Kosova nis të zbusë tekstet për Perandorinë Osmane, nuk flitet më për vrasje, por për burgosje

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 16:31

“Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.

Edhe Omer Dincer, ministri i Arsimit, i ka kërkuar ministrit të Arsimit, Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.

E njëjta gjë është kërkuar edhe nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan e cila është shprehur për gazetën Jeta në Kosovë: “Lloje të tilla të punimeve, të cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë, ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe shumë shteteve, përfshirë edhe vendin tim e posaçërisht ndërmjet vendeve, të cilat kanë marrëdhënie fqinjësore”.

Kështu që në heshtje librat e historisë në Kosovë kanë filluar të korrigjohen, raporton Shqip. Nga klasa e 5-të deri në të 13-ën del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë dhe administratën tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.

Në hulumtimin e gazetës “Jeta në Kosovë” vihet re se fjalët “dhunë “ dhe “vrasje” janë fshirë duke u zëvendësuar me “pushtim” dhe “burgosje”; fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”; “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”, etj.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Veprim i priteshem nga vellezerit e turqve ne Kosove.

Sa me larg Kosoves ti rrime, aq me mire eshte Shqiperia

Submitted by Tani97 (not verified) on

atehere i bie qe serbi paska pas te drejte me u a .. rrobte, sepse ne fund te fundit si turq i paska pare e jo si shqiptare? Apo jo?

Keta kosovaret jane nje rrace shume e habitshem, te mbuluar me petkun e Zvicres apo Gjermanise bejne sikur cfare jane. Shikoni Ramushin qe del nga burgu (i pafajshem) dhe kerkon qe t'i lirohet vendi qe i "takon". Te pakten Sala yne e beri nje marreveshje me Nanon me 2002 per te arritur ne nderrimin e 2005-es! Kurse ky kosokari mendon qe i "takon" ajo qe kishte para tre vjeteve!!!

Per t'i dhene lexuesve nje prospektive ndryshe po mar nje rast nga Franca (pjese e BE-se, e them per ata qe aspirojne per ne BE). Ne 2004 Alain Juppe, ish kryeminister i Frances, por ne ate periudhe kryetar bashkie i Bordeaux, u denua per 14 muaj per korrupsion. Nje prej pikave te denimit e detyronte te mos mbante asnje detyre publike. Ai dha doreheqjen qofte nga posti i kryetarit te bashkise, qofte nga posti i kryetarit te partise se themeluar prej tij, UMP, dhe iku per nje vit mesimdhenie ne Kanada. Kur u kthye, ai "detyroi" keshillin bashkiak te jepte doreheqjen (ne fakt vetem pjesen e partise se tij por keta francezet jane paksa budallenj, nuk udheheqin dot pa disa parti!) dhe keshtu u shpallen zgjedhje te reja. Ai fitoi me 2006 dhe u be kryetar bashkie prape. Por nderkohe partine ia mori Sarkozy.

E njejta situate i ndodhi Serge Dassault (ky eshte nje prej me te pasurve te Frances, senator i djathte, mbi 80 vjec) i cili ishte kryetar bashkie i Corbeil-Essones, diku prane Parisit. Ky tipi, pasi degjoi se cfare bente Ilir Meta ne Tirane, i erdhi ideja gjeniale te falte ca leke te varferve te qytetit te tij, sidomos "bythzinjve". Franca e BE-se e quan krim te falesh leke ne kohe fushate dhe prandaj Keshilli i Shtetit (qe luan rolin e KQZ-se te ketushme por pa kryetar te denuar per vjedhje! Apo nuk e dinit qe Ristani eshte denuar ne 1994 per vjedhje si gjykates! Normal, se Edi Rama harroi ta permendte) e shpalli te pavlefshme fitoren e tij, i hoqi titullin dhe e denoi edhe kete per nje vit pazgjedhshmeri (ah sikur vetem kaq te ishte denuar Ilir Meta!). Edhe ky, megjithese ka rreth 5 miliarde euro, priti nje vit...

Tani, kujtoni edhe njehere Ramushin me Limajn e kosovaret, Ilirin me Salen e shqiptaret, dhe shtroni pak pyetjen:  a vijme nga pellazget apo nga majmuni?

P.S. Se harrova, keta te dy te denuarit franceze ishin aq burra sa qe nuk apeluan vendimin! Kjo eshte burreri, jo te vrasesh serbe pasi amerikanet kane fituar luften! Te vrasesh serbe eshte hakmarrje (dhe e drejte) dhe si e tille denohet! Pervecse ne Hage e Prishtine! Dhe Stamboll...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Këto ndollin kur hstorinë e pëjnë politikanët si pas oreksit të tyre thuajse e kanë çiflikun e tyre

Submitted by Albania (not verified) on

Ky eshte vetem fillimi i "ripushtimit" turk te Kosoves. Padyshim qe ne te ardhmen do te kerkojne te behen akoma ndryshime derisa ta nxjerrin Perandorine Osmane si shpetimtarin e trojeve shqiptare. TURP per historianet e Kosoves dhe te shpresojme qe mos te infektohet dhe Shqiperia me keto budallalleqe.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pjese nga tregimi i kosovarit Luan Dibranit "Gjyshi dhe nipi" (Kerkojeni ne internet tekstin e plote):

"....Nipi;Gjysh kush është ky në karikaturë?Hahaha  ah more  nip, a  s’po e njeh a!

Ky është Memli Krasniqi  o bir , i biri Milazim  Krasniqit   një burrë nemuzli,  e ka edhe Teutën këngëtaren   gocë. Milazimi i ka fëmijët e Memlit dhe të Teutës me emrat Tara   e Teutës dhe  Bora   e Memlit .

Po gjysh emra te çuditshëm  Tara ndërsa Bora është emër shqip.  He more nip po këta emra  janë me bishta pasha gjyshin tënd .  Tara -Bora dmth është mali  ku Bin Ladeni  ka bërë rezistencë kundër  perëndimorëve.

Gjysh, me e  çmende  me këtë tregim ,po tash çka bënë Memli .A  nuk  e sheh, o birë  ky  me tespi në dorë tu u lutë me fituar në zgjedhe   si kryetar i partisë   së PDK-së për Prishtinën ...."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.