Haradinaj bën mirë të qëndrojë pak mënjanë nga politika – thotë parlamentari i lartë gjerman

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 11:55

Kryetari i grupit parlamentar për EJL në Bundestagun gjerman, Peter Weib (CDU) flet në një intervistë për lidhur me lirimin në Hagë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. "Juridiksioni i një gjykate të lartë duhet të respektohet dhe sigurisht që është e vështirë për të komentuar politikisht një vendim gjyqësor. Një gjykatë duhet të ketë dëshmi të qarta për të vendosur për një dënim. Me sa duket, gjykata i ka vlerësuar me sy kritikë këto dëshmi prandaj edhe është shpallur pafajësia – thotë Weib ndër të tjera dhe shton:

“Politikisht, kjo padyshim nuk është një situatë e mirë, sepse në Ballkanin Perëndimor në kuadër të shpërbërjes së Jugosllavisë ne kemi pasur konflikte ushtarake me një brutalitet të madh dhe nëse tani për shkak të mungesës së provave, të cilat sigurohen me shumë vështirësi nuk ka dënime. Është e natyrshme që tek popullsia, popullsia e prekur mbetet një imazh shumë i keq. Ky në të vërtetë është shqetësimi im. Bëhet një luftë dhe askush nuk është përgjegjës.”

Në pyetjen “Çfarë do të thotë shpallja e vendimit të pafajësisë për Haradinajt dhe rolin e tij të ardhshëm në Kosovë?” – parlamentari i lartë gjerman sugjeron: "Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës. Ai ishte për një kohë të shkurtër kryeministër i Kosovës, post nga i cili u desh të japë dorëheqjen për shkak të presionit nga akuzat e ngritura në Hagë. Unë mendoj se për përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, do të ishte e mençur nëse zoti Haradinaj tani nuk do të kthehej menjëherë në politikë në Kosovë. Ndoshta do të ishte më mirë të qëndronte pak mënjanë.” - Re.Pu.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Ky eshte nje puro kriminel, por denimi i tij do demtonte imazhin e BE dhe SHBA. Dick Marty ka te drejte, por ndoshta nje dite do dalin ne drite te gjitha.

Submitted by matiani (not verified) on

Une besoj se ti Dritan e quan kriminel Haradinaj se  je deshmitar qe e ka pa Haradinajne duke kry krime, ose je prokuror dhe ke prova qe nuk i jane paraqitur gjykates.

Ne te dy rastet te takon te shkosh ne Gjykaten e Hages dhe te japesh deshmine tende ose provat qe ke ne dore. Ne te kundert, kushdo ka te drejte te thote se ti je nje kriminel i felliqur qe di shqip, ose nje shqiptar i cmendur.

Submitted by Dritan (not verified) on

Deshmite egzistojne.

Te bej nje paralelizem. Ne 21 janar qe u vrane 4 veta ne bulevard, i pame provat, deshmite, filmimet, dhe gjykata tha qe ato nuk jane prova, etj etj etj. Besoj se tani e kuptoj se ku dua te dal...:)

Pershendetje, dhe medito matian, medito

Submitted by Dritan (not verified) on

Ervin, mos bej replika me mua si kalamajte e vegjel.

The guardian, do beje punen e vete, ti nese ato qe shkruhen i beson se jane e verteta, atehere replika jone mbaron ketu.

Per mua provat e paraqitura jane fakte. Mos pranimin i fakteve pastaj ka gjera te tjera nga mbrapa.

Submitted by Pothuaj e Verteta (not verified) on

E vetmja arsye qe nuk u denua ishte se kishte fshire te gjitha gjurmet e krimeve. Pra, eshte kriminel!

Submitted by myzeqari (not verified) on

o Dritan,

si mundet qe e thua me kaq siguri?! Ti ke fakte?nqs ke te tilla atehere do beje mire te shkoje ne Hage e te deshmoje. Fshehja e fakteve ne te vertete perben krim.ndofta edhe ti je 'kriminel'.  Jam i cuditur, por edhe kureshtar te di nga te buron ky besim qe Haradinaj eshte kriminel. Kam biseduar shpesh me serbe, dhe vec dy njerez nga e gjithe UCK-ja kane hale ne sy. Thacin dhe Haradinaj. Perse?Sepse ishin ne krye te luftes dje dhe sot ne politike.Nuk e pranojne lehte humbjen, poshterimin.

Sa per Haradinajn, une di qe ka qene ne lufte, ushtar apo komandant. Nuk e di sa ka vrare, por shpresoj te kete vrare sa me shume, ushtare serbe. E di ti dritan sa ushtarake serbe jane denuar per masakrat ne Kosove?!Une nuk di ndonje. E di ti Dritan sa shqiptare te Kosoves jane vrare e gjenden te humbur?Sa shtepi jane shkaterruar?sa u shperngulen? sa u perdhunuan?Perse?sepse ishin shqiptare!Beje bilancin e luftes ne Kosove.Sa serbe dhe sa shqiptare kane humbur jeten?! pasi te bejme kete bilanc pastaj hajde e gjejme fajtoret..

pastaj sa per politiken, edhe une mendoj qe klasa politike qe doli nga lufta, pak a shume e kreu misionin e saj..por i takon brezit te ri te marre ne dore fatet e Kosoves.

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

keshille miku kjo e parlamentarit gjerman.si nje njeri qe kam respekt apsolut per te gjithe luftetarete uck dhe per ramushin me shume se per shume te tjere jam dakort

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Kjo keshille eshte me vend qe te mos provokohet popullsia e prekur dhe eshte ne perputhje me mentalitetin evropian per ngritjen e shtetit dhe imazhit te poltikanit ne popullin deri dje kundershtar. Por kam peshtypjen se zoti Haradinaj do te kembengule ne politike pikerisht per te treguar qe ka qene i pafajshem:

kjo vlen si ne rastin qe ka qene vertete i pafajshem, por sigurisht mbase me shume ne rast se ka qene kriminel.

Nqs se ndodh ndryshe, ose kosovaret po fitojne mentalitet evropian, ose evropianet po i bejne presion politikes kosovare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.