Beogradi dikton kushtet në Bruksel: entitet AUTONOM në Kosovë, me territor, parlament, qeveri e polici të vetën!

Pasojat e dialogut me njerëz të “kapur”? Platforma serbe kërkon një entitet AUTONOM në Kosovë, me territor, parlament, qeveri e polici të vetën! Ky entitet do jetë i ngjashëm me Republika Srpska që serbët kanë në Bosnje, njofton Koha Ditore që ka shëtë në dorë edhe një kopje të materialit që u është shpërndarë përfaqësuesve të vendeve të BE-së, Quintit dhe Rusisë, nga dialoguesit serbë. Kërksesat saksionojnë në letër kushtet dhe kërkesat për autonomi të serbëve të Kosovës, të cilat synon t’i realizojë përmes dialogut politik në Bruksel, e që shkojnë në drejtim të krijimit të një entiteti për të gjithë serbët e Kosovës, që do të ketë nivel të lartë pavarësie territoriale e politike nga Kosova, ngjashëm me Republikën që serbët tashmë e kanë në Bosnje, thotë Koha Ditore.
Madje, edhe enklavat më të vogla serbe, si p.sh. disa fshatra që nuk kanë statusin e komunave, të fitojnë një status special, duke krijuar edhe ato një distancë nga Qeveria e Kosovës.
Kjo, për pasojë e dialoguesve të paaftë e të “kapur në Prishtinë, kundrejt të cilëve prej kohësh proteston Vetëvendosje. Pasojat, tashmë duken. Beogradi po dikton fort, dhe me të drejtë, kundrejt disa njerëzve që mjafton të ruajnë karrigen, “pasi Kosvën le ta ruajë Zoti”. E pra, Zoti, nuk po e ruan. BE, jo me doemos.
Para deputetëtve të acaruar kosovarë, Thaçi ka tentuar ta konsiderojë si të parëndësishme platformën. “Idetë që sot paraqiten në Beogradit idetë e tyre, asnjërin nga ne nuk duhet të na qet në lajthitje, dikush thotë që ata po lëvizin më shpejt, por ju siguroj që ata po lëvizin më shpejt drejt prapshtisë së tyre të re”, ka deklaruar ai. Duket si dikush që po tenton të vërë njerëzit e shtëpisë në gjumë, ndërsa shtëpia po digjet. K.C.
Comments
Komentuesi nuk me duket
<p>Komentuesi nuk me duket serioz. Askush s'mund ti ndaloj serbet te kerkojne, aq me pak qeveria e Kosoves. Por nuk besoj se BE do krijoj precedente te tille te rrezikshem ne Ballkan sic eshte nje republike me 50-60 mije banore. Prandaj mendoj se tere ky alarm eshte i ekzagjeruar. Bisedimet mendoj se po ecin mire dhe dalngadal Serbia po ben koncesione jo te pakta ne drejtim te Kosoves. </p>
Po pra "intelektualet"
<p>Po pra "intelektualet" projektet shqiptare i quajne nacionalizem folklorik. Pirdh e cfryhu o Koli se ske se cben.</p>
Add new comment