"Njeriu i periferisë Sali Berisha" - sipas Ilva Tares dhe Mustafa Nanos

Berisha në histori? "Absolutisht po, varet pastaj se ne ç'kategori te historise dhe si ia ka dalë, me çfare mjetesh, ka qene i debatueshëm per mjete demokratike apo jo, por ia ka dale. Eshte nje ish-komunist që nuk u be dot kurre plotesisht demokrat... Me karten e anti-komunizmit ka arritur te mbaje pushtetin, te dominoje 20 vitet e tranzicionit ne Shqiperi" - mendon ilva Tare e ftuar në Jamais Vu-në e Mustafa Nanos në edicionin e kësaj jave.
Dy gazetarët e njohur kanë folur ndër të tjera për një anë jo shumë të rrahur të debatit publik që lidhet me figurën e Sali Berishës: Prejardhjen e tij nga fshati. Një pjesë e bisedës së tyre më poshtë:
I.Tare: Dua te them edhe nje gje tjeter, diçka qe une mendoj se ai e ka vlerë: Origjina. Ka ardhur nga nje periferi e larget. Shume njerez i kujtojne librat qe ka lexuar gjyshi, valixhen e drurit. Per mua kjo eshte nje force, eshte nje nga aftesite e tij te jashtezakonshme per te marre pushtet, nje njeri qe vjen pothuajse nga askund, merr gjithçka dhe nga ky njeri une jam e bindur qe do te shoh gjithçka per ta mbajtur ate qe ka fituar.
M.Nano: I pare ne kete menyre, Berisha nuk eshte i vetmi ne kete bote, bile ky lloj personazhi eshte i njohur edhe ne letersine boterore, sidomos ate franceze, njeriu qe vjen nga periferia dhe sundon metropolin...
I.Tare: Po kjo eshte enderra, mesatarja e arte e endrres se shqiptareve te zakonshem. Kjo jam une.. Besoj eshte nje pjese e mire e audiences ketu sonte
M.Nano: Eshte dhe pak humane si ambicje he? Per te gjithe te ardhurit nga periferia. Une vij per vete nga periferia...
I.Tare: Eshte, por jo te gjithe ia dalin edhe te dominojne ne menyren si e ka dominuar Berisha Shqiperine, dhe fatin e shqiptareve
M.Nano: Më thuaj nje virtut të Berishes...
I.Tare: Ne 10 vitet e para eshte munduar ta shikoje shoqerine si kirurg , t’i hiqte ato pjeset e keqija, te mbante ato te shendetshmet, nuk ia doli dot. Kur erdhi prape ne pushtet nuk u mor fare me te keqen. Bashkejetoi me të... (a.th.)
Comments
Ne histori hyri edhe Hamza

Ne histori hyri edhe Hamza Kastrioti, Ballaban Pasha, Esat Pashe Toptani, Haxhi Qamili, Ahmet Zogu, por kane hyre si tradhetare dhe anti shqiptare. Keshtu qe i tille do te hyje edhe Berisha

Ilva e ben kete analize si

Ilva e ben kete analize si perfaqesuese e qendres? E perse na qenkerka origjina fshatare nje origjine qe u klasifikoka tek askund? A ka budallallik me te madh te thuash qe Berisha, apo dikush na paskerka ardhur nga pothuaj askund? Elita siperfaqesore te vetedashuruara!

Ç'do gje mund te

Ç'do gje mund te jeni ju, vetem ilire nuk jeni. Ju jeni sllavokomuniste, qe e shikoni çdo gje me syte e enverizmit te verber dhe stalinizmit te çelikte, kur i vini ne nje rrafsh(tradhetare e antishqiptare) ata qe nuk i donte Enveri, diktatori me i keq qe ka prodhuar historia kontinentale. Te tille duhet te jeni ju "iliret", qe s'keni asgje nga gjalu i ilireve.

Histria e shkruar nuk njeh

Histria e shkruar nuk njeh qofte dhe nje rast kur njerezit e perferisë, qe kane dominuar per nje fare kohe fatet e kombeve te tyre, te kene hyre ne histori me nje korpus pozitiv vlerash. Vertet, ne momente te caktuara, mund te kene shfaqur, qofte dhe per interesa te pushtetit, performacë pozitive, por, ne teresi, arritja nuk eshte justifikuar. Tipike kjo per vendet e lindjes, por dhe perendimi ofron jo pak shembuj. Kombit i kane sherbyer dhe jane renditur ne panteonet e vlerave dhe të respektit, ata udheheqes qe kane dhene nga vetja dhe ia kane dale qe ta lenë kombin me të prosperuar se e kishin gjetur. Kujtoni Presidentin Rusvelt p.sh.

Sa i takon blektorit tone, e ka kot Znj. Ilva qe e rrotullon fjalen. Nëse nisesh nga kriteri i pasurimit, sigurisht, fshataro-komunisti i konvertuar nw pseudo-demokrat arriti rekorde. Por t'ia leme Forbesit këtë.

Të kujtojmë më mirë ata mijra te vrare, ata qindra-mijra te mjeruar e te poshteruar deri ne palce, rrenimin e institucioneve (kujtoni Enciklopedine e Fiksit per efikasitetin e zyrave tona), gjeratoren gjigante të korrupsionit, industrinë qe nuk ia del te prodhoje asgje (veç sallamit), bujqesinë, qe dhe kur arriti te prodhoje ullinj, iu kalbën pa iu shitur, protokollin shteteror qe nuk arriti te menaxhoje deri dhe tubimin ne Vlore per 100 vjetor , gjyqësorin qe i nxit cdo dite njerezit ne konflikte pronesie a sociale, deri vetegjyqesi, arsimin qe po shperfytyrohet në nivelin e Burundit e Sudanit, shendetësinë qe te le te vdesesh, nese nuk pagun 'taksen e mjekut", ushtrinë e gjeneral imamit qe nuk arrin te siguroje as dhe uniformat, etj., etj. Me prurje të tilla, mendojeni vetë se çfarë vendi të ofron historia. Blegtori ynë bën mirë te mbaje mend ato qe i thotë sot Baze ne shkrimin e tij. Sa i takon perpjekjeve qe mund te beje ky individ, rrini te qete: Se sa trim e kurajoz eshte, e thote sot Baze, e deshmojne shume te tjere ne forma te ndryshme dhe do të keni rast ta plotesoni informacionin tuaj, sapo të marrë statusin që meriton. Mos e vleresoni nga siguria qe performon, kur ka qark qindra police e ithtarë. Pritni dhe pak. Kur ta shihni "lakuriq", do mund të çmoni "trimin e çartur" të bjeshkeve. Edhe pak fare! Ju siguroj se do t'ia vlejë.

Personazh tipik i ngjashem me

Personazh tipik i ngjashem me Berishen do te ishte Lysieni te "Iluzionet e humbura" te Balzakut. Nje njeri me ideale qe vjen nga periferia, qe sa futet ne jeten e Parisit, fillon te beje tregti me to. Ndryshimi i vetem do te ishte dilema nese Berisha ka pasur ndonjehere ideale( pra, edhe nese ka pasur iluzione per te humbur, apo te gjitha iluzionet e humbura kane qene tonat). Nese i besojme Balzakut, dhe se fundmi, Mero Bazes(pardon per krahasimin), kesi lloj njerezish kane nje fund tragjik.

Une desha te them dicka qe me

Une desha te them dicka qe me beri pershtypje nga ajo Interviste me Zonjen Tare.

Femrat paskan nje xhelozi te jashtezkonshme per njera-tjetren, kjo eshte e ditur por

duke menduar se zonja Tare ka jetuar ca kohe ne perendim mendoja se nuk do ta shfaqte kete xhelozi.

Kur zoti Nano filloji ti beje ca komplimente per karrieren e saj si dhe e pyeti se a ka ndonje tjeter Grua te suksesit ne Shqiperi,

pergjigjja ishte: nuk me vjen ndonje ne mendje, dhe kur zoti Nano permendi disa emra (Rudina Magjistari, Sonila Meco..) zonja luajti koken por jo neshenje miratimi.

Mendoni per nje cast sikur kjo zonje te behet e Pushtetshme cfare do ndodhi....

Zoti na ruajt nga pushteti i femrave...

Zoti e ndihmofte Shqiperine pasi paska ngelur vetem me nje femer...te zonja.

Zoti e ndihmofte dhe zonjen Iva (EVA e Adamit).

O Zot, o t´merr c´fare

O Zot, o t´merr c´fare dialogu e cfar niveli surrogato. Jeni komplet aut nuk jetoni kohen.

Jamë me mendimin e Ilirët

Jamë me mendimin e Ilirët vërtet do futet tek pjesa më e zezë të historisë sonë

Unë historinë e imagjinoj si

Unë historinë e imagjinoj si një shtëpi të madhe ku banojmë të gjithë por vetë pak arrijnë të shkruajnë emrin e tyre nëpër mure.Dhe sigurisht Sali Berisha e ka shkruar emrin e tij,por në muret e halesë(banjës).Pa merak, nuk do të jetë vetëm se ka edhe qindra të tjerë për shoqëri e muhabet.Kisha një pyetje:Kush është Ilva Tare?Kush janë Rudina Magjistari e Sonila Meço??...Të më falni por nuk i ndjek shumë TV-të shqiptare e nuk kam patur rastin (fatin) të informohem mbi veprat e shkëlqyera të këtyre zonjave........

Pa merak se koha do kaloje

Pa merak se koha do kaloje dhe te gjithe ju qe keni shkruar ketu perfshire dhe keta gazetaret e pavarur do jeni me fat po ua mbajten mend emrin edhe sterniperit .... kurse Berisha do kujtohet aq gjate sa shqipja te shkruhet e lexohet si njeriu qe rrezoi komunizmin dhe hodhi themelet e lirise . Do kujtohet si askusht tjeter pas Skenderbeut dhe Ali Pashes sepse cilesite e tij njerezore dhe politike nuk i ka pasur asnje shqiptar tjeter pos te lartpermendurve !

Add new comment