Tushja sapo kishte vendosur të firmoste padinë - thotë avokati i Gërdecit dhe përmend një krushqi mes Mediut dhe kryebashkiakut të Vorës

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 14:04

“Para pak kohësh erdhi e kërkoi edhe ajo të rreshtohej përkrah atyre familjeve që kërkonin drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. Ajo kishte një arsye bindëse pse ishte vonuar më shumë se të tjerët sepse fundja kishte kaluar momente të vështira derisa kishte siguruar kujdestarinë e vajzës së vogël, mbesës së saj. Ajo ishte e duruar. Në momentin kur padia civile ishte përgatitur dhe pritej firma e Tushes, vjen lajmi makabër që ajo preferoi të ishte më afër Zotit se zyrave të ftohta dhe pa pikë shprese të shtetit shqiptar” – shkruan në një artikull të botuar sot në faqet e opinioneve në të përditshmen DITA, avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija.

Tushe dhe Kujtim Osmani, të dy të vetëvrarë ishin prindërit e njërën prej viktimave të Gërdecit, 18 vjeçares, Resmije Osmani. Av.Matlija rrëfen edhe disa detaje:

"I ati Kujtim, i cili u vetëhelmua, punonte në Bashkinë e Vorës dhe u pushua nga puna sepse kishte bërë krimin që mbështeste opozitën. E lanë pa asnjë të ardhur në pikën e varfërisë. E pushoi nga puna një person, një kryetar bashkie që sot thuhet se rastësisht ka lidhur krushqi me urdhëruesin e ndërtimit të punishtes kriminale të Gërdecit, me vetë ish Ministrin e Mbrojtjes. Kujtimi i mbetur pa asnjë zgjidhje u shty deri në pikën ekstreme, atë të vetëvrasjes. E dyta u largua Tushja, në të njëjtën mënyrë si bashkëshorti i saj. Ndjesë pastë. Vajza e vogël e Resmijes Kristiana 5 vjece sot (4 muajshe në ditën e shpërthimit) është jetime për herë të dytë, ndërsa familja Osmani është vrarë për herë të tretë. Fundvit, pragfesta dhe postfesta tipike të një vendi ku në vend të verës e rakisë, urimet po na ngjisin me pahir me gjakun e të pafajshmëve”. A.N.

Comments

Submitted by victory (not verified) on

E tmerrshme! Iu prehte shpirti ne paqe!

Poshte ata qe shkaktuan tragjedine e Gerdecit dhe qe ende nuk jane ndeshkuar nga drejtesia!

Submitted by Anonim (not verified) on

Jeni te sigurt qe eshte vetvrare apo i ka dhene ndonj nje te shtyre per ne boten tjeter?

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

nuk di cte shkruaj dhe si te shkruaj ,nuk di si te reagoj por nje gje e shoh ,nje nga vlert me te medha te popullit tone solidariteti  po bjerret perdite e me shume e ne po shnderrohemi si fellahet apo indianet ( pa asnje note fyese per ta)ne qenie pa gjak pa shpirt pa ndjenje tolerant indiferente dhe te nenshtruar  ..thene thjesht popull kot.me shume sesa te jem prane atyre femijve me zemer asgje nuk mund te bej me ..me dale ne rruge ky shtet te vret .keshtu qe po mendoj se e "bera" detyren e shqiptarit luftetar virtual e po terheq buthen ne strofullen tim .politikanet tane jane te ndyre por ne po behemi per keqardhjen tone popull ....koti .zogjte e shqipes jane shnderruar bijte e kurves dhe heshtin e Kristianes se vogel sot  5 vjecare sigurisht do ti vije ndoht qe ka lindur ne Shqiperi ..dhe do kete te gjithe te drejten e zotit.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Gerdeci eshte nje nga tragjedite me te medha te shtetit shqiptar ne historine e tij, jo vetem ne diten e shperthimit , por edhe per tragjedite njerezore qe  pasuan me tej. Sot ata qe ishin pergjegjes per krimin makaber ndodhen ne institucionet me te larta shteterore, madje kohet e fundit i ka kapur nje vale e pashpjegueshme patriotizmi.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Do zoti se një ditë këta ndyrësira të paguajnë për padrejtësitë që i kanë bërë këtijë populli

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.