E duam Shqipërinë, por shqiptarët nuk i durojmë dot!

“E dua njerëzimin; janë njerëzit që nuk duroj dot!”. Imagjinoni sikur kjo shprehje e famshme me humor filozofik e kartonistit Charles M. Schultz të pranohej nga konglomeratët shumëkombëshe, që operojnë në çdo cep të globit, si motoja e tyre e marrëdhënieve me klientët dhe konsumatorët. Ndoshta edhe ka ndodhur, por sigurisht jo brenda kufijve të botës perëndimore, sepse atëhere do të ishte bërë hataja; jashte asaj bote magjike le të ndodh badërdia, dhe këtu Shqipëria është ndoshta rasti më i keq. Konsumatori shqiptar poshtërohet, shtypet dhe nëpërkëmbet si askërkund tjetër në botë. E kush është ajo familje shqiptare që nuk ka rënë pre e skemave rjepëse të kompanisë CEZ me fatura disa milionë lekë? Apo faturime me shuma ekstreme si ajo prej 48 mijë dollarësh në muaj për një grua që jeton vetëm në shtëpi, e barabartë kjo me faturën që paguan e gjithë selia e Kombeve të Bashkuara? Apo ndërprerjet në zona të tëra të Shqipërisë si dënim kolektiv sepse një pjesë e popullsisë së asaj zone nuk ka paguar detyrimet ndaj kompanisë? E kush nuk e njeh zonjën e hekurt të CEZ-it që shfaqet para kamerave si e gjithëpushtetshme dhe shprehet pa iu dridhur qerpiku se “do ta sjellim energjinë vetëm kur të paguajnë të gjithë. Nuk kemi ç’të bëjmë!”? Nuk kemi ç’të bëjmë?! Më fal moj zonjë e nderuar, po ata shqiptarë të ndershëm që paguajnë rregullisht, ç’kusur kanë të vuajnë? Kësaj pyetje zonja i përgjigjet me një nënqeshje tallëse. Asaj nuk i interesojnë ata. Ajo mund të shkaktojë vuajtje sa e si të dojë e prapë të tallet para kamerave. Nuk e di se ç’bën CEZ-i në Evropë, por ju garantoj një gjë: nëse kjo kompani do të vepronte kështu në Shtetet e Bsahkuara, jo vetëm që do të ishtë mbyllur menjëherë dhe pasuritë e saj do t’iu ishin ndarë konsumatorëve si dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara, por drejtuesit e saj do të ndanin qelitë me vrasës të dënuar me disa burgime të përjetëshme dhe do të ishin shndërruar në balerinat dhe top modelet e burgjeve më famëkeqe amerikane. Por këtu është Shqipëri dhe lejohet çdo gjë.
Por CEZ-i është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të praktikave poshtëruese të kompanive të shërbimeve, të cilat në shumicën e tyre, po bëhet gjithmonë e më e qartë se janë prona të pushtetarëve ose të lidhur me ta. Zinxhiri vazhdon me Telekomin dhe praktikat tij të padëgjuara të kufizimit të doënload-imeve në internet, të cilat jam i bindur janë shpikur vetëm për të grabitur shqiptarët ndaj dhe aplikohen vetëm këtu. Pastaj vijnë kompanitë e celularëve me çmime të kripura sa dy apo trefishi i çmimeve në bashkimin evropian e më tej. Por ‘Miss Albania’ e praktikave të shëmtuara ndaj konsumatorit dhe klientit shqiptar është sistemi bankar me komisionet që bankat marrin për çdo llogari, pagë apo transaksion. Vetëm në Shqipëri ndodh që t’i depozitosh paratë në bankë dhe në fund të një viti të marrësh më pak se sa ke depozituar. Ka një praktikë të ndjekur nga të gjitha bankat që, nëse ke llogari rrjedhëse je i detyruar të paguash rreth 2 Euro komision në muaj, të cilin banka e justifikon me faktin se të paska ruajtur paratë!. Eh, ç’nuk ndodh në Shqipëri! T’i japësh bankës paratë e tua që t’i xhirojë në funksion të rolit të saj primar dhe, në vend të të japë shpërblim për këtë, të ndëshkon me gjobë.
Kur banka huazon pará përfton interes që është pagesë që huamarrësi bën për përdorimin e parave të tjetrit, ose e quajtur kosto mbi huanë e dhënë. Kjo është e kuptueshme dhe mësohet në çdo libër elementar ekonomie. Ndërsa kur banka merr pará në formë depozitash dhe ajo prapë merr interes, dmth ajo të taton për paratë që ka marrë, kjo në cilin libër mësohet?
Por asnjë nga këto nuk mund të krahasohet me praktikat më çnjerezore, më poshtëruese dhe më të rrezikshme të shërbimit shëndetësor në këtë vend të ndërtuar mbrapsht. Spitale pa ilaçe, higjenë përtokë dhe doktorë e infermiere që janë shndërruar në tregtarë jetësh njerzore, që bëjnë pazare e japin e marrin e ryshfete që as matrapazi më i madh nuk do t’ii bënte, jo më njerëz me bluza të bardha, detyra e të cilëve është mbrojtja e jetës.
Ajo që të revolton është fakti i dhembshëm se shërbimi shëndetësor në Shqipëri është shndërruar në tregëti shitjesh me pakicë: në fillim paguaj dhe pastaj merr shërbimin, tamam si një dyqan byrekësh në cep të rrugës. Dhe nëse nuk ke para atëherë je i dënuar me vdekje. A nuk është mizore kjo, sidomos kur bëhet në spitale të ndërtuar nga këta njerëz të nëpërkëmbur dhe që tani gabimisht quhen shtetërorë, nga mjekë që të paktën rrogën e spitalit e marrin nga këta taksapagues të dënuar me vdekje?
Këtij trajtimi barbar nuk i shpëtojne as ata që paguajnë sigurime shëndetësore, sepse ky lloj sigurimi është thjesht një tjetër skemë vjedhjeje që nuk të shërben për asgjë. Por edhe po të paguash sa tëkërkojë babëzia e bluzave të bardha, përsëri jetën nuk e ke të sigurt. Sa mijëra njerëz vdesin çdo vit për shkak të neglizhencës apo paaftësise së mjekëve, edhe pasi këta të fundit kanë marrë pará?Sa shumë prej tyre kanë qenë familjarët apo të njohurit tanë! Dhe sa është numri i mjekëvë të penalizuar? Zero.! Sa kriminale është pastaj, të lejosh një mjek që ka mbi shpinë vdekjen e katër pacientëve të shëndetshëm, për shkak të neglizhencës apo paaftesisë së tij, të vazhdojë të ushtrojë profesionin! Sa më shumë rrëmon aq më e qelbur bëhet katrahura dhe çorba e shoqërise shqiptare.
Megjithatë është e çuditshme që askush nuk flet për këto, askush nuk bën thirrje për organizim në parandalimin e kësaj masakre sociale; as ata qindra mijëra vetë që kanë jetuar e jetojnë në perëndim, dhe që, përballë ndonjë keqkuptimi të vogël me AT&T, Deutsche Telekom, apo ndonje kompani tjetër në perëndim, kanë sharë në telefon me libër shtëpie punonjësen e Shërbimit ndaj Klientit, duke i kujtuar me zërin në kupë të qiellit të drejtat e tyre si klientë të asaj kompanie dhe banorë të atij vendi. Dhe të tillë unë kam njohur dhe njoh shumë. Por për ç’ndodh këtu, as iu vete në mendje të kërkojnë të drejtat.
Si është e mundur që përballë këtyre shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut nuk pipëtin fare Shoqata shqiptare? Po si mundet të flasë Organizata Shqiptare e te Drejtave te Njeriut kur kryetarja e saj shfaqet çdo ditë në televizione si analiste politike dhe merr atributet e një punonjëseje të administratës apo zëvendës-ministreje?
Si mund të flasë Amnesty International Albania kur ka në kryesi një analist mediokër që i është betuar për besnikëri kryeministrit deri në vdekje?
Si mund të flasin ato dhjetra OJQ që vërdallisen nëpër Tiranë kur J-ja e mesit u ka rënë plotësisht?
Sa herë e pyesim veten dhe Zotin: Jam shqiptar dhe e dua Shqipërinë, por përse ndiej kaq dhimbje dhe pse më poshtërojnë kaq shumë vetëm se jam i tillë? Pse nuk u ndjeva një herë rehat dhe i qetë në vendin tim?
Këto shumë pse nuk kanë nevojë për përgjigje, por ndoshta i ndryshojmë duke filluar nga këta mekanizma shtypës, grabitës dhe poshtërues. Mbase me qeverinë nuk matemi dot, por po të organizohemi, ua tregojmë vendin këtyre sharlatanëve dhe i largojmë nga trualli yne ata që nuk e kanë vendin këtu. Sepse duket që këta mashtrues i duan paratë e shqiptarëve, por ata vetë i shtypin me këmbë.
Comments
Poshte CEZ-i!
Poshte CEZ-i!
E lexova me shume vemendje
E lexova me shume vemendje artikullin tuaj dhe se pari u habita, se mendoja se isha vetem une viktime e "gabimeve" te CEZ dhe se dyti, sepse edhe une une arrij ta kuptoj se si ka mundesi te ndodhin te tilla gjera ne nje vend ku akoma ka nje Qeveri!
Sepse sa do qe te shkruani ju mik i dashur, duke bere thirrje per protesta te shoqerise civile dhe te qytetareve te zemeruar, ne kete vend ku jetojme dhe ku gjykatat jane nje shurre pule, vetem qeveria mund t'ja mbertheje topat ne dare Kompanive hajdute dhe mund ti detyroje ata te paguajne demshperblime!
Perralla e shoqerise civile eshte nje absurd ne kete vend dhe OJQ mund te lulezjne ne Shqiperi aq sa mund te lulezojne qershiat ne planetin Mars!
Keni shume te drejte me
Keni shume te drejte me pelqene shkrimi juaj por si munde te largojme keto firma qe e shfrytezojne vendin tone ne menyre me barbare qe munde te ekzistoje duke filluar nga nafta minierat metarlugjiku dhe nga te gjitha pasurite dhe fitimet qe bejne asnje cene nuk ngelet ne vendin tone por para se te largojme keta matrapaze duhet te largojme kete qeveri bazhibozhukesh qe po e shesin per nje cope buke
Njera ane e medalies eshte
Njera ane e medalies eshte shtu sic e keni trajtuar ju z.Kola,dhe eshte pjesa me e dukshme si hena naten.Po anen tjeter kush e shikon?A duhet pare e lexuar me kujdes dhe pastaj e hedhim koke a pile medaljen e te shohim nga bie.Pse?Sipas te dhenave te shtypit CEZ-i,Ujesjellesat,Sigurimet ,Tatimet kane nje ankese qe ne shqiptaret jemi evazionista.Kjo eshte e vertete,s'e luan as topi i plakut Mere.Atehere si mund te kerkojme sherbime te lira,pa perjashtuar korrupsionin-mashtrimin etj,kur nuk paguajme te gjithe ate qe bejne te gjithe njerezit ne bote sapo lindin?Kur vet pushteti nuk paguan detyrimet ndaj privateve apo shteteroreve?Do te falimentojne te gjithe?Prandaj ngrihen dhe do te ngrihen cmimet dita dites deri sa ne te arrijme t'i gerhushemi komshise per te paguar detyrimet.Mbase nuk na pelqen por eshte e vertete qe ne shqiptaret vetem nje shqise kemi te zhvilluar ate ''me jep" ndersa tjetra "na te te jap" na eshte paralizuar sepse i mbajme per bakshishe ne te gjitha nivelet e perditshmerise.A do te arrijme ta varim medaljen nga kjo ane ne faqen kryesore te jeteses?Atehere do te ecim dhe ne drejt nje te ardhmeje skandinave...
I dashur Arra Gunge, verejtja
I dashur Arra Gunge, verejtja juaj e ben panoramen akoma me dramatike dhe me te vertete ketu kemi te bejme me nje piramide e cila ne vend ta zgjeroje bazen e saj, e ngushton ate me nje shpejtesi te frikshme, duke vendosur mbi nje pakice qytetaresh te ndershem dhe, ne kete rast edhe budallenj (ku bej pjese edhe une dhe kete e them me krenari perballe atyre shume shqiptareve qe nuk paguajne asgje), nje presion te papare fiskal marramendes! Por sidoqofte nuk kam per te dale asnjehere me hu ne dore kunder komshiut! Kjo eshte pune e Qeverise!
O CEZ, me mire te mos jesh!
Ah, sa per kulture, sot
Ah, sa per kulture, sot pronarja e zyres ku punojme me qera me kerkoi te paguaja 30 000 te reja shtese qe CEZ ja kishte faturuar asaj ne sahatin e vendosur posacerisht per zyren tone!!!!!!
me pelqeu titulli sepse
me pelqeu titulli sepse permbledh ate qe e kam moto dhe une :
I HATE PEOPLE! ne fakt une vetem KID THEM WITH LOVE!
po qaheni per gjithe keto gjera dhe haroni nje nga ligjet kryesore te kapitalizmit, me i varferi e paguan me shtrejte cdo gje.
gjithsesi ju shqiptareve une nuk iu mar asnjehere seriozisht dhe sa per kompanite qe u shkelin me kembe, bejne gjene me normale. ndoshta kjo i ben mire injorances.
ne kete bote globale, ju nuk keni shanse, po fare fare ama ...
pyetja jote naive retorike ne fund tregon dhe nje here kete qe po them me siper. fatkeqesia juaj shkon shume thelle dhe shume lart.
dhe me beso autor se nuk njihemi dhe nuk ka shanse te njihemi, duke iu pare si i huaj nga jashte atij vendi, nuk me ben pershtypje asnje resht i kesaj qe juve keni shkruar: po merni ate per te cilen ishit destinuar/iu takonte.
te tjerat jane vetem mjaullitje e ngerdheshje kalimtare.
Ia ke fut kot shoku se (gati)
Ia ke fut kot shoku se (gati) ne cdo vend ka komisione per mirembajtjen e llogarive rrjedhese...
Shkrim i goditur zoti Kola!E
Shkrim i goditur zoti Kola!E keni vënë gishtin në plagën që na dhemb ne gjithë shqiptarëve....!Mendoj se gjithë ato compani që operojnë në Shqipëri dhe abuzojnë sikur janë gjithë ato që ju i përmendni i nderuar,ndoshta kanë ardhur jo në rrugë ligjore...Ndërsa duhet ose të rregullojnë aktivitetin dhe ta bëjnë ligjor... përmes institucioneve..ose përmes inisiativës së shoqërisë..çka përfshin ligjshmërinë dhe (pa)ligjshmërinë...po të jetë puna..Shqipëria nuk është as kapital dhe as pronë..e një grushti grabitësish...që dinë ta bëjnë këtë gjë duke bashkëpunuar me me klanet dhe mafien.. vendase apo të huaj....!Analizë superiore,Alfred!Përshëndetje!
OJQ shqiptare jane bere OQ. E
OJQ shqiptare jane bere OQ. E bukur kjo!
Une mendoj se jane bere jo
Une mendoj se jane bere jo Oq, por Ojq nonen!
Artikull shumë i bukur ,,,
Artikull shumë i bukur ,,,
Add new comment