Google ngjyros logon kuqezi për 100-vjetorin e Shqipërisë

Kush ka hapur Google nga Shqipëria tani pas orës 12.00 të natës, ka vënë re me kënaqësi që logoja e gjigandit internetik është bërë kuqezi. Ekipi i Google me sa duket i është përgjigjur pozitivisht një peticioni nga Shqipëria, që u bë e njohur si nismë disa ditë më parë dhe që kishte si ideator një të ri korçar të quajtur Klajdi Hëna. Peticioni i firmosur nga mbi 50 mijë shqiptarë kërkonte që në 28 nëntor logoja e Google të ngjyrosej me flamurin shqiptar.
“Google Doodle” janë ndryshimet argëtuese, befasuese e ndonjëherë spontane që i bëhen logove të Google-it për të kremtuar festat, përvjetoret apo jetët e artistëve e shkencëtarëve të mëdhenj. Ndryshimi mund të jetë lokal, ndoshta vetëm për Shqipërinë, por detajet mund të mësohen gjatë ditës së nesërme. A.N.
Comments
Po ketu ca dreqin ka qe nuk

Po ketu ca dreqin ka qe nuk del, opo plasa dhe s'plasa dot!

mese normale, asnjehere ne

mese normale, asnjehere ne nuk e kemi pare logon e festes se Greqise! apo te Libanit qe ka pas te njejten feste ne 22 nentor

Keni te drejte, ky ndryshim

Keni te drejte, ky ndryshim dhe mua me duket se eshte Local.

Nga Anglia nuk del gje, google.co.uk ose google.com.

Per Libanin me 22 Nentor, google-doodle, ishte ndryshe.

Na duhet me shume PR. :)

pooralbanianboy

Po keta legenat e google kane

Po keta legenat e google kane bere faqen kuq e zi, vetem per IP nga Shqiperia. Po te hysh nga faqe te tjera te shteteve fqinje ose te nje shteti tjeter, del pamja google njesoj si ne ditet e tjera.

Po keta te Google jane legena...

shume e bukur

shume e bukur

Mua me duket se fjala Google

Mua me duket se fjala Google eshte shkruar qellimisht ashtu qe te jape pershtypjes e EAGLE. Shikojeni me kujdes

Mua me duket se ky lloj

Mua me duket se ky lloj shkrimi eshte perdorur qellimisht pasi po ta shikosh me kujdes do lexosh EAGLE.......apo jo

Add new comment