“Njeriu që fali detin, tani do kufi deri në Prevezë?” Dade: “lajthitje të Kryeministrit”

Në një intervistë për Jakin Marenën te Shqiptarja.com, e pyetur për deklaratat “nacionaliste” të Kryeministrit, ish-Ministrja e Jashtme Arta Dade shprehet se “në duart e Sali Berishës, karta e nacionalizmit është e grisur”. Ajo kujton se vetë Sali Berisha që sot i thur lavde Haradinajt “e ka pasë quajtur UÇK-në grup terroristësh, marksistë-leninistësh, kontrabandistësh dhe pjesëmarrësish të krimit të organizuar, dhe të financuar nga UDB për të prishur imazhin e Shqiptarëve.”
Vetë Sali Berisha si kryeminisitër ka firmosur përmes Ministrit të tij të Jashtëm marrëveshjen bilaterale ku cënohej rëndë integriteti territorial i Shqipërisë, duke i falur territore të tëra ujore fqinjit tonë jugor, Greqisë” thotë Dade. “Një njeri që fali detin e tani të dalë të pretendojë se kërkon Prevezën, më e pakta më duket mungesë serioziteti.” Më tej Dade i ka konsideruar (më e pakta) si një moment lajthitjeje këto deklarata, “me një kosto të panevojshme për shqiptarët që historikisht kanë qenë luajalë”.
Ja.Se.
Comments
Varreza Greke ne
<p>Varreza Greke ne Boboshtice.Shkolla Greke ne Jug te Vendit.Falje e ujrave territoriale Shqiptare.Regjistrim Etnik me vetdeklarimi popullsise etj.Ne keto 8 vjet ka bere plot vepra te mira per Greqine dhe ne kurriz te Shqiperise Sali Berisha.Per mos te permendur Serbet Fazllic etj qe flene ne shtepin e tij sa here vizitojne Tiranen.Retorika e tij boshe tregon se e ka te sigurte humbjen vitin tjeter.Shqiptaret nuk i hane me retorikat boshe te Shkatrrimtarit te Shqiperise.Plaku tashme 70 vjecar,vitin tjeter del ne pension perfundimisht.</p>
Berisha e kupton qe koha e
<p>Berisha e kupton qe koha e tij po mbaron dhe vendosi te perdore karten e fundit qe i ka ngelur dhe s'e kishte perdorur kurre me pare, nacionalizmin. Po s'mendoj se do i dale gje per arsye qe dihen.</p>
Add new comment