Rama, varfëria dhe vota për PD shkojnë bashkë

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 03:15

Kryeministri i ka urdhëruar INSTAT-it të heqë pyetjet për varfërinë! Akuza është artikuluar nga kreu i PS-së Rama, gjatë një takimi për të prezantuar programin në Durrës.

“U fshehu shqiptarëve të vërtetën për papunësinë. Kryeministri kërkoi heqjen e këtij kapitulli nga INSTAT. Në Shqipëri ka mbi 1 mln të papunë , qeveria ka hequr dorë nga vlerësimet zyrtare të varfërisë që nga 2008, nuk ka guxim ta vlerësojë dhe të shpallë shifra. Por nga 2008 është përgjysmuar rritja ekonomike, është vendosur një taksë e sheshtë që e ka transferuar barrën fiskale nga korporata tek të punësuarit, barra fiskale me taksën e sheshtë nuk është ulur. Ka ndodhur rritja e lartë mbi ushqimet bazë, kanë rënë dërgesa e emigrantëve. Është rritur borxhi, ky nuk është borxh i shtetit, sa më të larta të jenë shpenzimet e borxhit aq më pak fuqi investuese ka familja”,- tha Rama.

I cituar nga Shqip, varfëria dhe vota për PD shkojnë bashkë: “Sot më pak se 8% që kanë depozita bankare zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë, pa polarizimin e rajoneve dhe aty ku PD merr mandatet më të shumta aty është edhe varfëria më e thellë. Varfëria nuk është aleate e opozitës, është një kalë mbi të cilin qeveria kalëron përmes frerëve të korrupsionit”,-u shpreh Rama.

Nëse shifrat e Ramës janë të sakta, logjika thotë se ose PD merr vetëm votat e të varfërve pa i ndihmuar dot, ose PD i orienton politikat subvencionuese vetëm në zonat që s’janë të vetat, duke i lënë bastionet pa përkrahje, e sigurt në votën e tyre. K.C.

Comments

Submitted by Kafshist Dramatik (not verified) on

Mirë, shumë mirë.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nëse shifrat e Ramës janë të sakta, logjika thotë se ose PD merr vetëm votat e të varfërve pa i ndihmuar dot, ose PD i orienton politikat subvencionuese vetëm në zonat që s’janë të vetat, duke i lënë bastionet pa përkrahje, e sigurt në votën e tyre.  Komenton K.C.

Per te mesuar nese "...shifrat e Rames jane te sakta...", merrni mundimin dhe hidhini nje sy Rezultateve elektorale te PD-se, ne zgjedhjet e vitit 2007/2009/2011!

Ne Zgjedhjet e Vitit 2007, do te shihni se me pak perjashtime PD-ja fitoi vetem ne zonat rurale! harta "barsalete" me te cilen Berisha demonstroi "BLU ALBANIA" nuk ka nevpje per koment! Po Keshtu edhe nese shihni harten elektorale te zgjedhjeve te tjera administrative te 2011!!!

Ne zgjedhjet Parlamentare te 2009, do te shihet sesi rezultatet elektorale dy shifrore te PD-se ne zonat rurale te qarqeve Tirane, Elbasan dhe Korçe kane balancuar rezultatin elektoral te Opozites ne zonat urbane, duke i nxjerre ne barazim mandatet e ketyre qarqeve, ne disfavot te Opozites! Nese zonat rurale te ketyre qarqeve, jane me te zhvilluara se keto qendra urbane, atehere shifrat e Rames nuk jane te sakta!!!!

Eshte fakt se zonat rurale, ne tre pale zgjedhje kane qene HAMBARI i votave te PD-se, çka me llogjiken e K.C do reflektonte nje LULEZIM ne tere kuptimin e fjales per keto zona! Por e verteta eshte krejt e kundert. Me pak pertjashtime, nuk ka zone rurale, e paktya qe te kete energji elektrike me tension te plote 230Volt, qe te kete nivel ekonomik-social ne nivelin e qendres me te humbur urbane ne Shqiperi!

Po pse ndodh kjo? Per shume faktore, ku ndoshta me te rendesishmit jane:

Mungesa e kontrollit ligjor ne keto zona, qe nuk shmang por perkundrazi ben te zakoneshem, votimin kolektiv e deri fiktiv ne keto zgjedhje, ku krahu kriminal i dokumentuar se lidhet me PD-ne, vendos balancen e votave! Ilir Xhakja dhe rezultatet ne zonen e dominimit territorial te tij, ne favor te PD-se jane domethenese.

Varferia e tejskajshme, detyron shume familje qe ne kembim "te nje thesi mielli" te votoje per ofruesin me te pare!

Varferia e tejskajeshme, detyron shume familje te shesin te ardhmen e femijeve te tyre, per nje NDIHME EKONOMIKE! A keni ndonje te dhene ju "analistet" per nivelin e perkrahjes ekonomike ne keto zona dhe raportin e tyre me pjesen tjeter te popullsise? Sigurisht qe nuk keni, se ndryshe do tia kishit perplasur ne fytyre liderit te PS-se!!! Mediat kane botur javen e shkuar, se vetem ne Qarkun e Kukesit, qe eshte ndoshta nga me te varferit ne vend, mbi 60% e familjeve trajtohen me ndihme ekonomike!!!!! Nese keto zona nuk do te jene me te varferat, si ka mundesi qe niveli i pageses se energjise elektrike te jete njeshifror! A nuk u ka dhene "besen" PD-ja ketyre zonave per te mos paguar kundrejt votes?

Para se te "qesendisni" deklarimet politike te kujtdo krahu, merrni mundimi te beni Analizen e problematikes qe trajtohet, e pastaj mbeshtesni ose kundershtoni me fakte keto deklarime, siç rendom ben Eduart Zaloshnja edhe ne faqet e kesaj medie, sepse jeni kthyer ne pasqyrues mekanike te çfaredo deklarimi, duke i lejuar politikes nje hapesire abuzive ne opinion berjen ne Shqiperi!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.