E kam të vështirë të gënjej - thotë Rama dhe ironizon: Se pastaj do më thoni: Mirë ata që ishin ... po ky i gjati?

“Sot ju kërkoni që qeveria t’ju dëgjojë. Ne kemi marrë një angazhim për 100 ditët e para të qeverisjes sonë... Në 100 ditët ë para të qeverisje do të anullojmë ligjin që ju zhveshi nga të drejtat në letër dhe do e bëjmë me kënaqësinë më të madhe” - u tha kreu i opozitës Rama, përfaqësuesve të personave me aftësi të kufizuar në një takim me ta gjatë ditës së sotme (në foto). Zyra e shtypit e partisë më të madhe opozitare thotë në një njoftim për media që gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama prezantoi programin qeverisës të kësaj partie për këtë kategori.
Në një moment të bashkëbisedimit Rama iu drejtua të pranishmëve : “Problemi është se duke pasur fatin të jem 198 cm, matem mirë kur jap fjalën… Se pastaj do thoni: Mirë ata që ishin ... po ky i gjati. E kam të vështirë të gënjej. Dua që kur t’iu takoj prapë të mos më thoni ca na ke kput me rrena”. (A.N.)
Comments
Ky eshte mire per me pi
<p>Ky eshte mire per me pi ndonji birr e me honger ndonji qofte tek tymi, dhe per me bo muhabet te lezetshem tironsish.</p><p>Pa per kryetar i opozites sot dhe kryeminster neser, vallahi bilahi .....</p><p> </p>
E çfarë humori që ka mor
<p>E çfarë humori që ka mor burrë...</p>
Add new comment