Si në përrallat e ’1001 netëve’...

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 06:58

Dëshmia e ekspertit mjeko-ligjor për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi, që për pak i ndryshoi gjithë rrjedhën procesit gjyqësor të “21 janarit” nuk do të merret parasysh nga gjykata. Vendimi është marrë në seancën e djeshme nga trupi gjykues i çështjes. Eksperti mjeko-ligjor në fjaë quhet Ndoc Çardaku.

Çardaku, një seancë më parë, para gjykatës deklaroi se Ziver Veizi është qëlluar nga një plumb rikoshet. Sipas tij, në këtë përfundim ka arritur pasi në fibrat e këmishës së viktimës janë gjendur mbetje mikroskopike druri, të cilat tregojnë se predha më parë ka hasur në një objekt të drunjtë, i cili mund të jetë dhe një nga pemët përpara godinës së Kryeministrisë.

Reagimi i prokurorit Blerim Tominaj: "Duke vlerësuar deklarimet dhe sqarimet e dhëna nga eksperti përkatës si të pavlefshme. Në pozicionin e tij si ekspert ka shkelur nenet për njohuritë e veçanta. Siç del dhe nga emërtimi i tij në aktin përkatës, është ekspert mjeko-ligjor, ndërsa përcaktimet e tij janë të fushës kriminalistike, kimike e biologjike. Eksperti ka shkelur edhe nenet për deklarimin para trupit gjykues të së vërtetës. Në mënyrë abuzive eksperti në fjalë përcaktoi se copat janë marrë nga predha, transportuar mbi të, tamam si në përrallat e ’1001 netëve’ dhe me një shpejtësi më e madhe se e zërit, pasi u ka rezistuar temperaturave mbi 1 mijë gradë celsius, ka depërtuar xhupin, trikon për të mbetur përfundimisht në fibrat e këmishës dhe për t’u zbuluar pikërisht aty nga eksperti në fjalë..."

Prokuroria kërkoi nga gjykata që kjo dëshmi të mos administrohet si provë, por të rikryhet ekspertim nga një tjetër ekspert. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë. Të paktën... (A.N.)

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

nuk e marr vesh pse nuk i'a kane vene prangat ketij maskarai ne sallen e gjyqit per deshmi te rreme! Ptfu!

Submitted by Johnny (not verified) on

Pyetje nga publiku:

Cfare ndodh me personat qe bejne fallsifikim provash dhe nen betim nuk thone te verteten prane organeve te tilla?

Submitted by f d (not verified) on

Eksperti eshte i prokurorise (?), i gjykates (?), apo i mbrojtjes ?...

Atehere dhe mund te percaktohet 'pavaresia' e ekspertimit.

Skandali eshte se eksperti mjeko-ligjor eshte marre me balistiken ?!?!?!

E paska marre licencen me ....dhe ne presim qe...

Submitted by matiani (not verified) on

Ky eksperti eshte kriminalist dhe prej disa prokuroreve dhe policeve gjyqesor perflitet se ka be namin me provat. Provat nga gjurmet e gishtave, ato qe lidhen me balistiken dhe deri ato te adenes jane ndryshu prej ketij personi  nje shume qe nuk ka qene asnjehere me pak se 20 mije euro. Deri para nje viti provat nuk ishin te regjistuara sipas medotave te policive shkencore te europes.

Korrupsioni na ka kaplu sepse ata qe dine per te si ne rastin e prokuroreve dhe policeve qe bejne muhabet ne tavolina kafesh.

Submitted by drini (not verified) on

Katoliket dhe verioret kane mbetur te mbetur me pasoja psikologjike nga persekutimi i padrejte qe u eshte bere ne kohen e PPSH-se  dhe tani perfaqesues nga keto grupime shoqerore godasin, shpesh here,  me terbim dhe pa logjike kedo qe mendojne, apo u thone, se eshte nga kampi i ''ish persekutoreve'' te dikurshem

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.