Paul Krugman: Një Kinë e zhvilluar do na vrasë të gjithëve

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 05:39

Nobelisti amerikan Paul Krugman që shkruan për të përditshmen New York Times është i alarmuar nga ritmet e zhvillimit të Kinës. “Ky është një zhvillim që do të na vrasë të gjithëve”, thotë ai, por atyre që mund të keqkuptohen nga ky pohim u duhet të ecin dhe një rresht më poshtë për të marrë vesh, se ku rreh çekani i tij. Krugman, në ndryshim nga shumë amerikanë, nuk është i shqetësuar nga një Kinë që rivalizon SHBA-të në terma të zhvillimit, por nga një Kinë që ndot e dëmton mjedisin, dhe përkeqëson gjendjen e ndryshimeve klimaterike.

Nuk është fjala për një shqetësim perspektiv. “Në një masë të caktuar, dëmi që sjell Kina e zhvilluar në këtë drejtim, është një gjë që po ndodh… Resurset e planetit janë të kufizuara, dhe ne të gjithë jemi në garë për t’i shtënë në dorë këto resurse”, thotë ai, por pa ofruar një zgjidhje në këto rrethana.

“Çfarë t’i bëjmë Kinës, që po na vret të gjithëve? Ta bombardojmë? Apo t’ia vëmë kufirin tek thana me mjete proteksioniste?”, pyet ai, dhe si përgjigje zgjedh një pohim prej të dorëzuari: Ne nuk mund t’i mohojmë Kinës një rol që përputhet me përmasat që ka.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Vertet? Pse shqetesohesh per Kinen ti zoteri amerikan qe si gjithmone fajin ua hidhni te tjereve per te mbuluar gabimet tuaja?

A nuk jane kompanite amerikane ato qe kane hapur fabrikat dhe uzinat e tyre ne Kine???????????????

Submitted by Dritan (not verified) on

Ah se harrova.

Amerika e kaloi kohen e revolucionit industrial. Nese Kina zhvillohet kjo eshte ne te miren e Kines dhe askush nuk mund te shqetesohet. Burimet e tokes vertete qe po zhfrytezohen me ritme shfrenetike, por nuk duhet te veme gishtin mbi nje vend duke u trembur nga zhvillimi i tij.

Te mos harrojme qe Amerika eshte nder ndotesit kryesore te ambientit. Makinat ne amerike jane te nje cilindrate te madhe, plus qe atje akoma shikon makina te viteve 80 e 90 ne qarkullim. Eshte vendi qe ka konsumin me te madh te gazolines ne bote.

Te mos harrojme qe eshte vendi me numrin me te madh te fast-food-eve dhe me konsumimin me te madh te dritherave e te mishrave. Kjo reflektohet edhe ne obesitetin e larte ne kontinentin amerikan. Te ngrenit lire dhe ne menyre aspak te ndergjegjeshme eshte ne dem te burimeve te planetit.

Ne Kine, ka filluar nje rritje e konsumit te mishit si rrjedhoje e rritjes se mireqenies, por kjo nuk mund te krahasohet me nivelet e larta te konsumimit te mishit neper restorantet e amerikanve.

Dhe nje fakt tjeter. Familjet amerikane cdo vit hedhin ne plehra 600 dollare ushqime. Tani beni pak llogarite vete dhe do te shikoni se nga kush duhet vertet te trembemi.

Submitted by Reli (not verified) on

Këto gjëra janë thënë e stërthënë dhketra vjet më parë, nuk kishte nevojë të sillnit Krugman.
Vetëm amerikanët kanë të drejtë të jenë të pasur, bota le të vdesë.

Submitted by hapi (not verified) on

E thashe qe titulli ishte bombastik.
Kush e lexon rregullisht Krugmanin e di mire se ai eshte nder me kritiket me Ameriken per demet qe i shkaktojnë korporatat e saj ambientit. Ne ate intervistë ai thotë edhe se zhvillimi i Kinës mund të jetë shans për Amerikën.

Sa ka te beje menyra e paraqitjes se lajmit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.