Familja e Kryeministrit do të kërkojë nga gjykata shqiptare të sqarojë vërtetësinë e akuzave të Ballës mbi pasurinë e paligjshme

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 16:24

Pas akuza prej disa ditësh të deputetit Balla (dhe jo vetëm) mbi pasurinë (e patatuar) të fëmijëve të Kryeministrit, ata kanë dalë sot në media me një deklaratë:

“Të gjitha të ardhurat janë derdhur në rrugë bankare dhe për to janë shlyer, po në rrugë bankare, të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi. Sa më sipër vërtetohet lehtësisht nga deklarimet vjetore të pasurisë në ILDKP, institucion i cili hetoi dhe konstatoi vërtetësinë e deklarimit tonë të pasurisë ndër vite, por dhe deklarimet pranë organeve tatimore mbi të ardhurat personale vjetore. Përsa i përket trillimeve të vazhdueshme të z.Balla, kundër të cilit janë hapur nga persona të ndryshëm disa procese ligjore për shpifje, që prej një jave kemi pritur që ai të japë argumente për akrobacitë e tij spekulative. Meqë këtë ai nuk e bën, do t’i japim mundësinë të paraqesë argumentet e tij në gjykatë. E ftojmë të mos i shmanget si frikacak përballjes në gjyq.”- thuhet në deklaratë, që ne e kemi marrë nga Balkanweb.

Me një besim të patundur te drejtësia shqiptare, familja e Kryeministrit ka kërkuar, siç shihet, ballafaqim në gjykatë me deputetin Balla, ndërsa kanë fituar edhe një betejë tjetër me të po në dyert e gjykatës së Apelit kundër deputetit Tahiri. K.C.

 

 

Comments

Submitted by geni (not verified) on

<p>Shtegun e denimit per evazion fiskal keta horrat e kane mbyllur(per parate e deklaruara). Por keta duhet te tregojne se pse kane fituar keto para(per favoret qe ju ben tata).&nbsp;Nje shembull&nbsp;thjesht: kane nje pakete cigare dhe jane aq te zot sa sot dalin ne treg dhe e shesin 100000$, pagesa ju behet me banke paguajne taksat dhe jane ne rregull.</p><p>problemi eshte cfare kane ofruar per pagesat qe kane marre.</p>

Submitted by luani (not verified) on

E per cfare ka shpifur Balla? Ato te dhena mund ti kontrolloje cdokush tek ILDKP-ja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.