Një përgjigje nga Rama për ç’punë ka Edi Rama me Twitter-in

Socialistët kanë mundur të përfshijnë rreth 10 mijë të rinj në një projekt në rrjetin social Facebook që u përmbyll – sipas një njoftimi të zyrës së shtypit në PS - me aktivitetin “Kam një ëndërr”. Edi Rama i ka dorëzuar me dedikim fituesit (një i ri nga Lezha që jeton në Itali) një kopje të flamurit origjinal të 1912-tës që është ngritur në Vlorë dhe më pas ka mbajtur një fjalim, ku ndër të tjera u është përgjigjur atyre që e kritikojnë për “opozitën në Twitter”.
Tha Rama: “Shumë njerëz thonë ‘ç’punë ka Edi Rama me Twitter-in’, ‘ç’i duhet Edi Ramës me Facebook-un, si mund të bëhet opozitë në Twitter dhe në Facebook’, por në fakt ose janë ende drejt rrugës për të kuptuar që këta elementë të rinj nuk janë luks, nuk janë as një mundësi për t’u zbavitur, por janë instrumente që koha që jetojmë na jep në dorë për të komunikuar shumë më shpejt me njëri tjetrin, ose nuk duan ta kuptojnë një gjë të tillë sepse i përkasin së shkuarës e kanë vetëm një mision të mbetur që ta mbajnë të shkuarën gjallë sa të munden duke e lënë të ardhmen pas dere deri kur të munden. Përgjigja në fakt është shumë e thjeshtë. Përgjigja është që këto instrumente na japin mundësinë që të dialogojmë me një shpejtësi drite me njerëz që nuk do kishim kurrë mundësi ndoshta t’i takonim dhe nuk do të na jepej kurrë shansi që t’u dinim mendimet. Nga ana tjetër janë një mundësi e jashtëzakonshme që duke u lexuar njerëzve mendimet të marrësh aq shumë energji pozitive dhe aq shumë ide që të gjitha së bashku të ndihmojnë të formësosh një ide tënden dhe të kesh një karikim energjish pozitive të pamundur përndryshe”.
Rama ka përmendur edhe “pjesën e artistit” brenda tij dhe thotë: “Ndoshta pjesa e artistit brenda meje më thotë që një jetë pa ëndrra është një jetë pa shpresë. Po unë besoj që as njeriu më i pasur në botë, as njeriu më i plotfuqishëm në botë nëse ka të tillë, as njeriu më i talentuar në botë nëse ka një klasifikim të kësaj natyre, nuk mund të ndalojë dot së ëndërruari dhe nuk duhet të ndalojë së ëndërruari, sepse atëherë duhet të pranojë se ka ndaluar së jetuari”. A.N.
Comments
Z. Edi! Nuk jam kunder

Z. Edi! Nuk jam kunder frekuentimit te twitter-it, por "duhet arritur atje, te fjala e urte: "Keshtu i do mushka drute" per te dale nga kjo baterdi e madhe qe ka rrembyer Shqiperine. Gjithçka po shkon drejt degradimit, po ne radhe te pare duhen sqaruar ata qe nuk duan t'ia dine per twitter. Ata degjojne ç'thote ai batakçiu, i cili i ka bere me [rona pa prona, i ka bere me lek pa punuar, i ka bere me makina pa qene te pasur,pra, i ka futur ne borxh deri ne ate pike sa ata japin jeten per te, pasi ia kane borxh. Po ti, Edi Rama, ne ç'borxh po i fut ata qe te perkrahin? Kjo duhet pare, pas i kapitalizmi eshte interes se pa kete ne ishim mire ne socializem. Apo mos do te ndjekesh rrugene Fatosit, Majkos etj., te cilet kur erdhen ne pushtet ngriten ne pergjegjesi te paaftet e Saliut per t'ju mbyllur gojen. Jo, nuk jam dakord. Ne pergjegjesi te jete me i afti. Fytyra e pushtetit te ardheshem te mos jete ajo e pushteteve te kaliara dhe e te tashmit, perndryshe nuk ia vlen te perpiqemi. Per te qene si tani nuk kemi nevoje te lodhemi.

Edi Rama eshte teper modern,

Edi Rama eshte teper modern, i civilizuar, i kulturuar, vizionar per nje ambient te felliqur Shqiptar, te mbytur nga vjetersia, makabriteti, erresira, tabute etj etj etj

Mos bej loje fjalesh

Mos bej loje fjalesh Edi.Njerezit nuk pyesin se pse ti perdor Twitter por pse gjithe berja opozite nga ty eshte perqendruar ne dy tre fjali qe ti shkruan ne Twitter. Gjerat ne sistemet diktatoriale nuk ndryshojne me fjale por me vepra. Shiko Egjiptin,Libine,Tunizine,dhe justifikimi yt se opozita nuk i organizon njerezit ne vendet e permendura nuk eshte i vlefshem.Opozita eshte pjesemarrese ne keto manifestime dhe nuk ka rendesi ne i organizon a jo.

Kur je ne Opozite duhet te

Kur je ne Opozite duhet te perdoresh tv, dhe takimet direkte me popullin, aq me teper qe ne Shqieperi shumica e elektoratit eshte ne fshat dhe nuk kan kompiuter fare..

Keto tweeter e facebook , jane me shume per ne emigrantet, por opoziten e votojne ata shqipetaret qe jetojne aty ne Shqiperi, jo ne qe jetojme ketej prapa diellit, ndaj nuk duhet marre me shume se sa duhet me keto social media

Kjo opozite ka te meten e madhe se nuk harin dot te dalloje cila eshte kritike e drejte dhe cila jo, _Kjo i quan te gjitha kritikat ndaj saj , te padrejta , keshtu qe nuk ka kuptim fare ta kritikosh --Keta duan vetem furca .....

Ne fakt , keto tweeter dhe facebook eshte mire ti perdoresh kur je ne pushtet, qe te njihesh me ankesat e popullit ....sepse ankesat qe ka populli ne Shqiperi i marim vesh dhe ne ketej dhe i transmetojme ne social media....

rama jeton si Liza ne boten e

rama jeton si Liza ne boten e cudirave. sa veta e perodin Twitter ne Shqiperi?! Vetem ca gazetare !!!! Le te jetoj ne flucken qe ka krijuar se per te fituar ka.

Po mo Edo po, i ke pare

Po mo Edo po, i ke pare liderat e opozites neper Europe ti? Ata nuk perdorin twitter se nuk kane smartphone si ty ata, apo jo?

Po ik kokra e b..... se na merzite.. Ne nuk po themi pse flet me twitter, por pse flet VETEM me twitter! Ti qe s'ke kurajo te permendesh emra te pervecem ne akuzat e tua, qe po pret ishallah te vjen kryeministria vete ne dore, keshtu qyl, se te jete per ty edhe 20 vite te tjera do kishim Salen ne krye! Shko lexo artikullin e Prec Zogaj tek Anila Basha keto ditet e fundit, tregon se cfare bere kur more vesh se u vrane njerez ne bulevard. U dhjeve ne breke, u dhjeve!

Rroftë krietari! Po krietari

Rroftë krietari!

Po krietari ka deputetë po aq të korrruptuar sa ata që janë sot në pushtet. Krietar Rama i emëron deputetët po me të njëjtin mekanizëm sikundër edhe Berisha, sikundër e parashikon kodi elektoral që hartuan bashkë. Apo (doni të) harroni se Rama nuk ka gisht? Krietar Rama, natyrisht bashkë me deputetët që e shoqërojnë, po ashtu, ka ndryshuar edhe kushtetutën në 2008, bashkë me Berishën.

Krietar Rama nëse vjen në pushtet, me situatën aktuale të gjërave, do të ketë po të njëjtat pushtete që ka Berisha.

Krietar Rama, e drejton partinë e tij në një mënyrë diktatoriale. Po unë që jam i majtë jo i pasur (çar tallj trapi?- "i majtë i pasur") a do të kisha vend në PS.

Krietar Ed Rama nuk dha dorëheqjen dhe as nuk lejoji, minimumi, të bëheshin zgjedhje brenda partisë. Duke ua qepur gojën Blushit Islamajt e Malajt. Njërin e ka(në) përjahtuar. Malajn e kërcënuan.

Pra, krietar Ramën, që është kopje e Berishës duam në pushtet nesër?

Rroftë kri*eari!

Add new comment