Torta e pavarësisë e komentuar nga Ardian Vehbiu

“Çfarë i bëri vallë njerëzit të lëshoheshin ashtu mbi ëmbëlsirën publike?”, pyet Ardian Vehbiu në një shkrim të tijin që fokusohet tek ngjarja tortës ditën e festës. Dhe e ka një përgjigje: “askush prej tyre, i marrë veçmas, nuk do të kish guxuar t’i vërvitej tortës aq babëzisht. Përkundrazi, ishte turma ajo që sulmoi, dhe motivet e turmës janë sa të thjeshta, aq edhe të vështira për t’u verbalizuar: turma iu vërvit tortës sepse torta thjesht ishte aty, e ofruar për konsum; tek e fundit njerëzit prandaj edhe ishin mbledhur në shesh, jo aq për ta ngrënë tortën, sesa për ta konsumuar simbolikisht; torta ishte arsyeja e turmës, po aq sa ç’ishte turma arsyeja e tortës.”
Përgjegjësinë nuk e gjen veç tek instiktet e turmës, megjithatë. “Në këtë tablo, që rimerr emblematikisht historinë e marrëdhënieve tona me hapësirën publike këto njëzet vjet, munguan vetëm forcat e rendit, organizatorët, sistemi i kontrollit masiv, parashikimi i skenarit më të keq; me fjalë të tjera, qytetërimi, gjakftohtësia dhe përgjegjshmëria. Festa e madhe e 100-vjetorit të Pavarësisë, degradoi kështu në një konsum ritual të flamurit kombëtar, të cilin njerëzit e copëtuan dhe e hëngrën; veç jo me rregull dhe hijeshi, si në gostinë aq të pritur dhe të uruar; por me atë kaos, egërsi dhe instinkt të cilin jemi mësuar tashmë ta shohim te shqiptarët, sa herë që këta mblidhen bashkë, në momente kritike të historisë.”, thotë ai.
Por më parë, ai ka qesëndisur e përqeshur sjelljen butaforike të pushtetit e të bashkisë lidhur me tortën, e me ‘autorin’ e saj, që është, si për gjithçka, ai, Sali Berisha d.v.. Teksa përshkruan momentet e ndarjes së tortës, të cilat i ka ndjekur live në TV (Brenda një studio TV-je), ai thotë: “edhe pse ishte praktikisht e pamundur të përmbaje hilaritetin, kur kryebashkiaku i Tiranës ia dha fjalën “njeriut që e mbështeti dhe ndoqi minutë pas minute gjithë përgatitjen”, dhe që unë kujtova se do të ishte kryepastiçieri ose kushedi ndonjë inxhinier kremërash, por që paskësh qenë no one but mah main man, kryeministri i Shqipërisë Berisha, i cili megjithë agjendën e ngjeshur kish mundur të merrej edhe me administrimin e ëmbëlsirës ceremoniale.
Natyrisht, u tha dhe u përsërit me këtë rast se kjo ishte torta më e madhe në këtë anë të Rrugës së Qumshtit, 550 metra katrorë dhe 15 ton, një fushë e mirëfilltë futbolli, që vezullonte ngjyrë shege, me një shqiponjë të zezë dhe enigmatike në mes; në ekran siprina e tortës dukej sikur dallgëzonte lehtazi, një flamur prej kremi, lëngu shege dhe gjalpi të freskët, kurbani kosher për Tiranën, pas braktisjes dinake të planit A, ose të qingjave qumështorë.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2012/11/29/torta-e-pavaresise/
Re.Pu.
Comments
Vehbiu ne kete rast iu fut
<p>Vehbiu ne kete rast iu fut kot. S'ka pse te merret fare me Berishen dhe Bashen, torten e bene, organizimi ishte ne rregull madje Basha ia tha turmes me stil qe ka torte sa per dy sheshe Skenderbej sikur donte t'i thoshte "mos u turrni o kafshe se do hani te gjithe". Problemi eshte qe ata shqiptare jane njerez pa pike civilizimi, jane kafshe pylli sepse vetem kafshet ndjekin instiktet pa menduar me pare. Merruni me mugesen e qyteterimit te ata njerez, jo me Bashen e Berishen.</p>
Nuk ju ka faj Berisha juve
<p>Nuk ju ka faj Berisha juve mor daj jo. Ju keni nevoje per kult individi se ndryshe nuk jetoni dot. Ce keni kete titull???</p>
Kjo tregonë se jemi ekonomia
<p>Kjo tregonë se jemi ekonomia e 3 në Europë ka të drejtë lartmadhnia</p>
Sa shume do te deshiroja te
<p>Sa shume do te deshiroja te flisja per domosdoshmerine e shtetit, por nuk eshte vendi. Ne nje nga kryeqytetet evropiane, ne nje pike kur lejohej nje here ne jave pazar ne nje siperfaqe te kufizuar, erdhi policia sepse jashte territorit te caktuar kishin dale disa shitsa ose me mire ishin shtuar disa shitesa. Sa erdhi policia ata u larguan si me tereezi dhe i lane plackat atje ku po i shisnin, (natyrisht qe nuk u kthyen me). Sapo policia iku ne punen e vet, pjesa tjeter e njerzve (shite she bleres) u sulen si te babezitur mbi plackat e lena dhe i muaren. Vetem kaq! Tani dua te them se edhe analiza pak a shume filozofike e Vehbiut, edhe sharjet e tej tjereve ndaj asaj pjese te popullit tortangrenes si injorant dhe te pakulture nuk me duken aspak te drejta!</p>
Add new comment