Familja kërkon zhvarrim dhe rihetim për Mehmet Shehun – thotë vëllai i ish-kryeministrit të vetëvrarë

Postuar në 29 Nëntor, 2012 09:45

Vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, versioni zyrtar për vdekjen e të cilit është vetëvrasja, thotë se familja Shehu kërkon rihetimin e çështjes nisur edhe nga rivlerësimet që po u bëhen ngjarjeve të historisë. Rihapja e kësja çështje ka ardhur me sa duket nga botimi i disa dokumentave sekretë të hetimeve të dikurshme për vdekjen e Mehmet Shehut nga e përditshmja DITA në Tiranë.

Dokumentet në fjalë përmbajnë dëshmitë në hetuesi të mjekëve dhe dëshmitarëve të vdekjes së Mehmet Shehut në dhjetor 1981. Fakti më befasues që rezulton nga këto dëshmi të nxjerra nga arkiva, është që autopsia e Mehmet Shehut u ndalua në momentin e fundit dhe nuk është bërë kurrë.

Citon DITA e sotme, Duro Shehun, që jeton familjarisht në Kanada: “Do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor për rihetim nga ekspertët, në mënyrë që të dalë në shesh e vërteta, ajo që ne si familjarë kemi dyshuar, kërkuar dhe akuzuar që në momentin kur na lajmëruan për vetëvrasjen e vëllait. Duke lexuar ato që ka botuar gazeta juaj, dëshmitë e personave që kanë administruar ngjarjen e 17-18 dhjetorit 1981, na përforcohet më tej bindja se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Unë kam denoncuar që ditën e parë, që në momentin që na njoftuan për ngjarjen, se vëllanë e kanë eleminuar. Kemi shumë fakte për këtë, që nga pamundësia e vetëvrasjes me plumb dhe e vetëmbulimit në krevat(!), mos kontrollin e ambienteve të studios së Mehmetit, mos bërja e autopsisë, zhdukja enigmatike e një vajze që ka qenë në mjediset e vilës atë natë, e shumë veprime të tjera proceduriale të anashkaluara që dalin në ato dëshmitë që kini botuar. Dhe më e çuditshmja, është që trupit të Mehmetit nuk i qenka bërë autopsia. Ne e kemi ngritur zërin vazhdimisht, por tashmë, do të kërkojmë nga strukturat përgjegjëse të shtetit që të bëhet zhvarrim dhe rihetim per vdekjen e Mehmetit”. Ne.Su

Comments

Submitted by BAKU (not verified) on

E ç'rendesi ka a vrau vehten a e vrane?

Kujt i interreson?

Plumbin e ka merituar e plumbin mori (e ne te dyja versionet nga nje dore komunisti!)

E me mire qe ndodhi keshtu ... se perndryshe do ti kishim paguar pensionin si Ramizit,Nexhmijes e fundrrinave te tjera.

Shkoja ne shkolle kur pat ndodhe ngjarja e me kujtohet momenti kur mesuesja me fytyre te prere na tha :

Mehmeti tradhetoi idealin e partise -(nje mut me pak me mend!)- nxirni librat e shkarravitni ne çdo faqe ku i permendet emri !

Ah q'kemaqesi me vu ne jete ate kerkese duke enderru diten qe t'ja fshijshim emrin edhe Enverit!

Submitted by matiani (not verified) on

Bukur fort je shpreh, or mixh.

Por krahas trimenise qe te rridhte prej urrejtjes nuk po na thu ku, ne cilat libra paskeshin qene ato fotot e Mehmetit qe te paskan lodh e defry?

Submitted by Baku (not verified) on

çdo tekst historie i botuar ne RPSSH ka pase levdata e foto per Mehmetin!

Deri edhe faqja e pare e Abetares ka pase foton e "xhaxhit Enver" me Metin perbri e nja dy "fatosa"  me tufa lulesh!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

E sa familje shqiptare kerkojne te gjejne vorret dhe te bahen hetimet per ato qe vrau Mehmet Shehu ?!? E ç'thua per kete ti Doro?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.