Regjizori Budina mbron filmin e vet prej “patriotëve e moralistëve”

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 04:31

Robert Budina, regjizor dhe skenarist, ka marrë në mbrojtje filmin e tij “Agon” prej sulmeve që i janë bërë prej njerëzve të lënduar “në sentimentet e tyre patriotike dhe në standardin e tyre etik”. Në filmin e tij, shqiptarët paraqiten të dhunshëm e të pacivilizuar, dhe kjo ka sjellë reagime të shumta (madje, në premierën e filmit në SHBA – këtë e tregon vetë Budina – disa persona janë irrituar e kanë dalë nga salla ku shfaqej filmi). Vetë Budina është me idenë se “ne duhet të flasim për problemet tona, e jo t’i maskojmë ato”.

Filmi është në fokus të kritikave të po këtyre njerëzve edhe për fjalorin e shpenguar të personazheve në situata të caktuara filmike. Por Budina me këtë – e thotë vetë – ka dashur të nxjerrë një personazh real. “Kreun e një bande kriminale, në momentet e veta të rënda psikologjike, nuk mund ta lija të fliste me një gjuhë që ai s’e ka të vetën”, shprehet Budina në një intervistë të publikuar në numrin e sotëm të Panoramës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Lerja te tjereve qe nuk mungojne kurre te na e bejne kete nder z.Budina ne kemi nevoje per inkurajim. Kjo qe ben ti eshte vulosja e sharjes se te tjereve, tashme jemi aq te bindur sa (permes te teje) shajme edhe veten. Me siguri ke per te arritur sukses ne kinbemate boterore sidomos ne vendet qe "na duan". Ja cfare thone Shqiptaret per veten - do te thone. Te garantoj qe do te kesh edhe perkrahjen e Lubonjes dhe sorollopit te tij.

Submitted by berti (not verified) on

Zoti Budina une e kam pare filmin diten e premjeres me gazetaret,me thene te drejten me la shije te hidhur jo se jam patriot i madh por nuk e di si mund te djehen emigrantet tane  kur te shikojne kete film.Tema ashte interesante ju thoni se nuk doja te dilja nga realiteti jone,por sa filma te tille kane luajtur amerikanet dhe nuk te lene shije te hidhur.Ky realitet shqiptare qe thoni ju sa perqind ze ne emigracionin tone,shume pak ju siguroj.Filmi ashte i dobet dhe ne aspektin artistik loja e dobet e aktorve,mungese e theksuar e dialogut.Ju keni sjell gjuhen e theksuar te rruges,,nuk jemi i vetmi komb ne bote qe e ka kete ves,por filmi prandaj quhet film disa gjera zbukurohen brenda ketij realiteti.Me sa di une keni pasur buxhet te bollshem dhe kohe per te bere nje film te nivelit para viteve 90.Beni filma reale por te bukur artistikisht,do te shikoni qe dhe shikuesi nuk ju zhgenjen

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Budina ben shume mire qe mbron filmin e tij sepse ata "patriotiket e medhenj" qe e sulmojne nuk ia kane idene kinematografise.  Sa filma e  seriale te tille kane bere regjisoret italiane dhe vazhdojne te bejne duke shfaqur thjesht dhe vetem nje realitet te dhimbshem, por qe ekziston.

Submitted by berti (not verified) on

botojeni komentin qe dergova ne dreke per filmin e budines,nuk e kuptoj pse nuk e botoni ju dergova dhe adresen e imail.

Submitted by katarakti (not verified) on

Dje pashe nje film te France 3. "Dhoma 327"  Ne ora 20.30. kur edhe shikueshmeria eshte me e madhe. Ishte film sentimentalo - policor. Nder te tjera nder personazhet e ketij filmi ishte edhe ai i nje vrasesi me pagese. Kuptohet se vrasesi me pagese ishte "albanais". Po ashtu para pak kohesh nje deputet, kur u be fjale per te qeruar nje vrasese femijesh u shpreh:"Duhet te paguajme nje killer shqiptar, qe ta heqi qafe". Dua te them se bota po na tregon me gisht si vrases, mafioze, trafikante, kodoshe femrash, dealer droge etj etj. Por tani po na dalin edhe disa artiste shqiptare kozmopolite dhe "open mind" qe nuk shqetesohen nga nje dukuri e tille, madje per tu dukur edhe snobe e nxijne edhe me shume tabllone.  Jane tipa qe per "rastesi" dhe "gabimisht" kane lindur ne Shqiperine e prapambetur, se nga formimi, kultura, prejardhja jane edhe me shume se europiane!!!! Une mendoj se kur te tjeret te shajne prinderit apo vendin tend, normalisht t'i duhet t'i mbrosh, t'i justifikosh. Te japesh shpjegime. Dhe jo te fillosh t'i shash edhe ti per te qene ne rezonance me ta. Kjo seç me kujton ca dhendure qe shajne prinderit e tyre te vjehrri dhe vjehrra.

Submitted by Anim (not verified) on

Une se kam pare filmin dhe nuk e kam lexuar as intervisten e Budines por do te me dukej qesharake qe Budina te mos e mbronte me pasion filmin e tij.

Ne thelb kritika duhej te bazohej pikerisht tek filmi dhe tek ana artistike e tij dhe si i tille cdokush do te kishte preferencat , pelqimet apo mospelqimet e caktuara me te. Ceshtja e perdorimit "te sharrjeve" dhe "gjuhes se piste" ne film ndoshta eshte dicka e re dhe ndoshta duhet pergezuar autori per te pasi ne shume prodhim e shqiptare ka nje dialog e gjuhe te ngurte dhe jo natyrale - jo te vertete te karaktereve, por edhe kjo duhet te behet me finese dhe ne kontekstin e artistik te rrolit e te karaktereve.

Pra per mua qofte ky film, qofte taken 2 apo te tjere filma qe perdorin karaktere negativ shqiptar si pjese te plotit, duhet pare nga shumica e shikuesve ne sensin e zgjedhjeve personale - pra nese ja vlen per tu pare ky film /program nga ana artistike apo qofte edhe si nje produkt i "light entertainment".

Perfshirja e karaktereve shqiptare ne to mua nuk me shqeteson aspak dhe as me sugjestionon. Nuk ka perse.

Por, (dhe kjo eshte nje POR i madh)  ja vlen te vrasim pak mendjen si Shqiptare se perse valle shqiptaret ketej dhe andej Atlantikut dhe pergjithesisht ne bote nuk permenden per arritje ne art, shkence  apo kulture, nuk permenden apo paraqiten madje as si viktima apo edhe si qytetar normal e neutral ne vendet perkatese por ne pergjithesi kane damken e gjaksoreve dhe krimineleve, trafikanteve te eger e te paskrupull.  Shumica prej nesh e di fort mire perse dhe jemi ne te paret te pranojme e denojme akte apo sjelle lriminale te bashkekombasve tane brenda dhe jashte atdheut.

Duhet ti japim fund reagimeve inatcore dhe femijerore qe fajesojne te tjeret per cdo gje qe u ndodh.

Stigmatizimi qe bota u ofron shqiptareve  nuk eshte ne princip korrekt dhe eshte pjese e stereotipeve qe te tjere kombe e grupe shoqerore kane vujatur e vazhdojne te vuajne edhe sot. Cfare na takon ne si komb e si njerez eshte qe gradualisht tja heqim vetes kete stigme duke denuar dhe mos toleruar te keqen me vedit - se pari ne atdhe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.