Censusi: Për 100 shtetas shqiptarë, ka 0.87 grekë

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 14:01

Instituti i Statistikave ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi, dhe Top Channel ka arritur të sigurojë shifrat e dy aspekteve më të debatuara të censusit: feja dhe etnia. Kështu, nga të dhënat që do të publikohen (dt 13), rezultojnë shqiptarë 83 për qind e të pyeturve, grekë janë deklaruar 0.87, ndërsa 0.2 për qind janë shprehur se kanë kombësi maqedonase.

Ndërkohë, rezultate e reja flasin për përmbysje të raportit të komunitetit katolik me atë ortodoks, në krahasim me shifrat e disa viteve më parë. Nga të dhënat e mbledhura nga censusi, rezulton se 57,12 për qind e të pyeturve janë deklaruar si myslimanë, 10,11 për qind katolikë dhe 6.8 ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52 për qind e të pyeturve, bektashianë 2.11, ndërsa evangjelistë 0.11 për qind.

Pra, siç shihet, në Shqipëri ka më shumë ateistë sesa grekë. Më shumë bektashianë sesa grekë. Gati 12 herë më shumë katolikë sesa grekë.

P.S Nqs qeveria do duhej të përfaqësonte shtresat e margjinalizuara, kreut të ekzekutivit i takon që të punësojë 4 ministra ateistë për çdo ministër të minoritetit grek. Për fat që ateistët nuk ankohen, dhe nuk kanë synime të marrin detin. k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

greket jane akoma me pak se kaq.

regjistrim i besueshem eshte ai i 89-s .

Submitted by Evis (not verified) on

per 100 shtetas shqiptar, ka 0.87 greke, jo 0.87% e cila eshte baraz me 0.0087

Submitted by respublica (not verified) on

Matematikë e drejtë :)

Respublica

Submitted by Erisa (not verified) on

Matematike idjote! Se late name: 0.87% ne vetevete do te thote 0.87 per 100, pra me pak se 1 grek per 100 shtetas shqiptare. Rrjedhimisht, artikulli eshte i drejte ne matematike. Eshte gje tjeter se 0.87%=0.0087 te numrit total te shtetasve shqiptare te intervistuar, por titulli nuk thote kete!

Kristalin apo Vitrinat keni mbaruar?

Submitted by Beli (not verified) on

Minoriteti grek mund te jete aqe sa thuhet ose pak ma shume, por gjithmone pak.

Ortodoks shqiptar ka me siguri ma shume nga ç'thuhet. Nuk ka arsye te jete zvoglue numri i ortodoksve kur as ne kohen e turkut nuk u zvoglua shume.

Ndersa musliman ka ma pak se ç'thuhet. Shume prej muslimanve jane bere te krishter te sekteve te reja.

Ky asht censurim politik i popullsise, simbas oreksit te Pashes Berisha.

Submitted by Gazi (not verified) on

Besoj se ka me shume Ortodox por edhe Ateist sa per myslymak ka shume me pak.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Cuditem per krahasimet katolike me greke, ateiste me greke. Dmth  te jesh dhe katolik apo ateist dhe grek ne te njejten kohe eshte e pamundur? Nje grek mund te protestonte ndaj jush per komente qe cenojne lirine e besimit. Per te njejten gje mund te pretestonte dhe nje ortodoks (jo medoemos shqiptar)! Ne shekullin e kaluar Edit Durham, nje mbrojtese e fuqishme e ceshtjesh shqiptare, shkruante: "Kjo (cilesimi i ortodokseve shqiptare si greke) eshte po aq e pasakte sa t'i njohesh te gjithe katoliket si italiane". Shifrat e censusit jane diskutim me vete.

Submitted by Lalalu (not verified) on

Sa budalll jemi, por pse nuk i pytem Belin e Gazin per statistiken e popullsise, por harxhuam pare per censusin? Keta dy i paskan pyte 3 milion shqiptare, nje nga nje, dhe n'vertet keta punojn ne Insitutin e statistikave e jo ne internetcafe, prej ku i shperndajn analizat t tyre

Submitted by Dritan (not verified) on

Cfare rendesie ka censusi? Cme hyn ne pune mua sa & keshtu sa ashtu. Problemi ne Shqiperi nuk qendron neper te tilla studime, por ne faktin qe jemi nje shtet i dhjere, i marre fund, dhe ne te rrisim bij e bija te paedukuar, kriminele, e te felliqur

Submitted by f d (not verified) on

Zotni ' k.c.', mos e keni paraqitur te cale informacionin (?!), pasi me duket se ka dhe nje goxha perqindje qytetaresh qe nuk jane deklaruar per kombesi e fe...e per rrjedhoje ka rrezik qe interpretimet te jene balona tauke.

Submitted by f d (not verified) on

Edhe nje 'gjembace' per autorin 'k.c.' : Pse ke vene qe ne titull e ne vijim krahasimin mes shqiptareve e minoritetit grek ?! Kombesi te tjera jo etnike nuk jane rregjistruar ne Shqiperi ?! Po vllehe e roma nuk ka ministra ?! ...

Kolorado e ke shkelur shume fort me kete article, duke u shfaqur si nje racist i ashper dhe i deklaruar me dacibao ( ja dhe gazetar i pavarur e ateist )...

Nuk jam minoritar grek, por jam kunder racisteve qe vervisin urra zjarri ne 100 vjetorin e patriotizmes e nacionalizmes...

Dhe e fundit : Detin nuk e morren minoritaret greke se ishte dhe pjese e tyre, por qeveria jone ja fali qeverise greke, per pazaret e tyre...

Reagoni ju lutem sinqerisht !!!

Submitted by korcar (not verified) on

N.q.s 83% jane shqiptare 0.87% greke dhe 0.2% maqedonas, ne total bejne 84.7%. Cfare jane 15.3% e te mbeturve. Artikulli perzien fene me etnine dhe vetem se krijon mjegull. Na kerkon te kemi me shume ministra ateiste se greke, kur ne te njejten kohe ministri grek i qeverise shqiptare mund te jete vete ateist.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.