Ulenshpigelët

Postuar në 14 Dhjetor, 2012 03:08
Adrian Thano

Shkruante Fan Noli në 1923: “Shqiperise i ngjau me Ahmet Zogun siç i ka ngjarë një konti me Til Ulenshpigelin. Ky Nastradin i veriut kish marrë përsipër, me një shpërblim të lartë e të parapaguar, të stoliste me piktura kështjellën e kontit. Këtë punë do ta mbaronte brenda në 4 muaj, po vuri konditën që në këtë periudhë asnjë njeri tjatër nuk do të hynte brenda në kështjellë që t’i prishte qetësinë. Katër muajt me radhë Til Ulenshpigeli ndenji në kështjellë ku hante pinte e bënte qejf mbi kurrizin e kontit e NUK BERI ASGJE. Kur u mbarua afati, ftoi kontin, konteshën e miqtë e tyre të vinin të admironin "pikturat dhe dekoret" qe nuk ishin. Që të shpëtojë e të ikë, para se t'i zbulohej lodra, mejtoj këtë strategjemë: Kur hynë konti, kontesha e miqtë e tyre në kështjellë paralajmëroi kështu: “Ata dhe ato prej jush që janë doçë e doçe nuk do të mundin dot t’i shohin pikturat e dekoratat që kam bërë”. Kështu hynë brenda në kështjellën dhe cilido përpiqej të lëvdonte "pikturat e dekoret" që nuk ishin, nga frika se mos quhej doç. Vetëm një shërbëtore, pasi u përpoq më kot të shoh piktura e dekore, thirri: “Ndjestë pastë nëna ime, më ka bërë doçe, se unë nuk shoh asgjë”. Po gjersa të guxonin të thoshin edhe të tjerët që nuk shikonin asgjë, Ulenshpigeli kish' fluturuar... Kështu e mori përsipër Ahmet Zogu ta zbukuronte Shqipërinë dhe kështu na mbushi kokën me profkat e tij. Pak kohë pastaj, puna doli fyçkë dhe u kuptua prej të gjithëve. Po më të shumtit nuk guxonin ta thonin nga frika se mos quheshin “tradhëtorë”. Një pakicë pati guximin ta thotë të vërtetën. Ajo pakicë do shtohet dhe nuk do jetë larg dita, kur do t’ia këndojnë A. Zogut këngën në këtë formë: Rroftë Ahmet Zogu, rroftë / Shakaxhiu i përparimit/ Brez pas brezi u kujtoftë / Si Stërnip i Nastradinit...

Sikur të na lejonte Noli t’ia këmbenim né këto rreshta emrin e Ahmetit me të Saliut, kjo copëz do dukej sikur është shkruar sot. Shqipëria e gjorë është kapur keq për fyti nga absurdi i përshkruar më lart si histori e veriut të largët. Shqipëria e di shumë mirë që ka për kryeministër njeriun që ekzekutoi pa gjyq 4 njerëz në 21 janar 2011 dhe fjala i ka ngecur në grykë... Shqipëria e di shumë mirë që ka për kryebashkiak të kryeqytetit një hajdut që po ushtron një mandat të grabitur sy të gjithëve dhe fjala prapë i ka ngecur në grykë... Shqipëria e di shumë mirë që në qeveri ka kriminelë që kanë vrarë fëmijë në Gërdec dhe kanë vjedhur miliarda dhe fjala prapë i ngec në grykë... Shqipëria e di shumë mirë që këta hipokritë e burracakë kanë firmosur për t’ia mbushur barkun këtij vendi të gjorë me plehra toksike dhe prapë fjala i ngec në grykë... Shqipëria e di shumë mirë që po e tallin, po e gënjejnë e po e trajtojnë si lavire dhe prapë fjala i ngec në grykë... I ngec fjala në grykë Shqipërisë së ngratë sepse Ulenshpigeli dhe ulenshpigelët e shpërndarë si mizat në m..t, u thonë nga mëngjesi në mëngjes që ajo që shihni nuk është ajo që shihni dhe ajo që dëgjoni nuk është ajo që dëgjoni.

Ndaj pohime si ato në intervistën e mbrëmshme të ambasadores gjermane, janë një ndihmë e madhe përballë makinës së propagandës qeveritare që gënjen non stop si vetë i “paoksidueshmi” kryeulenshpigel i “republikës”, që kujdeset të jetë edhe personalisht në mënyrën më të shpifur e më mbytëse të mundshme 24 orë në 24 nëpër ekranet televizive në shërbim të kësaj propagande.

Është pra e rëndësishme ta dëgjojmë të vërtetën shkoqur nga miqtë e huaj të Shqipërisë, jo pse qytetarët e këtij vendi nuk e dinë që Sali Berisha është një mashtrues patetik. Por qytetarët shqiptarë (them qytetarët) kanë kaq shumë nevojë t'i dëgjojnë të vërtetat të thuhen hapur, pikërisht sepse kjo makinë propagande, - e fryrë me miliarda jashtë ligjeve nga taksat e një vendi ku të tjerët digjen të gjallë në rrugë sepse nuk paguhen sipas ligjeve, - po tenton të bëjë për qorr e budalla një popull të tërë.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Thano, brilant si përherë!

Deklaron Znj. Ambasadore e Gjermanisë: [...] “ Dhe kur sheh konkluzionet e këshillit të ministrave të BE-se, të gjitha këto çështje janë sërish aty, bashkë me reformën në gjyqësor dhe atë që njihet si track record, pra të tregohet zbatimi i këtyre ligjeve. Pra, janë këto pikat që politika duhet të përmbushë, jo për ne dhe jo për Bashkimin Evropian, por për shqiptarët. [...] Gjithashtu mendoj se duhet të largoheni nga ky rreth klasik i lojës së fajësimit dhe, në vend të kësaj, të fokusoheni në mënyrë konstruktive tek çështjet e rëndësishme, duke arritur atë që përshkruhet si sundimi i ligjit”.

Konstatoj se morisë së epiteteve që i jane atribuuar ne vite blegtorit tone k-minister, iu shtua dhe ky yti: ulenshpingel: Prototipi i mashtuesit. Dhe të mendosh se ka 20 vite qe na sundon ky far idioti - narcist. Gjithsesi, eshte koha qe miqte e vertete te Shqiperise, Znj. Muller-Holtkemper eshte vertet një e tillë, të ndihmojne shqiptarët e thjeshtë dhe të mirë, te kuptojme pertej broçkullave të satrapit-blegtor.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Respek për të madhin Noli është mirë ti rikujtojmë këta të mëdhenjë që kanë dalë nga kombi ynë pa diskutim do kemi dhe jashtë qitje si ky stërnip i Nastradini që na ra për pjesë të na qeverisi sot

Submitted by Zapbone (not verified) on

Demokracia jeton prej individeve qe na kujtojne me peshen e se kaluares. Jane individet ato qe udheheqin kujtesen e popullit dhe kompozojne indititetin e shoqerise.( Esidomos ketij populli qe nuk mban jo tre dite kujtese po tri ore)Po problemi eshte te konflikti i politikes se kujteses e te konflikti i intelektualeve, historianeve, munumenteve e figurave kombetare, dhe vertikalja e gjysme te vertetave vjen dhe na polarizon e na ndan ne llogore. Shkrim “korrekt“ po thote vetem gjysme te vertetat, dhe mllefi, ironia e sarkazma nuk ndryshon asgje. Per te verteten do thene ne menyre analogjike qe Fan Noli i binte trompes ashtu sic i bien Edi Rama sot Gerrnetes te Twitter e problemet e oponences se vertete i bejne individe gazetare, me gjysme te vertetat, dhe forma sociale e shoqerise sone eshte surrogati i shpifur deri ne perdhosje. Mjaftonte lexosh shkrimet ne kete faqe. “Një lajthitje e Rexhep Qoses“. “Roli i Berishës në themelimin e PD-së“ ku dihet qe Berisha eshte dora e klonimi i komunisteve.  Kujtime te shpifura ku e verteta historike ku akoma jane gjalle aktoret eshte deformuar dhe denigruar ne ate derexhe nga individe dhe intelektuale qe kompozojne fytyren sociale te shoqerise tone te zgedhire. Ku dihet qe nje vit ne kavaje dilnin tanket ne shetitje dhe cdo gje ishte nen thundren e daren e getos. Dhe skrenari u perpilua me hapjen klonimit te partive. Skrenaret kane qene ne sirtare ku e ku perpara dhe Ramiz alia pati deklaruar demokraci ne mendim per te matur pulsin e per te testuar shoqerine. Po intelektualet e pardesyve te bardha ku ishin?. Njerez anonime ishin ato ne kavaje nen thundren e terrorit komunist u gjakosen e u vrane e qe kerkonin te udhehiqeshin nga intelektuale arriten e shkuan deri ne shtepi te Kadareja po pergjigje nuk moren. Nejse dola apo nuk dola nga tema shkrimi do te ishte me i ekulibruar po te thuheshin dy fjale dhe per opoziten.

Submitted by astrit (not verified) on

Sa gjynah qe ne 100 vjet kemi bere ne vend numero.Kur gjithcka e shkruar me 1923 mbetet aktuale me 2013, e kemi cuar dem tere kete kohe.

Submitted by mete (not verified) on

Dje gazeta Evening Standard ne Londer kishte puplikuar nje njoftim te Zyres se Statistikes Nacionale dhe ja cfar shkruante:"Britain has dropped to sixth place in a table of European countries with the best standard of living. Germany and Austria have leapfrogged the UK, says the Office for National Statistics. Albania has the worst standard of living and Luxenbourg the best" pra jemi te fundit ne Europe per standartin e jeteses, por po te degjosh ate HAJDARIN MOSTER QE KEMI NE KRYE NE JEMI TE PARET, te mjeret ne cfar rrangalli idjot na drejton.

Submitted by RP (not verified) on

e kam lexuar dikur kete fjalim te Nolit ne nje permbledhje letrash dhe fjalimesh,vertet Noli ishte nje orator i jashtezakonshem,miniere e vertete kulturore dhe patriotike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.