Berisha i Bashkisë dhe Xhelali i Shqipërisë

Kjo foto është një nga dy fotot e postuara nga lideri i opozitës, Edi Rama sot në Twitter. Tregojnë një veturë që shëtit rrugëve të Kamzës, pa regjistrim vendas, me një targë ku shkruhet Berisha 1. “Dëshmi e shtetit ligjor të Berishës”, shkruan Rama me ironi. Kryebashkiaku i Kamzës ka emërtuar bulevardin kryesor të Kamzës “Berisha” dhe ka lyer ngjyrë blu gjithë shtyllat elektrike dhe ndërtesat buzë rrugës.
Duke shkruar disa kohë më parë për “shamikuqen” (është ajo gruaja që denoncoi ngacmime seksuale nga kryebashkiaku i Kamzës e që më vonë u godit nga policët e tij) Preç Zogaj ka përshkruar edhe një element tjetër të dekorit të atyshëm: dy foto të stërmëdha të kryebashkiakut kamzali Xhelal dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali.
Shkruan Zogaj: “Sa herë kam kaluar në Kamzë në rrugën Tiranë-Lezhë dhe kthim, vetvetiu më është kujtuar episodi me shamikuqen. Thellë-thellë kam menduar se me mandatin që i kishte dhënë populli i Kamzës, Xhelalit i kishte lindur e drejta t’ia mbyllte derën e bashkisë asaj që ishte rrekur ta rrënonte. Por ndoshta shamikuqja do të largohej vetë, pa pritur t’i mbyllnin derën. Ky do të ishte varianti më i butë. Në mejtimet e mia të rastit doja të ndodhte kështu, sepse ai qytet i mbingarkuar në një dekor triumfi qeveritar, ai qytet si një seli e madhe partie totalitare, me portretet sa hataja të Sali Berishës dhe Xhelal Mziut ngjitur me njëri tjetri, një tandem i pashembullt që nuk e kam ndeshur kurrë në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë, ku Xhelali duket sikur u thotë banorëve unë jam Berisha i Bashkisë dhe Berisha është Xhelali i Shqipërisë, pra ai qytet sikur paralajmëronte për shamikuqen një hakmarrje më të madhe se largimin e saj nga puna… Por hakmarrja primitive i zhgënjen gjithnjë shpresat tona se do të mënojë. Shamikuqen e rrahën në Kamzë para pak ditësh. Po kush e rrahu? Doraci është ai polici bashkiak që ka kapur e lëshuar policia. Ai është dora e zgjatur e kryetarit Mziu dhe vetë kryetari është dora e zgjatur e një sistemi harbut që nuk ka pikë respekti për individin, që nuk do t’ia dijë për ligj e për asgjë. Shamikuqen e “rrahu” kryeministri Sali Berisha, portreti i stërmadh i të cilit rri në mes të Kamzës sup me sup me portretin e Xhelalit. Sali Berisha nuk ka urdhëruar ende heqjen e atyre portreteve që nuk u gjendet mostra në asnjë bashki të Shqipërisë, dhe ma merr mendja as të mbarë Perëndimit. Kryeministri pozon me këdo, me njerëz të thjeshtë dhe me të zgjedhur, por jo për tu mbirë në sy qytetarëve si vëllai i madh në romanin “1984” të Xhorxh Oruellit. Duke e lejuar Xhelalin të shfaqet përkrah tij si Berisha i Kamzës, kryeministri ka “licencuar” hakmarrjen primitive të Xhelalit kundër një vajze, rrahjen e saj kriminale...” (a.th)
Comments
Kamza asht nje vendbanim

Kamza asht nje vendbanim parahistorikesh,si indogjenet qe gjenden neper xhunglat e Brazilit. Njerezit primitive jane si ata, qenje dythundrore te dala nga shpellat e verilindjes,ku flinin te zhveshur,te varur me kembe si lakuriqte e nates,rrace idiote,qe duhet te perdoret vetem si kavie laboratori.Vetem shamikuqet me i lane te lira,kurse monstrat duhen mbylle prape ne shpella

Mos ngaterroni bathoren me do

Mos ngaterroni bathoren me do individe te tipit 'Mziu".

Mos pergjithesoni faktet, pasi asnjehere dhe askund komunitetet nuk jane bartes te antivlerave.

E shumta, janë individe te caktuar, jashteqitje e kohws, qe perkohesisht ofrohen si bartes te asaj se si nuk duhet te jemi. Perse te mos e percaptojme dukurine "Meziu" (edhe emrin sa bukur i ri qafirit) si fytyra e asaj shoqwrie qe projektoi per Shqiperine blegtori ynë? Meziu nuk e di ligjin e kunderveprimit, pasi vitet e shkollimit nuk kane lene gjurme mbi te.

Bathorja eshte edhe shembulli i asaj qe mund te bejne njerezit e lire, kur konsiderojne punen si mjet te jetes. Te mos harrojme se Meziu nuk eshte shpreja e vullnetit popullor te konfirmuar, por jashteqitja e nje sistemi qe po perëndon. Kam ndeshur shume kolege dhe qytetare të Kamzes qe e stigmatizojne derdimenin-kryetar, pasqyre e blegtorit - udheheqes. A nuk konkretizon ky binom, gjithe sa nuk duhet te gjalloje ne shek. XXI, ne nje vend qe aspiron Evropen? A nuk jane keta individe perfaqesues te asaj te shkuare feudale, qe e ka mbeshtetur mbijetesen e saj pikerisht ne makinacicone si ato qe na risjll shalatani kryetar?

Nuk eshte faji i banoreve te

Nuk eshte faji i banoreve te Kamzes. E njejta gje do ndodhte edhe ne cdo qytet te jugut nese Nanua ne kohen e tij do ti frymezonte keto gjera groteske. Por ketu mendoj une se eshte ndryshimi, te lidershipi. Kryeministrit tone i duket gje normale kjo, biles sikur te mos ti kujtohej ai episodi i hidhur me terheqjen zvarre te shtatores se Enverit ne 90, sot do kishim nje shtatore te Saliut ne mes te Kamzes, me rastin e 100 vjetorit te pamvarsise. Kupohet me parate e Ministrise se Kultures.

Po ecni o burra se su ba

Po ecni o burra se su ba kjameti per nji targe!

Dikur malet i kemi pase te zhgarravituna me emrin e diktatorit ;)

me vje shume keq qe

me vje shume keq qe kryeministri i ardhshem meret me targa. po kush tha qe seshte targe e rregullt. ligjerisht eshte e mundshme. mjerim, mjerim qe rama e ka postu kte foto. ta heqe sa me shpejt se eshte per faqe te zez

E çfarë mund të presësh nga

E çfarë mund të presësh nga një njeri si zhelali dhe më e keqja është se nuk janë të pakët ndodh që ndo një rast të mbijnë si kërpullat mbas shiut por kjo vemje po jetonë shumë dhe sa më shumë të zgjasë aq më shumë do sëmuremi

Eshte me keq se nje targe.

Eshte me keq se nje targe. Eshte nje deshmi se jo vetem Kamza dhe Bathorrja, por gjithe vendi sundohet nga nje njeri. Afersisht si ne kohen e Enver Hoxhes. Por ndersa i pari i beri edhe disa pune te mira, ky i dyti nuk e di se per çfare te mirash do kujtohet. Sepse edhe ato te mira qe i atribuhohen atij, ishin merite e zhvillimeve te kohes ne mbare vendet ish komuniste. Por ky ka "merita" jo vetem per Bathorren dhe Kamzen, por ne rradhe te pare per Shkaterrimin Total qe i ka shkaktuar shtetit shqiptar. Shkaterrim moral, material, ekonomik, shpirteror, artistik, sportiv, kulturor etj. etj. ne te gjitha fushat. Me nje fjale shkaterrim kombetar. Nuk mund te presesh gje tjeter nga nje prejardhje blegtorale.

Po ta shohesh nga larg

Po ta shohesh nga larg Shqiperia sot duket si nje Kamez e madhe. Kamza ka nje gomar kryetar bashkie, ne kemi nje gomar kryeminister. Personat qe i fusin te gjithe banoret e Kamzes ne nje thes (ne tesin e Mziut) atehere fusin edhe Shqiperine ne thesin e Berishes.

Nuk mundesh ti vesh faj nje qyteti te tere pse kryetar bashkie eshte Mziu, sic nuk jemi te gjithe fajtore personalisht se pse kemi kryeminister Berishen, pa i hyre muhabetit se ne ç'menyre eshte zgjedhur Berisha dhe Mziu.

Add new comment