mendoni se me vota do te rrezoni Berishen e keni shume gabim.

Zitat i juaj „… SE TRETI FALENDEROJ GJITHE SALIADMINISTRATEN QE PERDORET ME DETYRIMINI E BUKES SE GOJES TE VIGJELOJE NE DRITAREN E MEROS KUNDER OPOZITES SHQIPTARE…“

Po Ju perse perdorni „Dritaren e Meros“ per tju mbushur mendjen Administrates sepse nuk ju vjen me tek Tajvani apo si…

„Dritarja e Meros“ lejon edhe ata te „Administrates“ qe te bejne komente edhe pse juve z.Isaraj nuk ju pershtaten… kutu nuk ka censure.

Berisha rrezohet me rrevolte dhe jo me vota.

Submitted by Arben Isaraj (not verified) on

Me thane miq te mi qe doje te debatoje me mua.

Ja ku me ke se debati thone eshte kripe e mendimit, por kur ka mendim. Po se di mesoje - nuk ka mendim anonim...

Gjithesesi mirembrema edor anonimi....  Une quhem arben isaraj, i biri i astritit dhe i violetes e kam lindur ne karabash te vlores me  21.04.1966  dhe nuk i fshihem perballjes e debatit.

Une nuk pres qe te te dalesh nga anonimati. Se te dalesh nga anonimati duhet te kesh personalitet. Ne cdo popull e ne cdo kohe te vetmet pjella qe nuk kane personalitet jane sherbetoret dhe diktatoret.

Per ju anonim me pelena trimi , pas kesaj qe une lexoj dhe kuptoj me modesti, do tu uroja vec shendet te trupit dhe mendjes.  Vecanerisht shendeti te vlen me shume nga gjithe te mirat e tjera, se me mire te jesh ti nje "lypes" politik i shendetshem e i lumtur se sa "mbret" i semure si ai te cilit ne fakt i sherben.

Tani qe mos te ngelesh me thjesht anonim, e nese ke pike burrerie po te pres te me thuash .vitin  kur jam ul me ty e miqte e tu vlonjate tek taivani dhe ate emrin e lagjes ku do i vidhja votat saliut.......

Zgjidh me doren e anonimit pa merak se nuk te sheh njeri thjesht nje nga vitet 2005,  2007, 2009 dhe 2011. Po pa merak se nga 2005-sa saliu humbet ne vlore cdo 2 vjet me nga 5 mije vota ne rritje progresive.  E c'te me duhet "rrrevolta" jote a lumemadh kur ky saliu nuk vjedh po i vjedhin 20.000 vota vetem ne vlore.

Ne lashtesi thoshin se te njerezit mbreterojne tre fuqi : mencuria, forca dhe fati.

Dy te parat te kane lene derisa, e kthen ne qesharak inatin dhe urrejtjen tende politike ndaj meje duke fshehur personalitetin dhe karakterin tend.  Vec fatin ke edor....fatin.....je thjesht anonim dhe kjo te ben trim.

Une me qetesi, shpirtegjeresi, i argetuar me mendimin dhe fantazine tende investigative-politike, po pres o edor qe me dor te shruash vec diten dhe daten e tavolines se taivanit e pastaj te te them sec soj je dhe pse genjen kaq trashe.

Submitted by Edor (not verified) on

z.Isaraj,

- Ju keni lidhur „kontrat“ me Median doni apo nuk doni Ju si Politikan ky eshte ndryshim perse Ju duhet te prezantoheni me emer, kete „favor“ qe Ju keni fatkeqesisht un nuk e kam dhe as qe e kam ndermend te lidhe „kontrat“ me Media.

- nga komentin qe ju kam len, Ju ose nuk keni dashur ta „lexoni“ ose Politika ju ka degraduar deri ne ate fare mase sa nuk jeni me ne gjendje te kuptoni me edhe dy rrjeshta, cfare kuptimi do te kishte tju shkruaja me gjate…

Sa per te tjerat nuk do t´ja lejoj vetes te bie ne ate nivel qe tju pergjigjem…

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ne mynyren me brutale fare pa doreza te godet e gjakos jo vetem ne intelegjence po ne rralle te pare ne sovranitet. Rralle mund te bie dakord po nuk eshte faji i im ku lexon debilitete te tilla obskure, mesjetare bolshelvike dhe talebane. Vetem me kategori e profile te tilla mund te ju krahasoj. Une nuk ju njoh po njoh origjinen e rrenjet e partise suaj. Origjinen leniniste te diktatorit qe griu popullin me projekte te tilla o me ne o kundra nesh, rruge te mesme nuk ka!?. S´ka; ka vetem federim dhe ketu ne ndahemi te ky definicion taleban: federim. Keto jane ato idete qe shuhen para se te ndizen, ky eshte kreativiteti qe do te fitoni! Jeta dhe bota eshte nje mozaik gjithe ngjyra po ju jeni po aq gjaksor sa dhe partia tjeter ku citoni koncepte te tilla fashiste/komuniste o me o me ato njerzit duhet te Federohen. Dhe ju i federuat njerzit ne Kavaje tamam si leniniste apo fashiste duke i vene diniamitin mardhenjeve sociale te shoqerise. Nuk po e komentoj pasazhen tjeter se me dilni shume idiot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.