Nuk jemi vetëm ne që vjedhim - shkruan Lubonja dhe tregon një eksperiencë personale udhëtimi

Postuar në 26 Nëntor, 2012 04:02

Të hënën në mëngjes të kësaj jave u nisa nga Firencja me autobus për në Aeroportin e Pizës, për të fluturuar për në Tiranë. Kisha prerë një biletë vajtje-ardhje dhe po kryeja “ardhjen”. Kur mbërrita në Aeroportin e Pizës shkova në vendin e Check-in-it dhe po kërkoja tabelën AIR ONE, kompania italiane me të cilën do të fluturoja. (Sa për dijeni të atyre që nuk e njohin, është kompania “low cost” e Alitalia-s, për privatizimin e së cilës (Alitalia-s) u bë një zhurmë e madhe sepse u tha se pronarët e rinj morën pjesën e shëndoshë, duke i lënë shtetit borxhet).
Kërkova te radha e check-in-eve të gjej tabelën ku shkruhej “Tirana”, por nuk po shihja gjë. Atëherë shkova te një nga ekranet ku jepeshin të gjitha nisjet dhe, për çudinë time, vura re se ora e nisjes 11:25 nuk figuronte kurrkund, as emri Tiranë. Diçka ka ndodhur – thashë – po shkoj të pyes informacionin. Ndërkaq, nxora nga çanta fletën e printuar të biletës së blerë on-line, për të parë se mos kisha lajthitur dhe kisha gabuar datën. Jo, hiç fare, 19 nëntor, ora 11:25.
Punonjësja e informacionit më tha se fluturimi im ishte ndryshuar, por se, për më tepër, mund të shkoja të pyesja te biletaria… në fund të korridorit, majtas. Ajo e biletarisë më dha një lajm që nuk po doja ta besoja: se fluturimi im ishte kryer një ditë më parë, të dielën, dhe se, për këtë ndryshim date, unë kisha marrë një njoftim me e-mail.
“Me e-mail! – i thashë, – po unë marr kushedi se sa e-mail-e në ditë, midis të cilave edhe ato që dërgon AIR ONE-i për reklamë. Ja nuk e pashë unë e-mail-in, kaq mjaftuaka që të më fshini ju nga lista. Po numrat e telefonit pse m’i keni marrë atëherë? Pastaj, kam dëgjuar për fluturime që shtyhen, por për fluturime që kryhen përpara, kurrë ndonjëherë”.

Mirëpo ajo e biletarisë nuk ishte punonjëse e AIR ONE-it. Më zgjati një fletë A4, ku kishte numrat telefonikë të “call center”-ave të kompanive ajrore, midis të cilave edhe AIR ONE. Bëra numrin 892 444. Në fillim më doli një zë burri që më njoftonte për tarifat se sa kushtonte një minutë a ku di unë. S’kisha nerva ta dëgjoja e të bëja kalkulimin se sa do të më kushtonte telefoni. Vura re se ishte një zë që fliste një italishte me aksent. Pas atij më doli një zë tjetër i regjistruar, që thoshte se duhej të prisja dhe pasi mbaroi edhe ai, më doli më në fund një operatore. Fliste një italishte shumë të mirë. “Më jep një çikë numrin e regjistrimit të biletës”, më tha. Fillova t’ia bëj me spell: “B come Bologna, 4, C come Como…”, derisa e mbarova dhe ajo gjeti emrin tim.
“Lubonja?”.
“Po, Lubonja, Fatos”.
“Ne na rezulton se ju kemi dërguar një e-mail…”.
“Po njeriu mund të jetë i sëmurë, mund të jetë i hutuar, mund të jetë në mal, ku s’ka internet, mund të jetë…, – fillova t’i dërdëllis, – si mund të mjaftoheni ju me një e-mail për ta ndier veten të qetë se e keni kryer shërbimin ndaj klientit, ndërkohë që i keni shkaktuar një bela kaq të madhe duke i ndërruar datën e fluturimit…?”.
“Keni të drejtë, do të përpiqem të bëj diçka, – më tha, – por ne jemi thjesht operatorë”.
Më përsëriti disa herë “keni të drejtë” kur i shprehja argumentet e mia. Dukej sheshit se edhe ajo ishte e pakënaqur. Me gjithë hallin që më kishte zënë, fillova të kërkoj të gjej me mend se nga më flisnin ato operatoret. “Ndoshta nga Shqipëria, – thashë me vete, – ndoshta edhe nga India”. Mu kujtuan ulërimat e Pepe Grillos: “Ju duket punë ajo në call center?!”. Por edhe një shkrim i “La Republica”, një faqe e tërë, që tregonte se si i transferojnë këto ndërmarrje në Shqipëri pasi atje kushton pesë herë më pak “krahu”, më falni, “goja” a punës, sesa në Itali.

Gjithsesi, përgjigjja përfundimtare e operatores ishte se ata shefat i kishin thënë se nuk mund të bëhej që unë të fitoja të drejtën për fluturimin pasardhës. Mirëpo ndërkohë që filloi të më shpjegonte se ç’duhet të bëja më tej, u pre telefoni. “Janë këto linjat e dobëta të internetit…”, – thashë me vete gjithnjë e më i acaruar. Prita pak dhe mora përsëri. Dëgjova edhe një herë dy lloje zërash të regjistruar, më doli një zë femre që m’u duk si zëri i parë, por nuk ishte ajo. “Kushedi është në një tjetër ‘call center’, kësaj here ne Kinë”, – thashë. Edhe një herë operatorja e dytë më kërkoi numrin e biletës. “B… come Bologna, 4, C come Como…”. Mirëpo, sapo mbarova spellingun dhe fillova t’i shpjegoj edhe një herë nga e para se ç’kishte ngjarë, m’u ndërpre lidhja përsëri. “Dreqi ta hajë, – thashë, – me këto linjat e internetit”. Gjeta në ekranin e celularit numrin që kisha bërë dhe shtypa tastierën. Por kësaj here, në vend të tri radhëve të zërave, më doli krejt tjetër muzikë:
“Në rimbushjen tjetër paguaj një euro që të fitosh dy euro… Grazie”.
“Ç’është kjo? – thashë. – I kam rënë numrit gabim?”. I rashë prapë. Prapë i njëjti zë: “Në rimbushjen tjetër paguaj dy euro të fitosh një euro… Grazie”.
E kuptova. E pabesueshme! Ju betohem se celularin nuk kisha shumë që e kisha mbushur dhe duhet të kisha minimumi dhjetë euro. Kishin ikur të gjitha për “call center”-at e mallkuar dhe pa zgjidhur asgjë. Kisha mbetur edhe pa celular, sepse ndërkaq i kisha hipur autobusit për t’u thyer nga Piza në Firence jo pa llogaritur edhe shpenzimet e ikura dëm për biletat.
Kur mbërrita në shtëpi nxitova të marr një numër fiks të AIR ONE-it. Kësaj here duket se ishte numër italian, sepse kishte prefiksin e Italisë. Më doli një operatore edhe kësaj radhe. Edhe një herë “…B come Bologna, 4, C come Como…”. Edhe njëherë i shpjegova se çfarë më kishte ndodhur. “Të shohim çfarë mund të bëjmë, – më tha, – prit një minutë”. Nuk di çfarë provoi dhe pastaj tha: “Jo, nuk ma lejon sistemi ta kaloj biletën tuaj në fluturimin e së mërkurës”.
Kësaj here dukej sikur vullneti i njeriut ishte, por nuk kishin vullnet makinat, d.m.th. kompjuterët.
Pasi shkëmbyem edhe disa fjalë të tjera, ku i thashë se AIR ONE një dy e ndërron oraret e fluturimit me Shqipërinë, se një fluturim më parë kisha ndenjur pesë orë në Aeroportin e Pizës, ajo  më tha: “Prit një minutë se duhet të sinjalizoj shefat më lart, sepse vetëm ata mund ta lejojnë një veprim ndërrimi date bilete në kompjuter”.
Iku e më la të prisja një copë herë me telefon hapur. Më në fund u kthye e më tha se nuk mund të bëhej gjë e se, me sa dukej, nëse doja të fluturoja për në Tiranë, unë duhet të blija një biletë të re...

Pjesa më sipër është shkëputur nga një artikull-opinion i gjatë i Fatos Lubonjës në të përditshmen Panorama ku ai rrëfen eksperiencën e mësipëme personale dhe del në përfundimin se jetojmë "erën e hajdutërisë". Edhe opinioni këtë titull ka. "Ka plot histori që ndodhin në Perëndimin e idealizuar nga shumë prej nesh që të bëjnë të mendosh se ne shqiptarët, që na njohin e diskriminojnë në Perëndim si hajdutë e trafikantë, duhet ta normalizojmë disi ndërgjegjen tonë. Nuk jemi vetëm ne që vjedhim..." - shkruan Lubonja.

Lubonja i plotë:

http://www.panorama.com.al/2012/11/24/era-e-hajduterise/

Comments

Submitted by Tarbiat (not verified) on

Shkrim shkrimi i Lubonjes! Lubonja duhet ta ndertonte shkrimin qe kur doli Tanku doli dhe kundra Tanku dhe me kete dua te them qe ka sigurime dhe te tononte e tonifikonte qe njerez sigurohuni se hani derrin. po qe i zoti ngreje padine ne amerike dhe fito shume prrallore. Kshu eshte jeta, keshtu ka qene dhe keshtu do te jete e ndertuar mbi mashtrim. Lum ai qe njef  ligjet dhe qe eshte i siguruar. Kaq. Kaq te thjeshta jane gjerat. Gjithmone kur pres bileten e siguroj dhe nuk kushton shume 20€. Kaq. ka dhe sigurime juridike qe i mbulojne punet profesionistet dhe del me fitime.

Submitted by klodi (not verified) on

Po nuk ka provuar Bel-Air-in z. Lubonja. Qe thote pa u mbushur avioni nuk nisemi dot.

Submitted by hapi (not verified) on

Epo shyqyr qe na sqaroi Lubonja se dhe Italia vidhka! Ne budallenjte qahemi se na vodhi Basha e Xeni e Gita.

Kshu ndodhi dhe heren e pare, vuri njeri tabelen "toke e xanun" dhe e vendosen dhe njemije te tjere, se kshu u beka.

Morali i kesaj fabule eshte se Lubonja nuk ka moral!

Submitted by raimondi (not verified) on

Me shume kjo tregon se ata nuk kane respekt per Shqiptaret ndaj ne keto raste duhet te nderhyje shteti shqiptar,  dhe biles  ta ndjeki fare ate kompani qe mos punoje me linjen e Shqiperise......

Submitted by Baku (not verified) on

Kur blen biljeten "on line" te behet pyetja :"si preferoni t'ju kontaktojme ne rast nevoje?

Ka dy fusha ku duhet "flag-uar" :

1-telefon

2-e-mail

Po shenove e-mail te mberrin e mail po zgjodhe telefon te mberrrin SMS!

Te them qe nuk  ka te beje me Shqiperine e shqiptaret kjo pune!

Me ndodhi mua me te njejten shoqeri ne linjen MPX-Prage !

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

O raimond, s'ka lidhje fare ketu qe s'kane respekt per shqiptaret. Thjesht eshte nje kompani qe do te fitoje me cdo kusht qofte edhe duke mos respektuar klientelen.

Submitted by RP (not verified) on

Kane pare Lubonjen me mjekerr,hahhahaha.Megjithate nuk quhet Pepe Grillo por Beppe,se tamam emrin duhet ta kete Xhuzepe.Une kam humbur njehere dy bileta,se check In mbyllej fiks ne oren 12 pa 5 dhe une vajta ne 12,kur avioni nisej ne 12 e 55(AirOne Mi/Malpensa-TIA).Me than qe u mbyll cirkuiti i check in dhe as karabinieret s'me ndihmuan dot se Air One eshte kompani private."Nuk jemi vetem ne qe vjedhim.."po ta shtrosh per debat eshte nje"thes" i madh sa bota.Ky"zbulim"i ri i Lubonjes eshte shume interesant.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Vazhdo Lubonja linjen e Propagandes te ngjashme me ate te Salistaneve kur thone."Varferi ka dhe ne Amerike,Zvicer,Gjermani e gjetke ne vendet Perendimore"E me tej shtojne."Papunesi ka dhe ne Gjermani e gjetke"Por bejne sikur harrojne te permendin perqindjen e papunesise ne keto vende dhe perqindjen e papunesise tek ne.Harrojne ta permendin,apo qellimisht nuk e permendin??Eshte e njejta gje me ate qe thote Lubonja se kudo vjedhin.Sigurisht,por varet nga sasia dhe menyra.Dhe ne rast se vjedhin denohen nga Gjykatat apo jo??Por kete pa dashje e harron Lubonja.Nuk e ben me qellim.Po kjo nuk ka shume rendesi thote Lubonja.Rendesi ka qe kudo vjedhin.Jo mor zoteri jo.Kjo jo vetem qe ka shume rendesi,por eshte pikerisht thembra e Akilit qe na dallon nga Perendimi.Ne Perendim gjykatesi te thyen ne mes,kurse ne Shqiperi jane Gjykatesit qe thyhen ne mes dhe hidhen me dinamit ne ere.Shkruaj Lubonja nje artikull per Skerdilajd Konomin,gjykatesin Vlonjat qe e hidhen ne re,dhe policia nuk ka arrestuar askend edhe sot e kesaj dite,pavaresisht se ka kaluar nje vit e gjysem nga vrasja e tij.Ne jemi ne skajin e kundert me Perendimin.Z.Lubonja,behu pak me pragmatist dhe i sinqerte.Ne e dime qe ti je filozof i pjerdhur.

Submitted by ka te drejte Airone (not verified) on

Behemi qesharake kur duhet te gjykojme nje kompani dhe nuk marrim parasysh qe neso de te ishte jona do te silleshim ne te njejten menyre.

Nje bilete nuk eshte as me pak e as me shume se nje kontrate transporti nga ana ligjore. Do te thote qe cdo pike e shkruar ne ate bilete ka nje efekt ligjore.

Nese kompania Ju thote ne kontrate qe ne X ore check-in mbyllet ju qe keni nenshkruar kete kontrate jeni ne dijeni te fakftit dhe duhet te paraqiteni para ores X. Nese kompania nuk rrespekton kete orare  peson nje dem ekonomik. Vendi ku behet check in nuk i perket kompanise, eshte i aeroportit i cili merr nje shume parashe per ate vend ne baze te oreve.

Nje vonese e nisjes sjell nga ana tjeter nje renie te reputacionit dhe besueshmerise se kompanise pasi pritja e nje pasagjeri qe eshte me vonese perkthehet ne mberritje me vonse per te gjithe pasagjeret e tjere qe jane treguar korrekt.

Z. Lubonja qahet se nuk i dhane nje fluturim "qyl" per nje gabim te tij. Kompania e ka informuar per ndryshimin e dates, fakti qe zoteria nuk e ka pare emailni  nuk do te thote se mund ta justifikoje veten e tij. Nese do te niste nje ankimim ndaj kompanise, kjo e fundit do te dilte e paster nga ana ligjore pasi e ka informuar z. Lubonjen.

Me shume se nje pershkrim te padrejtesise qe i eshte bere me duket me shume si nje publicitet i keq ,i financuar nga dikush.kunder Airone-s.

Nje gje e fundit persa i perket lekeve te telefonit. Te paguash shume ne tel per asistence eshte nje nga karakteristikat e companive Low-cost!!! Ka provuar ndonjehere Z.Lubonja te marre ne telefon Konsullaten e Milanos.... Eshte konsullata e vendit tim dhe vendi im nuk ka vetem te pasur por edhe nga ata qe vuajne edhe per 10 euro

Submitted by Gjon (not verified) on

Me vjen keq por ketu nuk ka te beje fakti se kompania vjedh apo jo, por sa jemi ne te kujdesshem kur kryejme veprimet ne blerjet e biletave "online". Jam i sigurt se nese Z.Lubonja do te ishte ne vend te nepunesit te Air One do te mendonte ndryshe mbi Lubonjen pasagjer.

Submitted by çentrale (not verified) on

ore po qy lubonja pse nuk shkruan kur e vjadh çez - i i saliut po kerkon te na mbushe mendjen me boten

Submitted by Tiku (not verified) on

Titulli duhet te jete : Nuk vdhjedhim vetem njeri tjetrin , na vjedhin dhe te tjeret.... Ky fakt qe i ka ndodhur z. Lubonja cuditerish ndodh vetem me linjat e Shqiperise. Perpara disa vitesh kompania AlpiEagles nje muaj para se te falimentonte beri nje oferte te papare me Shqiperine per festat e fund vitit ,u shiten bileta me thase, nje dite para se te fillonin fluturimet, kompania shpalli falimentin , eurot(se me lek nuk blen do bilete avioni) u zhduken nga syte kembet,...:vendin e saj po ne te njejten periudhe e zuri kompania ClubAir e cila fluturoi 20 dite ne periudhen dhjetor-janar dhe sapo mbaroi periudha beri nje oferte "fantastike" per Pashke(mars-prill) , 7 dite perpara fluturimit te pare kompania shpall falimentine edhe kete(eurot u zhduken si me magji),..... pak me afer nis me pompozitet StarAirways e cila fluturonte ne bashkepunim me ItalAirways(nje kompani qe ben vetem fluturime Cargo) , nje dite te bukur Shtatori i teket ketyre zoterinjve te ItalAirways te nderpresin fluturimet e te lene mijera udhetare ne kembe ne mes te sezonit(kush e di sa i ka falenderuar Belleair-i), megjithate ne kete rast StarAirways u tregua shum korrekt duke i rimbursuar te gjitheve eurot e biletave. Vitin e kaluar EagleAirlines(kompani e ngritur nga hiri i AlpiEgles qe ju permenda me siper) tentoi te fuse nje linje me Shiperine per festat e fundvitit, bene dhe disa oferta interesante, por me pas u terhoqen(te cuditshem jane). Ne janar te ketij viti Airone nisi me reklame pompose per nje linje te re nga Venezia me shqiperine qe duhet te niste nga mesi i majit, me cmime te arsyeshme, u prenotuan bileta deri per periudhen mes korriku, kur nje lajmerim i kompanise nga fundi i prillit anullonte gjithcka duke rimbursuar te gjitha biletat e blera. Keto jane kompanite qe jane tallur me klientet "Albanes". Kalojme te kompania e Flamurit(meqenese kemi 100 vjetor), lere fare se ajo ka falimentuar. Kalojme te kompania tjeter e Flamurit BelleBellja, vitet e kaluara qe nga krijimi e deri para nje viti cudirat nuk kishin te sosur, e sigurt ishte vetem qe niseshe po se nga niseshe kur dhe ku perfundoje nuk i dihej. Pershembull e kishe prere bileten Pisa-Tirane ne ore 10:00 te hipnin ne autobuz e te nisnin nga Bergamo kur te qellonte, oraret ishin sipas qejfit, kishte dhe linja me ndalesa pershembull me kane treguar se udhetimi nga Tirana ne Milane eshte bere me ndalese ne Firenze, qe domethene mbushej avioni me njerez qe do zbrisnin ne Firenze dhe Milano, ndalonte ne fillim ne Firenze , zbrisnin firenziotet, nisej perseri dhe zbrisnin milanezet(autobuz peslekesh). Tani jane bere pak me te rregullt. Kjo eshte vetem maja e ajsbergut, ka per te treguar sa te duash, vonesa 36 orareshe(pa garantuar hotel) etj etj etj

Submitted by Roland (not verified) on

Mire ta bene,mbase ngelesh ne itali,se shqiperine me tv klanin e bere lemsh

Submitted by katarakti (not verified) on

Pjesa me e bukur e shkrimit te Lubonjes ishin konkluzionet e tij ne paragrafet e fundit. Por keto nuk jane botuar. vetem per to ia vlente ta lexonje shkrimin.

Submitted by Stefan H (not verified) on

E besoj z. Lubonja se kam pasur edhe une nje rast te tille si ai.  Kompania e ndryshoi daten e fluturimit tim nga Koreja ne Europe nje dite me pas, por ajo u perpoq shume here me telefon te komunikoje me mua. Une deklarova se le ta shtynte fluturimin tim edhe disa dite me kusht qe te me paguhej qendrimi i detyruar ne Kore. Atehere kompania u detyrua te me gjeje nje fluturim tjeter. Ketu kemi nje qendrim abuziv te kompanise, dhe normalisht Lubonja duhet te kerkoje demshperblim. Edhe leter rekomande mund te dergoje kompania, por nqs nuk ka firmen e marresit, ajo nuk mund te justifikohet. Pa le me e-mail. Nuk ka asnje garanci qe e-mail mund te lexohet ne kohe mga marresi per shume arsye.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.