Dy reagime nga Maqedonia për anullimin e vizitës së Ivanov në Shqipëri

Postuar në 29 Nëntor, 2012 14:53

Analistët politikë shprehin qëndrime diametralisht të ndara sa i përket veprimit të presidentit të Maqedonisë, Ivanov, për të refuzuar ftesën e homologut të tij shqiptar, Bujar Nishani. Ish-diplomati shqiptar, Alajdin Demiri, thotë se Maqedonia ka reaguar në mënyrë tejet jodiplomatike.

Thotë Demiri për radion Europa e Lirë: “Refuzimi i ftesës nga ana e Ivanovit për të qenë pjesë e kremtimeve në Shqipëri, ka për bazë një frustrim, i cili në vete e ka si antishqiptar dhe ai atë e shfaq në mënyrë, po shprehem kushtimisht, tejet të thjeshtë, për arsye se nuk mund të veprohet në atë mënyrë, gjegjësisht të uzurpojë të drejtën e kultivimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy popujve fqinj, aq më tepër kur Maqedonia ka një numër të madh të shqiptarëve në vete. Ky skandal diplomatik në të vërtetë do të ndikojë në ftohjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, njëherësh do të reflektojë edhe në raportet ndëretnike edhe ashtu të rënda brenda shtetit të Maqedonisë”.
Por, për ish-diplomatin maqedonas, Risto Nikovski, refuzimi i ftesës është shumë i arsyeshëm, sipas tij, për shkak të zhvillimeve që lidhen me kremtimin e 100- vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
“Mendoj se është shumë e arsyeshme që presidenti Ivanov vendosi të mos shkojë në Tiranë, jo vetëm për shkak të incidentit gjatë vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski, në Tiranë dhe djegies së flamurit maqedonas atje, por për shkak të formës së organizimit të ceremonisë së kremtimit të 100- vjetorit të Shqipërisë, në Shkup. Këtu valëviteshin vetëm flamuj shqiptarë dhe nuk dukej fare se solemniteti mbahet në Maqedoni, ndërkohë që Berisha hapur foli për Shqipëri të madhe. Ky veprim ishte tejet i palogjikshëm dhe politikisht i papranueshëm”. A.N.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ose shqiptaret do te heqin dore nga Bashkimi Kombetar, ose do te pranojne reagimet e fqijve. Tjeter rruge nuk me duket se ka.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Si te heqim dore nga bashkimi kombetar si te mos heqim, fqinjet hale ne sy do te na kene. dhe kunder nesh do te punojne gjithmone. Prandaj sa me fort dhe sa me shpejt drejt bashkimit kombetar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.