Pavarësi nuk do të thotë liri – thotë Stefani dhe shton: Liria është të shpëtosh nga shtypja e shqiptarit prej shqiptarit

Pavarësia mund të fitohet, dhe përgjithësisht kështu ka ndodhur, edhe në mungesë të mendësisë dhe institucioneve të lirisë qytetare. Po a është pavarësia, domosdoshmërisht liri? Kësja pyetje i përgjigjet në artikullin e sotëm0opinion në të përditshmen SHQIP, Andrea Stefani.
Shkruan Stefani: “Mbreti Henri VIII nuk e bëri më të lirë Anglinë kur e mëvetësoi nga Kisha Katolike Romane. As Enver Hoxha nuk e bëri më të lirë Shqipërinë kur e çliroi nga nazifashizmi. Përkundrazi! E pavarësoi deri në ekstrem nga bota, deri në izolim. Por izolimi është krejt e kundërta e lirisë. Shqiptarët, ndërsa duartrokasin sot politikanët, duhet të kuptojë se pavarësia nuk është përherë liri. Madje jo rrallë ajo shndërrohet në një skllavëri të re. Mund të fitosh mëvetësinë, por mund të mos e arrish kurrë lirinë. Ky është pikërisht rasti shqiptar”.
Stefani shtyhet më pas në histori dhe thotë:
“Pas largimit të otomanëve nuk erdhi liria. As pas largimit të francezëve, austriakëve, grekëve, italianëve apo serbo-malazezëve në mbarim Luftës I Botërore. As pas largimit të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë pas Luftës II Botërore. Shqipëria është çliruar shumë herë nga pushtues të shumtë, por flamuri i saj kombëtar nuk e ka prekur as edhe një herë në këta 100 vjet qiellin e lirisë. Sepse tiranitë dhe diktaturat nuk kanë lejuar që Atdheu të ketë një qiell të kthjellët lirie. Mëvetësia është të shpëtosh nga shtypja e huaj. Liria është të shpëtosh nga shtypja e shqiptarit prej shqiptarit”. A.N.
Stefani i plotë:
Comments
Keto tatuazhet keto vajzat i
<p>Keto tatuazhet keto vajzat i kane bere thjesht me u duk, se ne shqiperi rinia vdes te duket, te shesi pordhe neper rruge e klube.</p><p>Ti pyesim keto vajzat "patriotike" nese jane krenare qe ne vendin e tyre pronat jane te vjedhura, gjykatat lirojne kriminelet, nuk denojne kriminelet, qe ne vendin e tyre iken jeta per lesh per nje fjale goje, qe uji vjen me orar, qe per te gjetur pune duhet te paguash miliona leke, ti pyesim nese jane krenare qe ne lumin Mat derdhen kimikate te rrezikeshme???????? He?????????? Heeeeeeeeeeee?</p>
Aman o Dritan, kto ti pyesesh
Aman o Dritan, kto ti pyesesh se kur eshte hapur shkolla e pare shqipe, s'e kane idene. Shyqyr qe dine te bejne "party", po s'kane lexu nje liber ne jete te vet (aq me pak te dine me shume per historine tone). Patriote te medhenj jemi me fjale, po me vepra...
Dakort, ne se liria nenkupton
<p>Dakort, ne se liria nenkupton qe njeri bashkombas nuk duhet ta shtype dhe shfrytezoje bashkombasin tjeter, lind pyetja se a ka liri te tille ne vendet perendimore? Prape ne se aksioma e Stefanit eshte e vertete del edhe pyetja: A kishte liri ne kone e socializmit te Enver Hoxhes kur mjeti themelor i shfrytezimit te njeriu nga njeriu eshte prona private dhe ne fund te te dyja ketyre peytjeve. Cili eshte kuptimi i konceptit te madh Liri???? Spjegojeni dhe na ndriconi ne kete mjegull te dendur mburrjesh, genjeshtrash, lavderimesh, iluzionesh, katekizmash, silogjizmash, demagogjish, sofizmash dhe mjaft koncepte pordhamanesh e monopoliste te rreme te se vertetes.</p>
Add new comment