Komplimentet e Daçiç për Thaçin, a mos tregojnë që në tryezë janë bërë lëshime?

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 07:05

 

“Vetëm disa orë pasi në takimin e tretë në kuadër të dialogut në nivel të lartë teknik me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi kishte arritur përparim në normalizimin e raporteve me Prishtinën, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka befasuar një numër të mirë të zyrtarëve evropianë dhe të diplomatëve të huaj në një konferencë në Bruksel, duke thënë se ka keqësim të raporteve të Serbisë me Kroacinë. Për ata diplomatë ishte befasi të dëgjonin se kryeministrit aktual në Serbi po i shkon më mirë bashkëpunimi me ish-armikun e tij të luftës, Hashim Thaçi, sesa me Qeverinë e Republikës së Kroacisë, shkruan në numrin e sotëm të saj Koha Ditore. 

Dhe meqë duket e pamundur të besosh që dy “armiq” të betuar, meqë iu dha rasti e u njohën më nga afër, hoqën paragjykimet, dhe u bënë miq, lind pyetja, a mos vallë kroatët janë kockë e fortë në bisedime e nuk u kanë bërë lëshime serbëve? K.C.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Normal qe tani do e kene marredhenien mire, se ne lufte kane vdekur njerez nga ppopulli, ata aty ne pushtet kane qene e do vazhdojne te jene.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.