A duhet ta shpallë PS që tani koalicionin zgjedhor për 2013-n?

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 15:29

Në një intervistë me gazetarin Renato Kalemi, Paskal Milo thotë se Partia Socialiste duhet ta shpallë tani koalicionin zgjedhor me të cilin do të paraqitet në zgjedhjet e 2013-ës. Pyetjes së gazetarit: “A nuk është ende shpejt për këtë?” Milo i përgjigjet:

“Në Shqipëri, opozita ka përballë një mazhorancë e cila është jashtë standardeve demokratike të sjelljes europiane, që ka uzurpuar pushtetin dhe institucionet dhe kërkon t’i shfrytëzojë ato në mënyrë ilegale për të vijuar keqqeverisjen. Në këto rrethana, opozita duhet që të organizohet sa më shpejt që të jetë e mundur, të paraqesë një alternativë bindëse në program elektoral, strategji, taktikë, dhe në imazh. Opozita duhet të marrë iniciativën në jetën politike. Ajo duhet të diktojë axhendën politike të ditës dhe të perspektivës me aksion dhe debat politik, me një artikulim sa më të thjeshtë të alternativës së saj qeverisëse që të jetë e prekshme dhe e kuptueshme për shqiptarët. Partia Socialiste nuk mund ta përballojë e vetme këtë sfidë dhe nismë shumë të rëndësishme politike. Zërat opozitarë duhet të bashkohen në një front të vetëm të fuqishëm, dominues, ku të ketë një ndarje të qartë të detyrave, ku secili të luajë rolin e vet. Nuk ka vend për protagonizëm dhe lidership absolut, të njëanshëm, por duhet që të nxirren mësime nga gabimet e vitit 2009, të vlerësohen të gjithë faktorët politikë që kanë një zë dhe të mos pengohet ky front i madh me xhelozi të sëmura për pushtetin që po vjen apo për disa karrige në Kuvendin e Shqipërisë. Për PS-në dhe gjithë opozitën është e rëndësishme që kjo mazhorancë të rrëzohet me votë popullore dhe pastaj, pasi të jetë kryer kjo, në përputhje me kontributet dhe meritat, të ndahen karriget dhe postet e pushtetit. Kam frikë se ende si para zgjedhjeve të vitit 2009, në segmente të caktuara të PS-së mund të ekzistojnë paragjykime të kësaj natyre që mund të pengojnë krijimin e atij fronti aq shumë të domosdoshëm, shumëngjyrësh, pa të cilin nuk mund të ketë fitore të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare...”

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

Milo mendon qe do beje namin sic ka bere deri ne 2005.

Partia socialiste do ti shtype keto qenie parazitare.Milo e ka vendin tek filologjiku jo tek Brryli(M.Jashtme).

Submitted by Bard (not verified) on

Milo mendon se do beje namin, siç edhe ju mendoni se do beni namin duke i shtypur te gjithe. Keni 8 vjet qe premtoni se do beni namin, dhe keni humbur sa here jeni perballur, aq sa ka njerezit kane filluar te ndjejne keqardhje per ju. Beni mire ta ulni steken e koken e ta kuptoni se s'mund te fitoni duke i shtypur te gjithe, nese nuk doni ta beni Argiten princeshe, e te shoqin kont te Mamurrsit.

Submitted by Kafshist Kritik (not verified) on

Partia socialiste do ti shtype keto qenie parazitare

Babë Ramës do t'i ngremë një shtatore në Dajt, kur të gjithë adhuruesit e kultit të tij të venë e të luten, duke i puthur "ndonjë" pjesë nudo, për të shtypur qeniet parazitare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.