Paloka u kërkon militantëve mirëkuptim që nuk i fusin dot të tërë në punë: 121 mijë anëtarë të PD ndërsa janë vetëm 80 mijë vende pune!

Ka ndodhur në Ora News, ku i ftuar për të folur për zgjedhjet e 2013, Edi Paloka, deputet i PD, kërkoi nga militantët e PD që të mos mërziten pasi sipas tij në dispozicion janë vetëm 80 mijë vende pune (megjithë Bashkinë), ndërkohë që PD-ja vetëm si anëtarë ka 121 mijë persona, raporton G.SH. “Unë hyj te ajo pjesë që mendon se duhet vlerësuar puna e militantëve në varësi të nevojave, kontributeve dhe cilësive që kanë. Me rëndësi është që të punojmë me këta njerëz. Por, fundja e fundit, mjafton edhe një pyetje e tipit ‘do prisni t’i zgjidhni problemet kur të viojë Rama’?”, iu drejtua ai militantëve që “kanë nganjëherë dhe pretendime ndër më absurdet”.
Për Ramën ai shtoi se “...e banalizoi me idenë se festimet duhen bërë vetëm në Vlorë, dhe kjo u bë me qëllim politik, për ët fituar simpatinë e vlonjatëve dhe humbi të tjerët. Vlora ka vlerën e saj absolute dh eu vlerësua për atë që ka, por Vlora nuk është Shqipëria. Është një lojë meskine për të fituar brenda Vlorës”, citohet të ketë thënë Paloka. Ja. Se.
Comments
Nuk prish pune, se per ato qe
<p>Nuk prish pune, se per ato qe nuk i fut dot ne pune ben nje torte te madhe dhe i kenaq te gjithe</p>
Keta jane injorante dhe te
<p>Keta jane injorante dhe te pacipe, pa shtuar gje tjeter se nuk ia vlen te merresh. </p>
E kur ke politikan si Paloka
<p>E kur ke politikan si Paloka çfarë mund të presësh</p>
Add new comment