"Detonatori" i eurozonës?

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 07:24

Teksa tregjet janë të lëkundura, Monti paraqet dorëheqjen dhe Berluskoni përgatitet për një rikthim. A do të thotë kjo se Italia mund të jetë donatori që do ta "shpërthejë eurozonën?"

Nuk duhet shumë për t'i tronditur tregjet gjatë këtyre ditëve. Kështuqë lajmi se kryeministri aktual italian Mario Monti u detyrua të japë dorëheqjen, pasi humbi mbështetjen e njerëzve të Berluksonit, nga Partia Liberale, e dha vërtet një efekt të tillë.

Në mëngjesin e së hënës (10.12.2012), tregjet britanike dhe gjermane u hapën me ulje, krahasuar me mbylljen e tyre përgjatë së premtes. Në dy orët e para të ditës, shitja në tregun e aksioneve italiane ra ndjeshëm dhe në mënyrë graduale. Indeksi i aksioneve për tregun italian, ose FTSE MIB, u ul në 3.3%, duke humbur 519 pikë.

Kjo luhatje kaloi dukshëm në shtetet periferike të eurozonës si përshembull Spanja, ku tregu i aksioneve spanjolle IBEX pësoi ulje me 1.8%. Londra qarkullon ende sasinë më të madhe të eurove në Evropë, dhe indeksi i saj i aksioneve FTSE 100, ra me 18 pikë, duke reflektuar frikën që ndihet në mbarë botën, nga lajmi se Italia ndodhet edhe njëherë tjetër në prag të trazirave politike. D.W.

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>o muçi hiqe mendjen nga BERLUSCONI&nbsp; se nuk je me i mençur se populli italian&nbsp; ti !!??</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Benini : &quot; Rikthehet ?! O zot, ndihmona !...Kjo na mungonte. &quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.