Sulmi ndaj promovimit të revistës seksuale nga studentë të Universitetit të Prishtinës e me frymëzim fetar!

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 07:41

Në një shkrim të vetin te Express, Imer Mushkolaj hedh dritë “përtej” lajmit se një shoqatë që donte të promovonte një revistë mbi seksin, u sulmua dhe salla e mbledhjeve të tyre u shkatërrua.

“...të premten, me rastin e Namazit të Xhumanë, hoxhallarë nxitës të urrejtjes u morën me mallkimin e “orgjisë” që ishte paralajmëruar se do të organizohej, duke i mbushur besimtarët plot mllef ndaj atyre që guxojnë të flasin për seksin dhe që mund t’i shprehin haptas preferencat e tyre seksuale... Pra zanafilla qenkan  “eksponentë të fesë ose të tjerë, të lidhur ngushtë me fenë” siç shprehet z. Mushkolaj.

E trishtueshme është që organizata që ka emrin “paqe” në emërtimin e vet e që linçoi sallën ku do zhvillohej aktiviteti, qenka studentore! Qenkan studentët ë Universitetit të Prishtinës! Shkruan Mushkolaj: “Me një gjuhë plot helm kjo organizatë, më tepër fetare sesa studentore, jep leksione se si shoqëria kosovare ka nevojë për organizime që i shërbejnë ngritjes morale dhe akademike, “e jo organizime të tilla çnjerëzore që i kontribuojnë së keqes dhe degradimit të kësaj shoqërie”.”

Nëse liria e fjalës, shprehjes dhe organizimit dhunohet nga studentët, çfaër u mësohet në ato universitete, dhe çfarë shoqërie premtojnë?

Më shumë: http://gazetaexpress.com/?cid=1,890,99221

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe ku është ndryshimi me talibanët që dënuan një femër me 100 kamëzhik vetëm dhe vetëm se guxojë ti jepte ujë një të pa njohuri mjerë ne ku jemi katandisur

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"... Pra zanafilla qenkan  “eksponentë të fesë ose të tjerë, të lidhur ngushtë me fenë” siç shprehet z. Mushkolaj...."

Pse nuk flitet troç per islamin si "fè" e dhunes, por ndyhen padrejtesisht fenat e tjera qe jane kundra dhunes?

Submitted by Arlind (not verified) on

Sipas mushkonjave te Kosoves, degjenerimi tej mase qenka ''dashni'' dhe dashuria per pastertine morale qenka ''urrejtje''.

Submitted by Blerim R. (not verified) on

kush je ti qe me definu cka eshte degjeneruese, edhe tjera here mos u fsheh pas emrave te grupacioneve te ndryshme fakti qe i ik pyetjes qe te eshte shtru nga redaksia!

Submitted by Kafshist Dramatik (not verified) on

Opopo, ku na qenka Kosova!

Vllezërit e mi (tanë) të Kosovës nuk janë më vllezër nëse janë kaq errësirë-dashës.

Submitted by hapi (not verified) on

Rreziku i islamizmit integrist është një rrezik real sot për Kosovën dhe për Shqipërinë.

Shkatërrimi i çdo gjëje është fytyra e vërtetë e këtyre integristëve vahabistë. Të gjithë ata që nuk pajtohen me dhunën në emër të fesë duhet të dënojnë këtë cënim të lirisë së shprehjes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.