Flamuri partiak i intimidon zgjedhësit?

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 13:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot projekt-udhëzimin mbi ngritjen e qendrave të votimit për zgjedhjet politike të 23 qershorit 2013. Sipas dokumentit, qendrat e votimit krijohen në ndërtesa të institucioneve publike arsimore, kulturore dhe shëndetësore ku përfshihen: shkolla, çerdhe, kopshte, konvikte, qendra shëndetësore, qendra kulturore. Ndërkohë që ndalohet ngritja e qendrave të votimit në banesa private, ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi të një partie politike, ose kanë shërbyer si zyra elektorale gjatë fushatës zgjedhore.

Por diskutimi mbi këtë projektvendim u shoqërua me debate mes anëtarëve të KQZ-së. Partia Socialiste kërkoi që godinat private, ku më herët janë vendosur simbolet partiake, të përjashtohen nga lista e objekteve që do të përdoren si qendra votimi. Por kërkesa u rrëzua me votë, pasi sipas kryetares së KQZ-së, Lefterie LLeshi Kodi është i qartë kur përcakton përjashtimet.

"Në çdo qendër votimi, flamuri i intimidon zgjedhësit, baneri sipër qendrës së votimit indimidon zgjedhësit. Këto janë elementë për të shmangur çdo lloj intimidimi", deklaroi përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj. Një qëndrim i tillë u kundërshtua nga Lleshi. "Duke pasur parasysh edhe praktikën edhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor, është një gjë që ka dalë gjatë procesit. Kështu që, mendoj se, konsensusi me ndryshimet e këtij Kodi ka zgjidhur edhe këtë problemin tënd mendoj", - citohet Lleshi. Re.Pu.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ashtu e beri kodin Gjiknuri, le t'ja fut tani Berisha sa ti haje krahu. Se keta deputete analpambuker zune e po thoshin se nuk ka shume rendesi KQZ. Na tani, Kukesi dhe qendrat e votimit ne zyrat e PD.
Socialistet nuk shkojne fare te votojne ne ato zyra apo ambiente te militanteve te PD, ku siper valon flamuri i saj...

Submitted by Dardan (not verified) on

por kur keto objekte ndodhen ne zona, shtepi a lokale private?

Submitted by Lira (not verified) on

Flamuri "intimidon" zgjedhesit.  Hajde klase politike hajde!  Kane nevoje per ca vjet shkolle me duket qe te mesojne te flasin gjuhen e votuesve te tyre ("frikeson" ne vend te "intimidon").  Ose kane nevoje per me shume guxim qe t'i shprehin mendimet e tyre pa frike e jo duke u fshehur pas fjaleve te huaja....

Submitted by anonim (not verified) on

amon tkeqen me ftilloni i cik se jem tu pi e nuk kom takat me e gjet se ce do me thone intimidon!?

Submitted by Leonardo (not verified) on

E çfarë mund të presësh nga leshët e fillojë mbarë detyrën që i ngarkuan dhe hajt të pretendojmë se ka dëshirën për të bërë zgjedhje të lira dhe demokratike

Submitted by drini (not verified) on

Perdorimi i  fjales INTIMIDIM ( nese rrjedh nga italishtja: timido) eshte shenje e kultures se madhe apo e injorances te veshur me kravate? Kaq e veshtire qenka per te gjetur nje fjale shqip?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.