Ministri i Jashtëm gjerman, në janar në Tiranë - thotë Panariti

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:15

Ministri i Jashtëm gjerman do të bëjë në janar të 2013-s një vizitë në Shqipëri - thotë në një intervistë me Deutsche Wellen, ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti. "Panariti mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Berlin , "Quo Vadis, Western Balkans?", ku ishte i pranishëm edhe Guido Westerwelle" - raporton DW.
Thotë Panariti: "Ministri Westerwelle në takimin e fundit mu shpreh direkt duke thënë se ju nuk do të gjeni asnjë aleat më të fortë se sa Gjermania dhe se unë personalisht në procesin e integrimit tuaj si Shqipëri por edhe në integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Ky për mendimin tim është një qëndrim i drejtpërdrejtë dhe inkurajues për rolin që Gjermania ka dhe do të vazhdojë të luajë në intergimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm gjerman do të bëjë së shpejti një vizitë në Shqipëri. Ai ma kofirmoi këtë sot (23.11.12) në takimin që pata me të dhe madje u interesova më konkretisht se kur do ta bëjë këtë vizitë dhe ai më tha se do të jetë shumë shpejt, pra sipas tij kjo do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm..."

Intervista e plotë:
http://www.dw.de/panariti-dialogu-prishtin%C3%AB-beograd-nj%...

Comments

Submitted by Altin 78 (not verified) on

<p>E me cfare kriteresh ky eshte nje lajm, me gjithe respektin?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.