Shenjat e para të shtendosjes mes Moskës e Ankarasë

Në Tetor pas vendimit të Turqisë për të detyruar uljen e një avioni sirian të nisur nga Moska, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë janë tensionuar. Autoritetet turke dyshuan atëherë se në bord kishte armë, por sipas raporteve të shtypit turk, u gjetën vetëm "kabllo elektrike". Për këtë arsye shumë vëzhgues besojnë se Turqia donte të ushtronte presion mbi Rusinë që përkrah regjimin e presidentit Bashar al-Asad. Ndërkohë që Turqia ka njohur opozitën siriane si përfaqësuese legjitime.
Të Hënën (3.12.2012) Presidenti Vladimir Putin shkon për bisedime në Ankara. Portali turk i lajmeve Turkrus.com, me qendër në Moskë, e sheh këtë si një tregues, se Rusia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë luftës së ftohtë Rusia e sotme ishte pjesë e Bllokut Lindor, ndërsa Turqia aleate me Perëndimin. Në vitet 1990-të dy vendet filluan të konkurrojnë për supremaci në rajon. Pasi Putini u bë president në vitin 2000 të dy vendet u afruan ngadalë përsëri.
Sot bashkëpunimi mes dy vendeve, që kanë marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 500 vjetësh është shumë i afërt: Vëllimi vjetor tregtar është 35 miliardë dollarë amerikanë, në vitin 2015 vëllimi pritet të rritet madje në 100 miliardë dollarë amerikanë. Turqia, pas Gjermanisë partneri më i madh tregtar i Rusisë, blen çdo vit rreth 30 miliardë metra kub gaz rus. Kështu furnizimet ruse mbulojnë rreth 60 për qind të nevojave energjetike të Turqisë. Centrali i parë bërthamor turk është duke u ndërtuar nga Rusia. Në vitin 2011 rreth katër milionë turistë rusë vizituan Turqinë.
Përshkrimin më të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve e ka bërë Erman Ilicak, drejtor i koncernit gjigand të ndërtimit "Rennaissance", i cili është aktiv në të dy vendet. Në një intervistë me të përditshmen Milliyet ai deklaroi se raporti i ngjan një "martese katolike", nga e cila nuk mund të largohet asnjëri partner.
Comments
Nuk u gjeten kabllo por

Nuk u gjeten kabllo por pajisje elektronike per raketa ;)

O drini po vete Turqia

O drini po vete Turqia deklaroi se ishte nje keqinformim dhe se ne avjon nuk u gjet asgje e dyshimte ti llafos kodra pas bregut. Nga e merr informacionin nga Alkaeda.

Nese Rusia ishte pjese ku

Nese Rusia ishte pjese ku ishte qendra?

Gjatë luftës së ftohtë Rusia e sotme ishte pjesë e Bllokut Lindor

takimi u be ne stamboll, ne

takimi u be ne stamboll, ne sarajin e sulltaneve dollmabahçe e jo ne ankara...ku sulltani erdogan priti carin putin...

Add new comment