Europa ‘bojkoton’ 100 vjetorin: vetëm disa ballkanas dhe hungarezi Viktor Orban nga të ftuarit VIP

Postuar në 25 Nëntor, 2012 04:34

Shqiptarja.com, ka shtënë në dorë listën e të ftuarve VIP që do na nderojnë në 100 vjetorin e Shqipërisë. Kjo listë, për fat të keq është shumë e tkurrur e reduktohet në një grusht njerëzish. Ja lista e Shqiptarja.com:

3 Presidentë: Ahtifete Jahjaga (Kosovë), George Ivanov (Maqedoni), Filip Vujanoviç (Mali i Zi).

4 Kryeministra: Hashim Thaçi (Kosovë), Zoran Milanoviç (Kroaci), Viktor Orban (Hungari), Janez Jansha (Slloveni)

5 Kryeparlamentarë: Renato Schifani (Itali), Michael Fendo (Maltë), Jakup Krasniqi (Kosovë), Denis Becirovic (Bosnje-Hercegovinë), Eduard Kukan (Parlamenti Europian)

4 ministra të jashtëm, nga Greqia, Austria, Algjeria, Katari.

Të tjerët janë nivele ministrash ose sekretarë GO-sh apo NGO-sh.

Bie në sy mungesa e partnerit kryesor tregtar, Serbisë, prezantimi i Greqisë vetëm me ministër të jashtëm, dhe fakti që përveç ballkanasve, i vetmi njeri i rëndësishëm që na viziton nga Evropa është hungarezi Viktor Orban, iakuzuar në media për metodat e veta fashiste të drejtimit të shtetit.

Me kë ta ketë inatin Evropa që po na ‘injoron’ në këtë 100 vjetor? K.C.

Comments

Submitted by Kafshist Dramat... (not verified) on

E po mirë atëherë. Le ta nxjerr edhe unë inatin tim. Po deshët publikojeni komentin.

(DELETED)

Ju që festoni vetëm kur festojnë të tjerët. E kujt po (DELETED) (bëhet vonë)se ksuh do vijë të na vizitojë për 100 vjetor?

Italia para pak kohësh festonte 150 vjetorin e bashkimit të saj, dhe nuk pash (DELETED) (DELETED) duke menduar se do të dëmtonte atë që ishte në pushtet. Nëse (DELETED), pra ata që japin interpretime tendencioze për të dhëna të caktuara, nuk kanë si synim ndotjen e qeverisë aktuale... kjo dë të thotë më së paku se janë antikombëtarë dhe nuk gëzojnë për arritjen e këtij kombi, të këtij populli. Shqipëria sot po feston 100 vjet shtet, o robër të liderit tuaj, kushdoqoftë ai, duhej sot të gjenim arsye për t'u bashkuar.

Por, konstatoj, se komunizmi edhe 1912 e paska minuar. Jo vetëm të ardhmen.

Psikoza vazhdon!

Submitted by Kafshist Dramat... (not verified) on

Dmth, që Europa bojkoton 100 vjetorin... sepse... pse o analist, përse? Sepse është në pushtet PD-ja, apo sepse Shqipëria nuk ka në tërësinë e saj, pozitë, opozitë, shoqëri civile, një përfaqësim të mirë? Apo po na bojkotojnë sepse nuk vlen asgjë 100 vjetori? Apo sepse nuk ma njohin mëvetësinë?

Antikombëtarë? Mundem t'i cilësoj në këtë mënyrë njerëzit që shkruajnë gjëra nga më të paimagjinueshmet, duke shfrytëzuar këtë jubile, vetëm e vetëm për të sharë Sali (DELETED)? Po është turp, për ju së pari, për uljen e nivelit të debatit, për ofendimin që i bëni lexuesit.

Apo doni të rrethoheni  dhe komentoheni, vetëm, nga bijtë e adhuruesve të diktaturës që ngërdheshen me çdo gjë që del në favor të botëkuptimit të tyre të cunguar?

Submitted by Lira (not verified) on

Pune e madhe se Evropa na bojkoton!  Kete here sinqerisht nuk me behet vone per Evropen.

Besoj se ka ardhur koha qe te pakten per njehere te vetme ne historine tone te mos na behet vone per nderkombetaret.  Nuk besoj se hedhin valle per 100 vjetorin tone.  Po ashtu, besoj se ka ardhur koha - mbas 100 vjetesh -  t'i themi MJAFT ketij qendrimi inferior ndaj te huajve.  Ky 100 vjetor duhet te jete I YNI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.