Regjim i ri, metoda të vjetra: bandat e presidentit Egjiptian përdhunojnë protestueset

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 12:30

 

Ndërsa tensionet mes mbështetësvetë Presidentit egjiptian Mohamed Morsi dhe kundërshtarëve të tij intensifikohen, raportet e mediave tregojnë se Vëllazëria Myslimane po paguan banda banditëshqë të përdhunojnë protestueset femra dhe të rrahin protestuesit meshkuj në sheshin Tahrir. Protestat nisën kur Presidenti grumbulloi me një ligj të ri më shumë pushtet edhe sesa kishte pasur Mubaraku.

The Times e Londrës raportoi e para për " përdhunimin e bandave në Tahir Square." Sipas raportit:"Partia qeverisëse e Egjiptit ka paguar banda e banditë të sulmojnë seksualisht femrat që protestonin në sheshin Tahrir,në Kairo, kundër presidentit Mohamed Morsi".

Kjo është një taktikë e përdorur për të shtypur aktivistët që në kohën e sundimit të presidentit Mubarak. Në të njëjtën kohë shumë gazetare të huajarrëfejnë se jnaë sulmuar ndërsa po mbulonin rrjedhën e protestave për mediat e tyre.

Duket se Vëllazëria Myslimane po përdor të njëjtat metoda me Mubarakun.Daily Mail raportoi se shumica e sulmeve ndodhin natën kur burrat formojnë një zinxhir njerëzor rreth grave, dhe pastja u sulen atyre. Dy burra të cilët pranuan se ishin paguar treguan për gazetën britanike: "Na kanë dhënë para që të dailm në shesh dhe të ngacmojmë seksualisht vajzat në mënyrë që ato të largohen nga demonstrata."

Ja.Se.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Problemi eshte me i koklavitur se duket. Ne Egjipt pati nje revolucion. U debua diktatori Mubarak dhe zgjedhjet i fitoi Vellazeria Myslimane. Presidenti i&nbsp;tanishem deshiron te ndermarre reforma te thella edhe ne sistemin gjyqesor, ku ende jane njerezit e zgjedhur nga Mubaraku. Por ata nuk duan te heqin dore nga privilegjet e dikurshme. Dhe duan te dalin mbi vullnetin e popullit qe kreu revolucionin. Dhe ata qe ishin me Mubarakun si dhe disa forca laike po i kundervihen tani presidentit te zgjedhur ne menyre demokratike. Ky president mund te mos jete i mire, mund te jete kunder Izraelit dhe Perendimit, por eshte president i ligjshem. I zgjedhur nga populli. Parlamenti eshte organi me i larte ne vend. Zedhenes i vullnetit te popullit. Dhe gjykatat, qofte edhe ajo Kushtetuese, duhet t&#39;i binden ketij vullneti. Por ka Fuqi qe nuk e duan regjimin e ri ne Egjipt dhe enderrojne per Mubarakun. Jane ato qe fshihen pas ketyre protestave.&nbsp;</p>

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

<p>Ore egjiptolog, se pari zgjedhjet parlamentare ende nuk jane mbajtur ne Egjipt, keshtu qe gjykatat, qofte edhe ajo Kushtetuese nuk kane se kujt vullneti t&#39;i binden. Se dyti, ky Presidenti jot i ligjshem, qe mund te jete si thua ti edhe kunder Perendimit, edhe kunder Izraelit, nuk ka pse e thellon edhe me shume ndarjen qe ekziston ne Egjipt. Plus me metoda te tilla makabre... Sec me ngjan me nje President ketej nga Ballkani ky Morsi, ne vitet &#39;90, njefare Sali, Sali...</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ne Egjipt jane dy rryme te kunderta me njera tjetren:</p><p>Nga njera ane asht rryma e vllezerve musliman te cilet done qe legjislacioni kushtetues te mbeshtetet ne ligjin e sheriatit, dhe nga ana tjeter rryma laike qe kundershton qe legjislacioni kushtetues te mbeshtetet ne ligjin e sheriatit dhe te jete me fryme europiane.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.