Në shkurt, Haradinaj kryeministër, a thua për të përmirësuar qeverisjen?

Postuar në 23 Dhjetor, 2012 11:08

 

Është dashur ta marrim vesh nga një angjensi turke lajmesh që në shkurt Haradinaj do marrë postin e kryeministrit në një qeverisje PDK-AAK. Sipas Balkanweb, lajmin e konfirmon edhe zëdhënësi i AAK-së Ernest Luma, ndërsa e mohon Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK-së. 

“Finalizimi i kësaj marrëveshjeje, i këtyre bisedimeve që nuk janë as ndonjë draft, por janë vetëm iniciativë deri më tash, do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm, pa precizuar data apo periudhë të caktuar. Pra fillimi i vitit 2013 Kosovën do ta gjejë me bashkëqeverisjen AAK-PDK”, - ka thënë Luma për Kosovapress.

Adem Grabvci, ka thënë se në strukturat e partisë nuk është diskutuar për këtë çështje. Por, siç e dimë mirë, liderët shqiptarë jo rrallë strukturat i kanë për garnityrë. Dhe pyetja është, ky ridimensionim i koalicionit, me Haradinajn kryeministër, çfarë përmirësimi do të sjellë në qeverisjen e Kosovës? Përveçse nëse bëhet jo për qeverisjen e as për Kosovën, po për pushtetin e individëve. K.C.

 

 

Comments

Submitted by jani manchester (not verified) on

Pune legenash dhe kriminelash, cdo gje behet vetem fitimet e tyre personale dhe jo per te miren e kosovareve!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.