E shëmtuar, e ekzagjeruar, arrogante dhe e shurdhër - thotë Vehbiu për dekorimet në Tiranë

Tirana ndërkohë është mbuluar me flamuj shqiptarë dhe ngjyrat kuqezi, që varen në ndërtesa publike, biznese, shtëpi private, makina e motoçikletë. Edhe pse flamuri, me një shqiponjë dykrenore në mes dhe me sfond të kuq, është një simbol uniteti për shqiptarët, që janë të ndarë në disa shtete në rajon, disa kritikë thonë se dekorimet janë pa shije.
“Është e shëmtuar, e ekzagjeruar, arrogante dhe e shurdhër ky përdorim eksponencial i të kuqes dhe të zezës në një masë oqeanike. Kjo nuk të frymëzon, por të lë pa frymë për zbrazëtinë që përcjell,” ankohet në blogun e tij komentatori Ardian Vehbiu. “Duket si një platformë nacionalizmi pa shije, në të cilën pasioni futbollistik është përzier me imagjinatën e një fëmije kopshti,” shton ai.
Vehbiu është veçanërisht i mërzitur me një tabelë me dy forma zemrash, vendosur nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ku përfshihen hartat e shtrembëruara shqiptare të zonave të populluara me shqiptarë nën një shtet.
Një aleat i ri i qeverisë, PDIU përfaqëson minoritetin çam, një grup shqiptarësh të dëbuar nga Greqia në fund të Luftës së Dytë Botërore nga rajoni i Çamërisë. “Nëse fqinjët tanë i marrin seriozisht këto harta, ne do kishim dëgjuar për protesta diku, për nota proteste nga diplomacia ose për tërheqje të ambasadorëve,” shkruan Vehbiu. “E meqë kjo nuk ndodh, kjo e bën rishikimin e kufijve edhe më patetik dhe të mjerueshëm, një ankesë të vonë që nuk i bën përshtypje askujt, por duket si boritë e një autobusi me tifozë futbolli, ekipi i të cilëve ka ngelur prej kushedi sa sezonesh në ligën amatore,” përfundon ai. (B.Likmeta)
Vehbiu i plotë:
Comments
Vehbiu e ka me shaka, mos ja

Vehbiu e ka me shaka, mos ja merrni seriozisht gjithcka, sidomos ate punen e hartes. Per dekorin ka te drejte por ... "Degustibus e coloribus non disputatum est".

Bukur fort! Fort bukur!

Bukur fort! Fort bukur!

Une Z. Vehbiu e adhuroj pa

Une Z. Vehbiu e adhuroj pa fund. Por u be kohe qe sikur s'po i shoh "t'i dale nga goja" ndonje vleresim pozitiv per kete popull (me aq sa kam lexuar sigurisht)

Une jam tifoz me opoziten,

Une jam tifoz me opoziten, por ve re se opozita dhe shtypi i saj ne mendimin e tyre oponent vuajne nga..... grandomania

Kush eshte ky Vehbiu qe po na

Kush eshte ky Vehbiu qe po na jep kaq shume mend nga Amerika? Askushi. Thjesht nje ekstremist i majte. Shkruan bukur, nga pikepamja e stilit, e kam pelqyer dhe e kam lexuar vazhdimisht. Kohet e fundit duket sikur ka lajthitur. Kur shkruan per gjuhen shqipe, shikoj delirin e superkompetentit, por ia pelqej si shkrime. Tani qe filloi te merret me politike dhe blogu, ku shkruan vazhdimisht, e tregon me se miri kete, po kerkon t'u jap shteg filogrekeve, siç eshte nje fare anonime me emrin "ana"(mund te jete dhe bese e Zerves frikacake, qe s'del me emrin e vet), per te zbrazur urrejtjen patologjike raciale neper komente. Kush eshte ky Vehbiu, qe nderhyn brutalisht ne çeshtjen çame, duke na e quajtur "minoritet shqiptaresh, brenda shqiptareve"?! Ne se PDIU s'i pelqen se ka bere koalicion me Berishen, kjo eshte tjeter pune, por te marre sipermarrje kaq te medha persiper, nuk ka as shpatulla, as kellqe. Ky Sanço Panço ne sherbim te Don Kishot-eve te historise na vjen nga Amerika dhe na tregon se si ruhet pastertia e kombit. A mos lakmon per ndonje liste deputetesh ne listat e Rames?...

Add new comment