Shënim: 68-68-4 apo 70-66-4?

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 04:13

Partia Demokratike nuk ka shfrytëzuar të drejtën për të dorëzuar pranë Kolegjit Zgjedhor kërkesën ankimore, lidhur me caktimin e mandateve për deputet, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në projektvendimin që nuk mundi të miratohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, parashikohej që për shkak të lëvizjeve demografike, Qarkut Tiranë dhe atij Durrës t'u shtohej nga një mandat, Qarkut Korçë dhe Berat t'u hiqej nga një mandat, ndërkohë që mbetej i pa ndryshuar numri i mandateve në Kukës. Mungesa e ankimimit ndaj mosvendimmarrjes së përcaktimit të mandateve për deputet në rang vendi, sipas PD-së, sjell mosndryshimin e ndarjes së mandateve. Pra, sipas PD-së, ndarja e mandateve do të jetë e njësoj si në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2009.

Në ato zgjedhje, siç dihet, rezultati i mandateve ishte 70-66-4, përkatësisht për koalicionin e udhëhequr nga Berisha, Rama e Meta. Me shpërndarjen e re të mandateve dhe me votat e 2009-ës, rezultati do të ishte 68-68-4, përkatësisht për koalicionin e udhëhequr nga Berisha, Rama e Meta.  I njëjti rezultat do të ishte (68-68-4) edhe sikur mandati t’i hiqej Kukësit e të mos i hiqej Beratit, por në këtë skenar, koalicioni i Ramës ishte vetëm 500 vota larg marrjes së mandatit të 69-të.

Prandaj dhe përfaqësesi i PS në KQZ, Genc Gjonçaj, deklaroi se "Kolegji zgjedhor maksimalisht mund të orientojë dhe njëherë çështjen pranë KQZ, por nuk mund të shprehet për përmbajtjen. Do të jetë KQZ-ja që nëpërmjet transparencës, përgjigjes ndaj kërkesës së dy anëtarëve, do të realizojë dhe vendimin përfundimtar, atë të ndarjes së mandateve për t’ia kaluar më tej Kuvendit".

Por a do të votojë KQZ-ja për variantin 68-68-4, për të zëvendësuar variantin 70-66-4?

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

po mos na e pre hovin o Zaloshnja! Je bere me keq se Kac Islami! Ti ben llogaritje dhe i publikon online dhe keto shifra ngelen ne mendjet e njerezve. Cfare kuptimi ka te besh keto hesape ne qofte se ne supozojme dhe shpresojme qe Berisha te mare 10-15% me pak vota se ne 2009? Atehere ai do te kete me pak vende normalisht. Cfare sensi ka qe shkoni verdalle dhe u thoni njerezve qe i kemi bere hesapet ne PS dhe dalim humbesa pa Meten? A nuk ju vjen turp nga vetja?

Submitted by Anonim (not verified) on

ti po i thu zaloshnjes qe te behet agjitprop e te shtremberoje edhe arithmetiken elementare? po ketu zaloshnja po llogarit mandatet sipas votave te 2009-es, e jo te atyre qe do rezultojne ne 2013-en. a eshte me mire qe ne ndeshjen e dyte te futesh me nje barazim nga ndeshja e pare, apo me disavantazh 66-70? keta te ps duhet ta kishin mendu me mire strategjine e luftes per kukesin...

Submitted by asim debi (not verified) on

Gjith dyrnjaja e di se ato shifra jane rezultat i votes te masakruar te 2009.

Me to nuk mund te behen hesape veçse si ato te Shvejkut me toger Dubin dhe

numurin e pushkes . Kesaj i thone hiq shtate e shto shtate.

Submitted by debi asim (not verified) on

po lefteri lleshi te duket ndryshe nga arben ristani ty? llogarite duhen bere duke e dit qe arbitri, pavaresisht sesi e ka emrin (lleshi apo ristani), eshte kunder opozites. gjithe puna eshte qe te merren ndjeshem me shume mandate se ne 2009-en, ne menyre qe as lleshi e as ristani mos t'i bejn dot derman salehut...

Submitted by Ardi (not verified) on

Ligjerisht ska asnje mundesi qe vendimi i KQZ per shperndarjen e mandateve per zgjedhjet 2009 te merret i mireqene edhe per zgjedhjet 2013. Ai vendim i ka pushuar prej kohesh efektet e tij me shperndarjen e mandateve ne 2009. Nqs KQZ nuk voton shperndarjen e re te mandateve, ne Shqiperi ska zgjedhje!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.