Shënim: Një paradoks shqiptar

Në jetën politike, ekonomike e shoqërore shqiptare, mund të gjesh shumë paradokse. Një të tillë e vumë re në debatin e djeshëm paralmentar për buxhetin. Pikërisht në ditën kur kongresmenët republikanë (që janë të djathtë) kundërshtuan në mënyrë të vendosur propozimin e Presidentit Obama për rritjen e tavanit të borxhit publik, grupi parlamentar i të djathtëve shqiptarë votoi për një buxhet që do ta rrisë borxhin publik përtej tavanit ligjor të aprovuar në 2008-ën (60% e PBB-së).
Në fakt, të djathtët kudo në botë, e sidomos në Europë, po janë kundërshtarë të vendosur të rritjes së borxhit publik, ndërkohë që të majtët po janë në përgjithësi më pranues ndaj idesë së rritjes së tij në këtë kohë krize. Në Shqipërinë tonë ndodh bash e kundërta…
E.Zaloshnja
Comments
Nuk e dija qe ne Shqiperi

Nuk e dija qe ne Shqiperi kishte dallim mes te djathtes dhe te majtes, pervec emrit!!!

Hmmmm... te djathtet ne USA

Hmmmm... te djathtet ne USA nuk me dukeshin shume kundra borxhit kur W. edhe ulte taksat edhe fuste vendin ne lufte pa e ditur si do e paguante kete.

Si tha Cheney atehere? "Deficits don't matter" apo jo? Le te themi qe te gjitha qeverite duan te shpenzojne per te plotesuar qellimet e tyre dhe kritika me e mire e cdo opozite eshte pergjegjesia fiskale.

O Albi, nuk e ke shume

O Albi,

nuk e ke shume haberin e politikes amerikane prandaj mos ja fut kot. Sa ishte borxhi kur ishte Bushi? Dhe sa eshte sot?

10 trilion kur ishte Bushi,

10 trilion kur ishte Bushi, 16 sot!

Po kjo si pyetje eshte idiote per dy arsye:

1) Borxhi eshte i akumuluar ne vite, deficiti matet per secilin vit. Pra nuk shume kuptim te pyesesh sa eshte borxhi "kur ishte Bushi". 10 trilion eshte dita e fundit ne zyre e Bushit.

2) Borxhi i Obames eshte rritur, po per nje arsye kryesor - per shkak te krizes ekonomike ka rene fuqia taksambledhese. Po kjo nuk do te thote qe dhe shteti duhet te ule shpenzimet. Perkundrazi, politika fiskale duhet te jete kunderciklike - te jete e limituar ne kohe te mira, dhe ekspansioniste ne kohe te keqia. Problemi i Bushit ishte se zmadhoi borxhin ne kohe rritje ekonomike.

Kaq per sot, se pastaj duhet t'iu kerkoj tuition fee per te gjitha.

problemi me komentet e tua,

problemi me komentet e tua, albi, eshte se ti merresh me historine e qendrimeve ndaj borxhit publik, ndersa zaloshnja ne kete shenim eshte marre me qendrimin aktual te te majteve dhe te djathteve boterore ndaj borxhit, krahasuar me "te djathtet" dhe "te majtet" e albanistanit...

E c'u be ?!...Borxh per ju po

E c'u be ?!...Borxh per ju po marrim, per femijet,per te miren tuaj...dhe po vdiqa une (larg qofte!) paguani borxhet...dhe po nuk i paguat dot falni te mirat tuaja materiale e morale...! Po mua do te me mbani mend sepse jetuat e festuat mire, pavaresisht se me borxhe. S'ke buke (?); merr borxh ! S' ke shtepi(?); merr borxh! S'ke makine (?); merr borxh! S'ke floke(?);merr borxh ! S'ke dashnore (?); merr borxh! S'ke...kurre mos pac !!!...Le te falin femijet me pas jeten, festen, te perditshmen, shtepine, makinen, floket, dashnoren...dhe leshte ! Pune e madhe!!! Bota e pertejme nuk e sheh dot boten e ketushme; keshtuqe 'hani,pini e kendoni sa te jete lale Gjoni...' dhe ' shterzimet shume me vone do i shijoni'...

( Keshtu me ka mesuar im'ate; ' borxhi dhe shpirtin ta le peng ! '.)

Ne Shqiperi nje dite kur

Ne Shqiperi nje dite kur Berisha "i ashtuquajtur i djathte" kishte miting nje te shtune ; nje biznesmen ndertues kishte planifikuar te hidhte soleten e betonit te nje kati ne nje pallat qe kishte ne ndertim ,nderkohe punetoret braktisen punen per te vajtur ne miting me Saliun dhe ndertuesi u detyrua te jape zgjidhje me persona te tjere.Tani me thoni ne se tek ne nuk eshte gjithçka me koke poshte, Punetoret normalisht duhej te ishin te majte, biznesmeni i djathte, te majtet shkojne ne mitingun e te djathteve dhe biznesmeni mbetet i "majte",

"As e merr t'a marrem" eshte nje shprehje popullore e Jugut te vendit qe shpreh gjullurdine dhe rremujen ne gjithçka.

Add new comment