Kur Ilir Meta thërret Enver Hoxhën...

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 03:03

Në një shkrim të vetin te “Java” e kësaj jave (dalë në shtyp sot), Skënder Minxhozi me këtë titull analizon pozicionin e LSI, dmth të Ilir Metës, pas deklaratës se duhet rivlerësuar dhe Enver Hoxha, meqë po rivlerësohet Ahmet Zogu. Përveç deklaratës, LSI i dha një ‘Jo’ të fortë “tentativave për t’i hequr emrin sheshit ‘Avni Rustemi’ në Tiranë, një figurë e glorifikuar dhe nderuar gjerësisht gjatë regjimit komunist. Në dallgën e rehabilitimeve të figurave të diskutueshme, që 100 vjetori i Pavarësisë solli me vete, kjo parti, aleate në qeverisjen e sotme, munid të mbajë një ekuilibër formal. Ashtu siç zgjodhi të heshtë në shumë raste të tjera, kur dhe mund të kishte folur” shkruan Minxhozi.

Pyetja që lind, është nëse këto janë qendrime organike në pozicionimin e kësaj force me linjën zyrtare të qeverisjes, apo “është një makijazh pulla-pulla që LSI vendos sa herë që i intereson të bëjë presion mbi kreun e maxhorancës?”

Lëvizjet e Metës kanë 2 qëllime bazë, shkruan Minxhozi.

Së pari, për të nxjerrë në pah pigmentin e tij të hershëm politik. Ai ka kuptuar “me instinktin e tij të hollë politik” se kishte nevojë të ndahej nga vërshimi ideologjik e pasionant i së djathtës zyrtare (eshtrat e Zogut silleshin në Shqipëri në shtratin e topit dhe Avni Rustemit tentonin t’i linçonin historikisht veprën), pra, për t’u spostuar anash, për t’u veçuar nga kjo dallgë blu.

Së dyti, veçimi i ndërgjegjshëm i LSI nga formati zyrtar i maxhorancës, po bëhet një riutal që kërkon të rrisë peshën specifike të këasj partie brenda shumnicës së sotme.

Dhe, përfundon Minxhozi, “shihet që këtu kemi të bëjmë me kalkulime, e jo me qendrime të motivuara nga parimet e palëvizshme apo programore...”

Ja.Se.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Dhe, përfundon Minxhozi, “shihet që këtu kemi të bëjmë me kalkulime, e jo me qendrime të motivuara nga parimet e palëvizshme apo programore...”

A thua se ne kete vend plasen qendrimet parimore e ne po cuditemi tani se kemi te bejme me kalkulime politike. Cdo qendrim i politikaneve i tille eshte ne fund te fundit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Si xhambaz që është i ka bërë llogaritë se duke zënë në gojë  emrin e Enverit në 2013 do ketë më shumë vota

Submitted by Hithri (not verified) on

dhe pasi te marre votat do i bashkohet sal qelbesit ne fund per koalicion qeveritar. E sa i di ajo by_ _derrit Ilir!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Meta ben pjese ne klasen e vjeter politike, normal qe eshte pa parime dhe ecen vetem me kalkulime, sic ka bere gjithmone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.