A kanë ndër mend t’i kërkojnë falje Krasniqit?

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 06:08

 

Situata pas përgjimeve ku zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin Thaçi, ofendojnë me terma deri edhe rruge Kryeparlamentarin e Kosovës, vazhdon të jetë e tendosur dhe opinioni publik i trazuar. Përgjimet kanëtreguar jo vetëm një standart komunikimi “pas kuintave”por dhe marrëdhëniet e tensionuara në majë të piramidës kosovare.

Kryeparlamentari i Kosovës, Krasniqi nuk e ka ndërmend të flasë për sharjet që iu bënë. Madje as që do të prononcohet, derisa ata që e përgojuan nuk i kërkojnë falje publike. Është ky komenti i vetëm i Jakup Krasniqit, protagonistit të bisedave telefonike të përgjuara nga misioni i EULEX.

Në një deklaratë për gazetën Express, Sami Lushtaku, kryetari i Komunës së Skenderajt thotë se aktualisht nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje askujt,për asgjë. Lushtaku ishte ai që e quante “qen” Krasniqin.

“Nuk e kam ne plan t’i kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë far pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje”, ka thënë Lushtaku të premten për Express. Ndërkohë Adem Grabovci nuk u përgjigjet gazetave në telefon.

Ja.Se.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk është çudi se nxënësi ka këtë fjalor kur dhe mësusi fletë me këtë gjuhë sa për këtë sa për këtë Lushtakun është e kotë të thuash ndo një gjë se i ka thënë vetë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.