Idrizi: t’i jepet pasaportë shqiptare edhe çamit ortodoks, Presidentit grek Papulias!

Ndërsa Ministria e jashtme greke deklaron se “nuk ka çështje çame”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka deklaruar gjatë një debati të hapur në Univ. Luarasi se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për çamët, sipas Shqiptarja.com. Idrizi (kohët e fundit i përfolur për një anim të mundshëm në një koalicion me LSI jashtë konjukturave) ka deklaruar se e mbështet nismën për t’u dhënë pasaportë të gjithë shqiptarëve, që të përfitojnë edhe çamët ortodoksë që jetojnë në Greqi. “Madje ne si shtet shqiptar duhet t’i japim pasaportën shqiptare dhe Presidentit grek Karolos Papulias i cili është çam ortodoks” citohet Idrizi nga Shqiptarja.com.
“Lëvizja Çame”, nga ana tjetër, pas deklaratave të Min. së Jashtme Greke, kundër-përgjigjet me një deklaratë të botuar te Tema, ku rikujtojnë:
"Ju lutemi referojuni medias së shkruar për të kujtuar përgëzimin që z.Idrizi i bëri vizitës së suksesshme të Ministrit të Jashtëm Panariti në Athinë dhe sesi nga kjo ditë Çështja Çame nuk do të dilte më nga diskutimet e nivelit të lartë midis dy vendeve."
Më pas Lëvizja Çame i bën thirrje PDIU:
“Me butafori rrugësh, makijazhe apo leksione të hapura në universitete nuk zgjidhet Çështja Çame, z. Idrizi.
Ështe koha të rinisim punën tonë për Çështjen Çame atje ku e lamë tre vite e gjysmë me parë. Është koha që të gjithë së bashku të ndërtojmë një strategji transparente dhe demokratike për kauzën tonë. Çamëria është vërtetë në rrezik, ne çamët i duhemi asaj dhe i duhemi sot”.
Ja.Se.
Për më shumë:
Comments
Jo "Presidentit grek" por

Jo "Presidentit grek" por duhet thene "Presidentit te Greqise"

Me se pari duhet ti jepet

Me se pari duhet ti jepet shtetesia kryepeshkopit te Shqiperise qe e ka kerkuar ate (dhe ka 21 vjet ne Shqiperi), eshte nga Thesprotia, te cilen ne zhargonin shqip e quajne Cameri. Ne fakt prejardhja e fjales cameri eshte nga lumi Thiami qe shtrihet ne Thesproti dhe te ardhurit shqipfoles ne epoka te ndryshme e kane deformuar ne Ciami, dhe banoret j qe jane ngulur rreth ketij lum Ciami (Thiami) e quajten veten ciame apo came.

Un ende nuk kuptoj se

Un ende nuk kuptoj se ç'objektiv ka Lëvizja Çame.

Jam dakort me P. T.

Jam dakort me P. T. Budallallek te tille s'me kishin degjuar veshet. Se cfare lidhje ka kjo me interesat e komunitetit cam ec e mere vesh. Amatorizem politik. Si do tja jap pashaporten shqiptare me zor?

Papulias ishte dakort per te

Papulias ishte dakort per te marre pasaporte shqiptare, por Idrizit ( tha ai ) nuk i japim pasaporte greke sepse nuk eshte shqiptar...

Add new comment