Krimet e Berishës nuk ka det t'i lajë - thotë Shinasi Rama dhe shton për Edi Ramën: Si kryeministër, do përballet me klanet e vjetra të PS

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 09:25

Shinasi Rama ka dhënë nga SHBA një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes DITA, ku thotë se në 2013 do ketë rotacion politik dhe ndër të tjera analizon figurën e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Thotë për Berishën:  “Në përgjithësi e në vazhdimësi, Sali Berisha ka përgjegjësi të jashtëzakonshme e të dorës së parë për dështimin e tranzicionit, për shkatërrimin e ekonomisë, për kriminalizimin e shoqërisë, për shitjen e hapur të shtetit të huajve, për tradhëtimin e çështjes kombëtare, dhe futjen ne një hulli aspak shpresëdhënëse të problemit shqiptar, për katundarizimin e skajshëm të politikës dhe të diskursit politik, e me radhë. Nuk ka det që e lan Sali Berishën nga krimet që ai ka kryer ndaj shqiptarëve. Shpjegimi për këtë sjellje të tij është se ai po përpiqet që të mbijetojë në politikë, edhe pse loja në të cilën gjendet i është imponuar nga kundërshtarët dhe nga rrethanat. Gjithsesi, zgjidhjet kanë qënë të tijat e vetëm të tijat. Po ashtu, Sali Berisha nuk është i njëjti politikan që ka qenë një kohë dhe nuk është aq sundues sa duket. Për shumë vite përpjekja e tij ka qenë thjesht me mbijetue. Shumë shpejt, ai do të jetë prapë në të njëjtën gjendje. Në këtë përpjekje ai ka bërë kompromise të panumërta deri sa ka arritur në këtë pikë në të cilën duhet të luftojë shumë për të mbrojtur familjen e vet, dhe politikisht, edhe interesat e Trustit në krye të të cilit është...”

Thotë për Ramën:Unë e kam njohur Edi Ramën kur ka qenë një nga të rinjtë më të frymëzuar dhe me shpirt të lirë, piktor modern, demokrat me shpirt dhe disident i vërtetë i brezit të vet. Edi Rama është nga të parët që u shkëput me vetëdije nga familja e nga shtresa së cilës i përkiste. Ka qenë njeri i veçantë dhe karizmatik, jokonformist, një njeri që e kanë dashur dhe ndjekur njerëzit dhe studentët e tij në Institutin e Arteve dhe më gjerë. Figura e tij e asaj kohe është e papërsëritshme. Pjesa tjetër e përgjigjes është se, tashmë, Edi Rama është një politikan i rrahur me vaj e me uthull në rrugën e kompromiseve të pafundme dhe tejet të ngarkuara moralisht. Edi Rama është kryetar i tanishëm i PS-së, një strukturë që ka përgjegjësi të mëdha historike për dështimin e tranzicionit dhe për shumë krime të kryera gjatë qeverisjes së saj. Disidenti i dikurshëm ka bërë kompromiset e duhura për të arritur në këtë pikë, por ai nuk është më ai që ka qenë dhe rrugës ka mbledhur shumë përgjegjësira që nuk i shmang dot. Është interesante të vihet në dukje se ai ka mbledhur rreth vetes një grup të rinjsh që duken të përkushtuar në veprimtarinë politike dhe që përdorin teknika moderne komunikimi e që kanë një mendësi ndryshe nga baza tradicionale e PS-së. Natyrisht që ai mund ta drejtojë shtetin si kryeministër. Ai arriti të drejtojë Tiranën për disa mandate dhe Tirana është më shumë se një e treta e shtetit shqiptar. Gjithsesi, mendimi i im është që klanet që e kontrollojnë PS-në të drejtuara nga Gramoz Ruci e të tjerë, kanë interesa që Edi Rama të mos e prekë status quo-në” – A.N.

Intervista e plotë:

http://gazetadita.al/krimet-e-sali-berishes-si-lan-dot-nje-d...

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

hmmmmmm

Edi Rama është një politikan i rrahur me vaj e me uthull në rrugën e kompromiseve të pafundme dhe tejet të ngarkuara moralisht

Dje Muci thoshte qe duhen primaret po nuk eshte koha per ato. Sot Shinasiu i relativizon gabimet. Mire mo mire, po ky njeri qe quhet Edi Rama kur dhe si duhet te mbaj pergjegjesi politike do e sqaroni ndonjehere?

Është interesante të vihet në dukje se ai ka mbledhur rreth vetes një grup të rinjsh që duken të përkushtuar në veprimtarinë politike dhe që përdorin teknika moderne komunikimi e që kanë një mendësi ndryshe nga baza tradicionale e PS-së

Te rinjte jane te gjithe te katapultuar, te pavotuar e si rrjedhoje ne konflikt te madh interesi. Edhe nese duan te krijojne nje identitet te tyre, te kritikojne vendimet, kercenohen me perjashtim te menjehershem. Edhe nqs keta kane "mentalitet te ri", ku mund te duket ky ne nje ambjen qe dominon mentaliteti i vjeter i politikberjes - i gjithe pushteti kryetarit.

Gjithsesi, mendimi i im është që klanet që e kontrollojnë PS-në të drejtuara nga Gramoz Ruci e të tjerë, kanë interesa që Edi Rama të mos e prekë status quo-në”

Une nuk e di ku i ka pare keto klane Shinasiu, ato mbase ekzistonin ne kohen e Nanos, po tani qe te gjitha pushtetet i ka ne dore Rama vete askush nuk pipetin. Rama i ka perdorur te gjithe si te doje, i nxjerr per deklarata dhe qendrime qe i ndryshon mbas 10 ditesh, te gjithe lexojne fjalime dhe komente te pergatitura nga zyra e tij. Se ku jane keto klane nuk e di! Nqs pastaj kuptimi i klanit eshte "njerez qe duan pushtet" atehere nuk e di ku ndryshon nje politikan nga tjetri, sepse te gjithe te tille jane.

Dobet Shinasi, shume shume dobet. Si i letrave qe je, mire ben ti hedhesh nje sy Rational Choice Theory. Do mesoje shume, aq me teper qe sot nuk te merr njeri ne pune ne departamente te shkencave politike nese nuk ke shkruar artikuj te bazuar pak a shume ne mendime te tilla.

Submitted by Saimir (not verified) on

Me sa di une Shenasiu nuk eshte duke kerkuar pune ne ndonje nga Departamentet e Shkencave Politike ne ndonje Universitet ne Shqiperi pasi eshte drejtor i nje programi mbasuniversitar ne New York University, ne New York dhe jo ne Tirane. Pa dashur te replikoj do te perkujtoja se ju merrni pozicionin e shume te diturit, kritikuesit, vleresuesit dhe keshilluesit. Rekomandimi juaj aq femijor per te lexuar Teorine e Zgjedhjes Racionale, nje liber fillestar ne kete fushe, deshmon vetem cektesine edukimit tuaj ne shkencat analitike ose/dhe shkencat politike.

Submitted by Albi (not verified) on

E di shume mire se ku punon Shinasiu, kam komunikuar disa here me te ne te shkuaren. Dhe gjithashtu e di qe Rational Choice eshte bere paradigma dominante ne shkencat politike (pra ne revistat akadamike) vitet e fundit, dhe jo kur Shinasiu filloi studimet ne vitet 90.

Dhe nese Shinasiu, apo ti, do e dinin me mire Rational Choice, atehere do ishit dakort me pikat qe ngre une dhe jo me mendimet e tij te tipit "Rama ka marre ca cuna te rinj te mire rreth vetes". Askush nuk eshte i mire ose i keq ne vetvete, jane zgjedhjet e detyruara nga sistemi perreth qe e bejne te tille. Dhe me kete sistem Shinasiu nuk merret fare.

Submitted by Anonim (not verified) on

Dakord me faktet. Mbetet qe Edi Rama te mos beje asgje nga ato qe ka bere Sali Berisha, pasi do te behej bashkefajtor.

Sali Berisha kriminalizoi shoqerine e sidomos administraten shteterore e deri ate private.

Sali Berisha e ç'orientoi demografine e qyteteve aq sa e ka qelbur fare ate. Me shekuj do te mundohen te tjere qe ta rikthejne ne normalitet, por nuk do te arrijne. Llumi dhe kriminelet i kane mbushur qytetet, sidomos Tiranen.

Krimet e Sali Berishes jane te papara dhe te gjitha te veshura me petkun demokratik.

Mirepo shume nga ne e kane ngrene demagogjine e Sali Berishes. Fatkeqesi kombetare.

Submitted by Erisa (not verified) on

Shkrim shume i dobet. Kisha shume respekt per ty Shinasi, sidomos mbas shkrimit per katundarizmit por me kete shkrim dhe lavdet qe i thurr Edi Rames dhe grupit te Erion Veliajt, jam shume i zhgenjyer. PS-ja ka nevoje per nejrez te tjere. Bera nje kerkim ne internet per ty Shinasi dhe pashe se qenke akuzuyar per sigurims dhe se ke fut ne burg nje njeri per 12 vjet. Tani po e kuptoj se edhe ky shkrim i yti nuk eshte rastesi, gjithcka eshte e lidhur! Sa keq!

Submitted by Albana (not verified) on

Thua qe bere nje kerkim ne internet dhe.. Kur e bere kerkimin para apo pasi lexove artikullin? Ti beson cdo gje qe lexon ne internet?

hahaha . Te te them i... kuptoje vete.

Submitted by vike (not verified) on

nqs nuk do te ishte shkruar emri Shinasi ne interviste do te mendoja se kjo do te ishte persiatja e te jemes se Zeqos ngaShBA-ja. Keta qe flasin nga kaq larg e njohin fare pak realitetin e eger shqiptar dhe na imponojne Ramen si zhgjidhje i cili per mendimin tim eshte pjese integrale e te pamoralshmes 22vjecare qe ka rrokapjekthur vendin ne kete derexhe. Ha gjize Shinasi ha...

Submitted by Lira (not verified) on

Nga nje profesor i nje rangu te tille, do te prisja dicka me shume, nje analize jashte llogjikes se dy partive.  Por, mqs. jeton ne SHBA, i falet sepse atje ende mendojne se vetem dy partite e medha mund te drejtojne vendin dhe nuk ka fare hapesire per parti te tjera te reja.  Edhe grupimet e reja qe dalin, futen nen grupimin e dy te medhajave.

Besoj se sot duhet pare me shume nga Italia ku po dalin qytetaret me formime te reja (si "5 Stelle" e shume te tjera).  Me Edi Ramen e Berishen, duhet ti mbyllim hesapet sa me pare.  Do te jete fatkeqesia me e madhe e kombit tone nese ne zgjedhjet e reja te 2013-es do te gjendet perpara alternativave te vjetra: PD-PS dhe LSI.

Submitted by Albi (not verified) on

Edhe grupimet e reja qe dalin, futen nen grupimin e dy te medhajave.

Futen ne dy grupimet e medhaja per shkak te demokracise se brendshme, primareve etj. Idete dhe individet e rinj i kane te gjithe hapesirat per te hyre e per te bere karrieren e tyre, e mbi te gjitha per te sfiduar dhe mundur garden e vjeter. Kjo eshte ceshtja!!! Po nuk u fol per kete difekt te madh te demokracise shqiptare, qe Rama dhe Berisha kane kontrolluar me idene e listave partine, dhe me kodin proporcional rajonal mundesine per te bere grupime te reja, gjerat e tjera jane llafe kot

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.