Një histori e shkurtër e fundit të botës.

Ka shumë njerëz që besojnë se kalendari Mayan është i saktë dhe se bota do të përfundojë të premten. Më shqetësues akoma është fakti që ata që e besojnë këtë janë njerëz që përdorin kompjuterat e udhëtojnë me aeroplan, por që mbeten naivë rreth një profecie ëq supozohet ta ketë lënë një sundimtar Mayan e që parashikon fundin e botës në vitin 2012.
The Independent i ndan “besimtarët” në dy kampe: ata që mendojnë se toka është gati për t'u shkatërruar, dhe ata që besojnë se 21 dhjetori shënon fundin e një cikli dhe fillimin e një të riu dhe më të mirë. Dhjetëra mijëra nga këta të fundit, optimistë, po udhëtojnë në Meksikë për të marrë pjesë në festimet. Operatorët e turizmit në Meksikë dhe në Belize, Honduras, El Salvador dhe Guatemalë, kanë promovuar datën fuqishëm, me festime të planifikuara, përfshi koncerte dhe fishekzjarre.
Gjetkë, ka njewëz që po përfitojnë para prej kësaj: Në Rusi, një shitës me pakicë po shet paketa "Apokalipsi" që përmbajnë, mes të tjerash, një shishe vodka. Është budallallëk, se nëse bota mbaron nuk ke si pi vodka, po erdhi një botë më e mirë, as që do të të duhet vodka.
Në Boston, Massachusetts, ka nga ata që po mbledhin rezerva ushqimore dhe takohen në faqe interneti për të diskutuar se si të përballen me një tërmet i madh, cunam, murtajë apo luftë globale.
Në Francë, autoritetet kanë mbyllur një rrugë në një mal në Pirenej, ku thuhet se je i mbrojtur nga katastrofa, sepse duan të mënjanojnë mbledhjen e turmave të mëdha në datën e famshme të fundit të botës.
Herët këtë vit, një ekip arkeologjie i Universitetit Boston udhëhequr nga Profesor William Saturno, zbuloi kalendarin Mayan më të vjetër të zbuluar deri më tani. Ai tregoi se data e saktë e ciklit të madh të gjithësisë ishte në gusht 3114BC, dhe jo data e menduar deri tani. Kjo na jep 2.000 vjet të tjera.
Agjencia hapësinore amerikane, Nasa, lëshoi një video në 11 dhjetor me titullin "Pse Bota nuk mbaroi dje". Në atë video, që flet për ët nesërmen e datës së frikshme, jepen shumë arsye pse fundi i botës nuk është afër. Fundi i botës është parashikuar gabimisht shumë e shumë herë. Romakët mendonin bota e tyre do të përfundonte në 389PK. Bota romake zgjati rreth 2.000 vjet. Të krishterët e hershëm mendonin se bota mund të merrte fund çdo minutë. Esenët menduan se bota do të përfundonte 70 vjet PK, kur romakët shkatërruan revoltën e tyre. Montanistët e shekullin të dytë besonin se ata ishin brezi i fundit.
Martin of Tours parashikoi vitin 400, etër të ndryshëm të kishës, vitin 500, Beatus i Liebanës caktoi datën 6 Prill 793, Gregory i Tours tha "mes 799 dhe 806". Sextus Julius Africanus tha për vitin 800, ndërsa Thiota më 848. Papa Sylvester tha për datën 1 Janar 1000 se do ishte dita e fundit. Viti 1033 (1000-vjeçari i vdekjes së Krishtit) u caktua si datë. Pastaj 1186, 1260, e… nuk kanë të numëruar.
Nga parashikimet e fundit, kolumnisti i The Nation of Islam, Tynetta Muhammad, caktoi fundin e botës më 2001. 800 ndjekës ët një lëvizjeje fetare në Uganda kren vetëvrasje pasi data 1 Janar 2000 nuk doli të ishte fundi i botës, siç besonin ata. Evangjelisti Pat Robertson caktoi datën 29 Prill 2007; por mbaroi vetëm besimi i njerëzve te ai. Harold Camping caktoi 21 Majin 2011, dhe të nesërmen e shtyu datën për 21 Tetor 2011. Dita e Fundit e fndit ishte 30 Qershori 2012 i parashikuar nga Jose Luis de Jesus Miranda.
Përveç datës 21 dhjetor që po vjen, ne kemi edhe katër data të planifikuara për fundin e botës për nja dy shekuj: 2028, 2037, 2129, 2240 dhe 2280. Dy të fundit janë përkatësisht datat e caktuara nga Talmudi dhe Kurani.
Shkencëtarët, megjithatë ngulin këmbë. Bota nuk do mbarojë këtë të premte, dhe do të ejtojë edhe për disa miliarda vjet. Ata që mund të zhduken deri atëherë janë njerëzit, me shkatërrimin e ekologjisë. Por, kjo nuk do të ndodhë të Premten që vjen.
Ja.Se.
Comments
mayat ishn te fiksuar ne
<p>mayat ishn te fiksuar ne ciklet diellore,qe variojne ne çdo 11 vjet.Keto cikle sipas tyre kane formen e valeve alternative e keshtu ata adhuronin gjarprin me pende.Pra mayat nuk flisnin per permbytje po per kapriçio diellore.Perkthimi i pllakes ka disa interpretime, qe mund te flase per nje ngjarje qe ka ndodhur sesa mund te ngjase.Sidoqofte,sigruia e shkencetareve eshte si puna e garancise qe te japin per nje varke qe shkon ne oqean.Varka eshte mire jersa dallget nuk kalojne lartesine e varkes.Universi eshte enigme.Psh,nje teori thote qe Token e banonin gjigandet,sepse duket dendesia ishte me e vogel dhe si pasoje nje njeri i sotem nuk do rrinte dot ne toke,por ne ajer.Diku andej nga universi - thote kjo teori - shpèrtheu nje supernova dhe kjo e"shtypi" Token,pra rriti dendesine dhe po rrojme ne qe jemi sot.Pra,"Apokalipsi",qe perkthehet Rivelacion( zbulim i ri,nxjerrje ne drite)mund te ndodhe kurdo,se jane ne loje fuqi jashte nesh.</p>
Kurani nuk percakton date per
<p>Kurani nuk percakton date per fundin e botes mos ja fusni p...<br /><br /> </p>
Add new comment