Ç'i ka ndodhur një gazetari lokal me adresën Facebook të Berishës

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 14:49

Në adresën e ResPublica na ka ardhur kjo letër e lexuesit Aleksandër Ndoja me IP: 79.106.10.91 , 79.106.10.91 dhe e-mail : aleksndoja@yahoo.com:

"...Si përdorues i rrjeteve sociale ndër to edhe i Facebook-ut, gjithnjë me emrin tim, pa u pseudonuar kurrë, kontaktova me adresën e hapur së fundi nga juve z.Kryeministër. Gjatë një shfletimi të shpejtë në statuset e vendosura nga ju, pikësëpari më ra në sy një shënim në krye, ku u bëni ftesë të gjithë vizitorëve virtualë të kontaktojnë me juve  për probleme të ndryshme, madje duke afishuar edhe një numër celulari për të dërguar SMS. I entuziasmuar nga një njoftim i tillë, edhe unë si shumë të tjerë mora inisiativën të kontaktoj me ju z. kryeministër.

Në shënimin e parë që vendosa në ditën me shumë dymbëdhjeta në kalendar, pasi urova për përvjetorin e krijimit të Partisë Demokratike bëra prezent disa ngjarje të rënda të ndodhura në Mirditë si rezultat i mosfunksionimit të shtetit. Duke shtruar pyetjen nëse shteti ka ndërmend të marrë në dorë rendin publik në Mirditë, citova se kohët e fundit hajdutët po bëjnë kërdinë, aq sa në 10 ditë janë shënuar mbi 10 vjedhje dyqanesh, bisnezesh të tjera, por edhe automjete të tipave të ndryshme. Një situatë e tillë është  në qytet, e sidomos në rrethina, por vjedhja më e rëndë e kryer kohët e fundit është ajo me pasojë lënien në errësirë e qindra familjeve me shtrirje në disa fshatra, si Tarazh, Bungaj, Malaj, Tenë, Valcë etj. Keqbërësit brenda pak minutash kanë grabitur qindra metra përcjellës elektrik duke i hequr nga shtyllat për t’i shitur. Heqja dhe grabitja e telave është bërë natën me hënë, por shitja e tyre, natyrisht që është bërë ditën për diell, nën hundën e policisë që në fakt është në kufinjtë minimalë numerikisht, por edhe pa asnjë logjistikë, e madje pa karburant për ndonjë makinë rrangallë.

Sapo hodha këtë shënim, teksa shkruaja disa probleme të tjera që kërkojnë vemendjen e kryeministrit, dhe prisja ndonje reagim, pashë që shënimi im jo vetëm u fshi menjëherë, por adresës time ju bë bllok, e për pasojë mbetën pa u hedhur edhe disa probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone.

Referuar shënimit hyrës e përcolla me jo pak habi një veprim të tillë nga ana e menaxhuesve të adresës së kryeministrit, pasi jam i bindur se nuk mund të ishte ai që fshiu shënimin, e madje të më bënte bllok në përcjelljet e mija, jo vetëm për shkak të axhendës së ngarkuar të zyrtarit më të lartë të qeverisë, por edhe për faktin se kam bindjen se kryeministri nuk mund të merret me gjëra kaq të vogla, aq më tepër kur unë nuk prezantohem me ndonjë pseudonim sic ndodh rëndom, por edhe për faktin se aty u prezantova me pozicionin tim, në profesionin e gazetarit.

Referuar edhe thirrjes së kryeministrit në faqen e parë të shpalosjes së profilit të tij, ku tekstualisht thuhet: “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne whatsapp, në numrin +355692099410”,  -  në mënyrë publike bëj thirrjen: Ma hiq “bllokun” z. Kryeministër..!

Aleksandër Ndoja

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk flitet me murin (wall-in) Berishian!

Vetem familja te mos shqetesohet, pa te tjeret le te ngordhin.

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Z. Ndoja, respekte te medhaja per guximin qe merresh me keshtjellen e monarkut SRB duke vene emrin tend te vertete.

Mos u lodh kot sepse se me perjashtim te dites se pare, ne Facebookun e ri te SRB-it pranohen vetem mesazheve (dhe jane me mijera te tilla) te natyres:

Rrofsh sa malet...... Je i pazevendesueshem..... Mos vdeksh kurre....Vafsh e ardhsh shendosh.... ishalla jet gjithman....lum Shqipnia qe te ka.... qofte i math emri yt...je i maaadh doktorr...

e nje pafundesi si keto te ngjashme.

Ky idioti ka fillu me imitu Enverin mengjes, dreke, darke por edhe kete e ben shume shemtuar.  Kjo ushtria me zvarranik qe e uron cdo dite te rroje sa malet do bejene gara kush do shkoje i pari ta shurrosi pas disa vitesh.

Submitted by Hithri (not verified) on

Kesaj i thone:

Bir selman in nenes kush te qaje me pare????!!!!!

Submitted by Reli (not verified) on

Pa ik provo ti përballësh fakte Ramës, të eleminon direkt, dhe jo vetëm Rama por të gjithë deputetët majtë.
Si gjithnjë paraqes fakte por politikanët duan vetëm tifoza në FB, ju garantoj se Rama, Veliaj, Braçe e CO, më kanë bllokuar sapo kam vënë në dukje që atë që deklaronin ishin të rreme.

Submitted by Dardan (not verified) on

Ngadale me Enverin se nuk kishte fb ne kohen e tij. Pastaj, Enverin e shihte a s'e shihte populli nje here ne vit edhe pse tv shteteror ishte i gatshem te nxirrte ate cdo dite. Ti ore vella as qe e di fare se Everi bente lufte kunder kultit te individit por shimica e sekretareve te partise se tij ishin te qelbur dhe e permendnin emrin e tij aq shpesh se te vinte per te vjelle sepse nga ata lloj qelbanikesh kishte ne te gjitha hallkat e pustetit te diktatures. Ata shkonin deri atje sa thoshin bile qe sekretari ishte enveri i rrethit apo enveri i fshatit apo  i koperatives a ndermarrjes. Fara e keqe e puthadoreve te atyre qe kane mbi koke nuk lindi sot as dje por ka egzistuar gjithmone si rrezik potencial per demokracine dhe si depo rezerve per mjetet e korrupsionit masiv. Ne cdo shoqeri kata egzistojne por perhapja e tyre varet nga qendrimi i klases udheheqese politike apo qendrimi i njeriut kryesor ne pushtet. Edhe Berisha, s'eshte gje tjeter vec nje puthador i atyre qe ka mbi krye, nje majmun i perjetshem qe nuk e leshon bananen e pushtetit edhe sikur ta dije se i kercenohet jeta. Vere re se si thote per Shqiperine,  me e mira e Planetit, sepse  eshte ai pa eshte Shqiperia. Edhe kur guxonin qe Enverit ti benin lavderime ne sy ai, me nje edukate dhe kulture vertet prej  nje inteligjence aristokratike te holle u thoshte. Une nuk jam koka e Zeuzit, jeni ju pa jam une.  Thenie qe shume shpejt hjenat e padukshme te Beogradit e shnderruan ne tjeter gje. Jemi na, pa jeni Ju!  Te gjithe pelqejne lavderimet e fjalet e mira por njeriu duhet te mbaje ekuilibrin me ambientin ku ndodhet dhe jo te rrije cdo dite, cdo jave , cdo muaj, cdo vite tash e 22 vite duke u mburrur e duke genjyer si asnjehere nga ndonje politikan ne bote apo ne histori. Kush e ben kete?  Pikerisht nje fshatar i zgjuar por me karakter shpellor dhe i ushqyer me helm kunder popullit te vet nga serbo greket shoviniste dhe reaksioni evropian i cili e urrente pushtetin popullor dhe qendrimin e vertete te pavarur te Republikes Shqiptare.

Submitted by Anonim (not verified) on

poo fiks si Enveri,,sa kur te vdese ky, kta qorrat/horrat injorante sdo dijne nga tja mbajne, do qajne pashprese, e do fillojne/vazhdojne te vrasin njeri-tjetrin, po me fort se do jete lufta kush ti zere vendin......

Submitted by arber (not verified) on

Po pse cfare e di ti ate mur do si do!? Ai eshte muri i vet te madhit, ja fut dhe murit te Berlinit... eshte i pakalueshem. MOS HARXHONI KOHE KOT SE I KA BO SALA QE VETEM ANETARET E PD TE SHKRUAJNE ATY.....

Submitted by dritan (not verified) on

Kjo tregon qe FB i Berishes po shqeteson jo pak kundershtaret

Submitted by Kolegu (not verified) on

Me habit titulli i shkrimit..."Ja cfar i ka ndodhur nje gazetari lokal". Vete titulli eshte shume cinik dhe me tendence minimizimi per aktivitetin e z. Aleksander Ndoja. Ai kurre nuk ka qene gazetar lokal, por ka rreth 15 vite qe triblon ne gazetarine qendrore...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.