Shënim: Numrat, numrat, numrat…

Ditët e fundit, ka rilindur Berisha “patriot”. Hamendja ime është se, shkak për këtë rilindje të patriotizmit tek kryeministri që nënshkruajti marrëveshjen e dhënies së ujrave territoriale Greqisë (rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë), është kërcënimi që ai ka ndjerë nga partitë e vogla që po luajnë fort kartën patriotike. Sondazhe publike dhe private që ndoshta i tregojnë Berishës se këto parti kanë numra që i kërcënojnë rizgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë, duket se e kanë bërë atë të lëshojë breshëri “patriotike” si këto që janë raportuar nga Balkanweb:
“Në themel të Partisë Demokratike ishin aspiratat e të rinjve për të qënë pjesë e Europës, tha Berisha, ndërsa shtoi se çështja kombëtare qendron si yll polar në programin e PD-së. Albanofobia është një re që qarkullon në rajon, fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë, nuk mund t’i pranojnë shqiptarët si qytetarë të lirë, sot jemi më të bashkuar se kurrë, çdo pëllëmbë toke është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Ata të cilët mendojnë që ne do mund të kemi çështje më të madhe se çështja kombëtare gabohen rëndë, duhet ta dinë mirë se shqiptarët janë adresuar, kanë përjetuar pas hebrenjve racizmin më të egër në rajon dhe më gjërë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre më shumë se ndaj çdo kombi tjetër janë hartuar paraprakisht programe të shfarosjes së tyre. Ne festuam 100- vjetorin, por imagjinoni që paraardhësit nuk kishin shtet se një perandori që i kishte sunduar për 500 vjet donte t'i ndante, ndërsa fqinjët u vërsulën të tërbuar nën një aleancë të quajtur e shenjtë, që kishte si synim grabitjen e trojeve shqiptare dhe zhdukjen e trojeve shqiptare”.
“Partia Demokratike mbështeti me të gjithë potencialin e saj, burrin e madh, njeriun prej burrave më të rrallë të këtij kombi Presidentin Ibrahim Rugova, i cili një çështje për të cilën shumë pak flisnin ia doli me mençurinë e tij, me rezistencën e tij, me qëndrimin e tij ta çojë nga Prishtina në dhomën ovale të Bill Clinton. Sot Kosova është e Lirë, UÇK dhe UÇM bënë luftën e fundit në Evropë. Shqiptarët qëndruan si komb i vetëm dhe në çdo rast do qëndrojnë si një komb me një qëndrim”.
“Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit ’90 si parti e aspiratave, ëndrrave europiane të të rinjve shqiptarë. Do të ishin studentët, të rinjtë e tjerë të qytetit, që do vendosnin në themele të partisë së tyre si vizion kryesor të saj, vizionin europian, Shqipërinë si Europa. Ishte përcaktimi i tyre profetik. Partia e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë që mbushën rrugët në përballje me diktaturën më të egër, do të themelohej si parti e interesit kombëtar. Ajo do shpallte në programin e saj si yll polar çështjen kombëtare shqiptare. Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Nuk ka ndonjë komb tjetër në Europë që të ketë paguar çmimin më të shtrenjtë, të ketë qendruar, sesa shqiptarët për vokacionin e tyre perëndimor. Ky vokacion është themeli i doktrinës së rilindasve tanë, për të cilët dhe kur jetonim në një perandori lindore, dielli për Shqipërinë dhe shqiptarët lind nga Perëndimi do të thoshte Naim Frashëri”.
E.Zaloshnja
Comments
Po Berisha me te vertete
<p>Po Berisha me te vertete kujton se do genjeje njeri me karten e tij te re elektorale, "patriotizmin" e madh qe e ka zene? Po c'idiotesi! Vetem me idiotet dhe injorantet mund t'ia besojne.</p>
Add new comment