Berisha në gojën e Bashës dhe një fjali e Refik Toptanit në 1912, sipas Arben Putos

Në intervistën me gazetarin Ben Andoni, (shih edhe: http://www.respublica.al/artikuj/2012/11/27/teza-e-berishes-per-lanc-e-njejte-me-tezen-greke-ne-konferencen-e-paqes-me-1946) historiani Arben Puto i sheh deklarimet e kryeministrit Berisha për zhvendosje datash jo si të rastësishme por si një përpjekje e organizuar për nënvleftësimin e I.Qemalit dhe ngritjen e A.Zogut, madje këtë po e bën, sipas Putos, edhe duke përdorur të tjerët, si Lulzim Bashën e Bashkisë së Tiranës, përshembull.
Thotë Puto: “I gjithë programi i qeverisë së tij për 28 Nëntorin e ka këtë fill lidhës që e bashkon. Që do të thotë nënvleftësimi i madh i Ismail Qemalit dhe ngritja e Ahmet Zogut. Tradicionalisht ka qenë Vlora si kryeqyteti i parë, ku është bërë festimi i Pavarësisë, tashmë në këtë 100 Vjetor, kryeministri po mundohet të mbushë radhën: Pra, për të hequr vëmendjen dhe për t’ia marrë Vlorës peshën si qytet i pavarësisë. T’ju sjell në vëmendje disa shembuj: Para disa muajsh, me gojën e kryebashkiakut të Tiranës, u tha se Pavarësia është shpallur në Tiranë më 26 nëntor. Të kujtojmë se këto janë thjesht ngjarje lokale, dhe janë bërë me udhëzimet e mëparshme të vetë Ismail Qemalit, i cili kërkonte që të bëheshin aty-këtu gjeste të tilla në mënyrë që të krijohej ashtu si duhej atmosfera për ngjarjen e madhe që pritej të bëhej. Por, të kthehemi në Tiranë: Çfarë u tha? E kam shkruar momentin se si u hap mbledhja. Fjalën e mbajti beu Toptanas, Refik bej Toptani, i cili do shprehej se, “Vëllazën, me hidhërim të madh po ju lajmoj se puna e pru që me u nda me vëllaznit tanë turq. Ai flamur që u valëvit 500 vjet do të ulet e do të ngrihet flamuri kuq e zi me shkabën dykrenore”. Kjo, pra, ishte gjuha e përdorur. Shembulli tjetër është disi qesharak. Ai lidhet me profesorin e historisë që pretendon se gjeti në Vjenë një dokument të pavarësisë. E vlerësoj që e gjeti. Por e gjeti dhe e solli menjëherë duke ia dhënë kryeministrit, pasi e di se atij i shkon kjo logjikë. Berisha na doli menjëherë në televizor dhe konfirmoi këtë ngjarje të madhe me këtë dokument ‘të madh’, që na bënte të njohur se Pavarësia është bërë që para 28 Nëntorit!!! Unë mendoj se ky njeri do me çdo kusht ta shfuqizojë Vlorën”. - A.N.
Comments
E cfare kerkon te thote me

E cfare kerkon te thote me kete Puto, meqe nje Patriot si Refik bej Toptani paska pasur nostalgji per Turqine, nuk i quhet patriotizmi dhe te mirat qe ka bere per Shqiperine? Po me kete logjike, ne nxjerrim jashte loje trecerekun e rilindasve. Po te marrim admirimin qe ka shprehur Isa Boletini per Pernadorine Osmane dhe vecanerisht Sulltan Abdyl Hamitin, i bie ti ngreme ta quajme tradhetar. Po si Isa jane shumica e patrioteve shqiptare. Vete Ismail Qemali ka qene nje nepunes osman dhe pjesen me te madhe te veprimtarise se tij e ka shpenzuar ne perpjekje per te reformuar Perandorine Osmane. Puto ose e lexon historine me syzet e sotme, ose na e rrefen me vetedije sic ia do qefi, per te cuar uje ne mullirin e vet. Puto ben te njejten gje si Berisha, politizimin e historise. Ne rastin konkret perfundimet nuk u perputhen sepse u sherbejne interesave te ndrysheme, por logjika dhe qasja eshte po ajo.

Historianet tane jane shume

Historianet tane jane shume naive, dhe enverist do ti quaja/jane kete plehra qe ja shtuan jeten pushtetin Enverit dhe sot shtojn ndarjen e shqiptareve. Po Turqija ishte Evropa e kohes atehere. Po mos te ishte Turqija ne mbase sdo te kishim mbijetuar me keta fqinje qe na rrethojne. Greku & Serbi i shfarosi gjithe shqiptaret qe mbeten brenda kufijeve te tyre dhe kjo eshte nje e vertete rrenqethse.

Zotria i mesiperm quhet ARBEN

Zotria i mesiperm quhet ARBEN PUTO dhe te gjithe intelektualet e mirefillte shqiptare e njohin mire si nga aftesia ashtu edhe nga reputacioni.

A mund te na thoni ju kush jeni Z. d qe te na jepet mundesia edhe ne, lexuesve, te mund te bejme nje krahasim, me aq sa mundemi, midis asaj qe thoni ju dhe profesor Puto. Faleminderit.

Puto kot ngul kembe te

Puto kot ngul kembe te behet i besueshem per gjera qe s'i ka pare me sy, teksa hesht, ose mashtron per kohen kur ai duhet te rrefehet.

Tashme dokumentet jane te te gjitheve.

Ismail Qemali, sipas tyre, u ka sugjeruar te gjitheve, ku te mundin, sidomos më në veri, ta ngrejne Flamurin sa me shpejt, per te parandaluar orvatjen e serbeve dhe te te tjereve ne trojet shqiptare.

ndaj dhe ne disa qytete e zona, si ne Durres, Tirane e shumekund, flamuri simbolikisht u ngrit edhe me heret se ne Vlore prej vete Ismail Qemalit.

Por, askund tjeter, nga asnjeri prej flamurngritesve, nuk u deklarua Pavaresia apo Mevetesia e Shqiperise. Apo Puto ka ndonje dokument qe tjeterkush pretendon aktin e Pavaresise perpara Ismail Qemalit te patjeter? (Edhe pse, as kjo nuk do ta vogelonte gjestin e madh te tij, dhe do te ishin mjerane gjithe perpjekjet qe do ta kishin ndermend kete tjetersim autoresie. A thua edhe te huajt, do te mashtroheshin prej Ismail bej Vlores, sikur flamurin per Pavaresi, ta kishte ngritur dikush tjeter?!)

Vetem ne te sotmit, në mëri me njeri tjetrin, dhe ngaqe nuk deshmojme dot per periudhen ku kemi jetuar,deshmuar e ndikuar,

perpiqemi te ngaterrojme ata burra te medhenj qe u perpoqen te benin sado diçka.

Puto le te rrefej ato gjera qe pa, bëri apo kunderbëri nen komunizmin e tij, jo te rreket te ngaterroj te nderuarit Refik bej Toptani me Ismail bej Vloren, se ata kane hyre pergjithnje ne historine shqiptare, me emer/mbiemrat e tyre te shquar.

Puto, ben mire te rrefehet per sa i duhet ta shpetoj shpirtin e tij, jo per te trazuar shpirtrat e qete te te tjereve!

Add new comment