Ndryshime në tekste të kërkuara nga Turqia? Ç'ne, na i ka kërkuar BE - gjen përgjigjen ministri kosovar

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë me rastin e fundvitit, ku ndër të tjera është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe për ndryshimet në tekstet e historisë, të kërkuara vecanërisht nga Turqia.
Media e Prishtinës raporton se "i pyetur për tekstet e historisë, të cilat kanë filluar të ndryshohen me kërkesën e ministrit turk, Buja ka thënë se asnjë ministër nuk ka të drejtë të ndryshojë historinë".
Citohet Buja: “Historinë nuk mund ta ndryshojë asnjë ministër, çfarëdo përmase qoftë dhe çfarëdo shteti qoftë. Historia mbetet ajo që është dhe këto ndryshime që janë kërkuar janë komfor një kërkese të Komisionit Evropian, që nga viti 2004, kryesisht për vendet e Ballkanit, të ndryshojë për aq sa mundet gjuha e urrejtjes e shkruar në librat e historisë dhe në librat e tjera”. Re.Pu.
Comments
Po te bahet bilanci i numrit

Po te bahet bilanci i numrit te gjitha krimeve, qe te huejt i kan ba popullit shqiptar qyshe nga viti 1470 e deri ne vitin 2004 (qe i referohet ministri kosovar), do te rezultonte se ne krye te listes do te qendronte padyshim Turqia. Numri i krimeve qe grek dhe sllavt i kan ba popullit shqiptar asht padyshim shume ma i vogel se numri i krimeve te turqve.

Problemi eshte se historia
Problemi eshte se historia nuk fillon aty ku do ti zoteri. Greket dhe serbet nuk guxuan te gerricen me shqiptaret per disa shekuj me rradhe, sepse ishin pa shtet. Por kur serbiet dhe greket kishin perandori, tjeter ishte puna.
Hapi pak librat e historise e shih kush krenohej me emrin greqisht Albanokton, Vrasesi i Shqiptareve dhe mbushte shporta me sy e hunde shqiptaresh. Car Dushani ne ligjin e vet parashikonte damkosje me hekur ne fytyre per katoliket ai puna jote, kurse Sulltani katoliket i bente edhe pashallare e guvernatore si Prenk Biben dhe Vaso pashen.
Po pse more pal para vitit

Po pse more pal para vitit 1470 nuk kishte te huej qe i kan bae keq popllit shqipetar apo perandoria bizantine qe mbante pothuajse gjithe vendin dhe republika e venedikut qe mbante pjesen qe ngelej ishin tonet ata apo jo?! Ju niseni nga baza fetare kur beni te tilla deklarata dhe asgje me teper.

Me falni se jua preka Turqine

Me falni se jua preka Turqine Osmane qe na qenka per me teper edhe personifikimi i fese islame.

Shqiptaret porsa festuen 100 vjetorin e Shpalljes se Pamvarsise, pa thane se nga kush u pamvarsuen.

O milet pa vetedije.

Add new comment